Vuçiç: Serbia ka përgatitur masa ndaj Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Serbia ka përgatitur masa ndaj Kosovës

17:22 | 24/05/2019
në Kosove Rajon
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se në takimin e Parisit, më 1 korrik, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për statusin e Kosovës, në rast se nuk hiqettaksa prej 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur ndaj importit të mallrave të Serbisë.

Deklaratën e tillë, Vuçiqi e ka bërë gjatë një konference për media, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

“Pra, hiqni taksat dhe do të bisedojmë për çfarëdo që të doni. Nëse nuk i hiqni taksat, do të bisedojmë për motin e mirë apo të keq. Për dialogun nuk do të ketë bisedime derisa ta dini ligjin dhe derisa nuk filloni t’i respektoni normat e së drejtës ndërkombëtare publike. Kjo do të jetë porosia për kancelaren gjermane (Angela Merkel) dhe për presidentin francez (Emanuel Macron), me dëshirat më të mira që dialogu në të ardhmen të ketë sukses”, ka thënë Vuçiç.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Ai, gjithashtu, ka theksuar se me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka biseduar për masat që shteti i Serbisë do t’i zbatojë, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë.

“Kemi përgatitur masat dhe do të shohim që ato masa të mos i godasin serbët e Kosovës. Për këtë shkak, ato masa janë me karakter të kufizuar, por disa masa që i kemi përgatitur janë tepër të fuqishme dhe të mprehta. Nuk do t’i zbatojmë ato deri në përfundimin etakimit në Paris. Detyra ime në Paris është që t’i njoftoj përfaqësuesit e Evropës, pra, Gjermaninë, Francën dhe kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, për përgjigjen e Serbisë pas 9 muajve të taksave anti-civilizuese dhe të paligjshme”, është shprehur Vuçiç.

Ai e ka uruar Listën Serbe për fitoren e kandidatëve të saj në zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës,dhe siç ka thënë ai “që kanë arritur ta ruajnë unitetin” e popullit serb në Kosovë.

Vuçiç i ka komentuar edhe paralajmërimet se fituesit e zgjedhjeve për kryetar të katër komunave të veriut të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, janë të gatshëm të japin sërish dorëheqje.

“U kam thënë që ta bëjnë punën e tyre dhe të mos nguten. Ne po përgatitemi që t’ju njoftojmë me vendimet tona pas Parisit. Unë e di që plot njerëz në Kosovë i presin gabimet tona fatale, në mënyrë që ta kapin veriun”, ka thënë Vuçiç.

Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka theksuar se kryetarët e zgjedhur të komunave të veriut, do t’i ushtrojnë funksionet e tyre derisa nuk paraqiten pengesat për ta.

“Kjo do të ndodhë vetëm deri në qoftë se nuk pasojnë presionet e reja politike, ekonomike dhe të sigurisë, të cilat veprimin e tyre në ato pozita do ta bënin të pakuptimtë. Në atë rast, natyrisht që ata do t’i braktisin pozitat e tyre”, ka thënë Gjuriç.

Ai ka shtuar se në takimin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, atyre u është ripërsëritur qëndrimi se shteti i Serbisë, me të gjitha mjetet në dispozicion do ta mbrojë popullin serb në rast të rrezikimit të dhunshëm të sigurisë së tij dhe të mbijetesës në Kosovë.

Në takimin me presidentin e Serbisë, Vuçiç, kanë qenë të pranishëm lideri i Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetari i kësaj partie, Dalibor Jevtiç. Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe Milan Radojçiç, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Takim i formatit të njëjtë, herën e kaluar ishte mbajtur më 27 shkurt, pasi që liderët politikë të serbëve të Kosovës kishin vendosur të bojkotojnë institucionet e Kosovës.

/REL/

Etiketa: 1 korrikAleksandar VucicAngela merkelemanuel macronimporti i mallrave SerbkosovePresidenti i Serbiseqeveria e Kosovestakimi ne Parisit

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Zgjidhja e krizës politike/ Meta paralajmëron anullimin e zgjedhjeve më 30 qershor: Do të dekretoj një datë tjetër

Zgjidhja e krizës politike/ Meta paralajmëron anullimin e zgjedhjeve më 30 qershor: Do të dekretoj një datë tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026
Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

09:05 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –
  • Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com