Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vuçiç: Mund të mos ketë takim në Paris

Nga Klodiana 0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “është shumë e mundur” e “gati e sigurt” se nuk do të ketë takim të Parisit.

Më 1 dhe 2 korrik në Paris, pritet të mblidhen udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

“Ky është mendimi im, do të shohim nëse kam të drejtë. Ne gjithsesi do të shkojmë nëse jemi të ftuar. Druaj se vlerësimi im është i saktë, por shpresoj të gaboj. Mungesa e një zgjidhjeje nuk duhet të jetë kapsulë për të krijuar ndonjë lloj konflikti”, shtoi Vuçiç.

Takimi i Parisit është cilësuar si shans për të shpëtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç ka thënë se dialogu nuk do të vazhdojë derisa Kosova nuk e heq taksën.

“Jemi gati për këtë takim, por nuk mendoj se dikush dëshiron të dëgjojë edhe një herë se si dikush nuk do ta anulojë taksën”, tha presidenti serb.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej