Vuçiç: Kurti të mos vijë në Bruksel, nëse nuk do të bisedojmë për Asociacionin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç: Kurti të mos vijë në Bruksel, nëse nuk do të bisedojmë për Asociacionin

15:32 | 02/06/2021
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk mendon se kur të shkojë në Bruksel në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të ketë ultimatum për ta njohur Kosovën. Vuçiç ka deklaruar se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mendon se nuk do të bisedojë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, “por që Republika e Kosovës është diçka që ne e pranojmë, nuk ka nevojë të vijë. Nuk kanë pse të më thërrasin as mua në Bruksel”.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç deklaroi se “reagimi i Serbisë do të jetë shumë i fortë dhe i mprehtë në lidhje me çështjen e mosrespektimit të marrëveshjeve ligjore ndërkombëtare të nënshkruara nën përkujdesjen e BE-së”

“Këto nuk janë ditë të lehta për popullin serb, unë së pari informova mysafirët tanë nga Republika Srpska për situatën në Kosovë dhe faktin se duket se është e lejuar të thuhet gjithçka kundër Serbisë dhe popullit serb dhe se nuk reagon askush nga ata që do të duhet, madje as kur Kurti thotë se nuk do ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe, të cilën ata e nënshkruan”, tha presidenti serb në një deklaratë për mediat.

Read more

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Ai tha se sot pasdite do të ketë një takim me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, kurse nesër me Palmer dhe Miroslav Lajçak, ku do ta analizojnë situatën.

“Reagimi ynë do të jetë shumë i fuqishëm në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjeve ligjore ndërkombëtare të nënshkruara nën përkujdesjen e BE-së, sepse është në rregull të jeni tolerant dhe të tregosh një dëshirë për kompromis, por kur dikush të mbështet për muri, pavarësisht nga dëshira për zgjidhje kompromisi, e shihni që dikush nuk e dëshiron këtë, atëherë ju duhet të tregoni mprehtësinë dhe forcën për të thënë se nuk bën më kështu”, tha ai.

“Fakti se Kurti po na shantazh se si do të bisedohet me të dhe si do ta trajtojmë, unë i them paraprakisht – do ta trajtoj si çdo përfaqësues të institucioneve të përkohshme, dhe nëse nuk i pëlqen, ai mund të përpiqet të bëjë diçka, por nuk do t’ia rekomandoja.”

Vuçiç ka folur edhe për Samitin Brdo-Brioni, dhe përballjen me presidenten Osmani, duke thënë se në takimin e fundit në Lubjanë ishte e pamundur të dëgjonte argumentet e saj, sepse “ato nuk janë argumente, por vetëm britma, shaka dhe një shpërthim akuzash kundër Serbisë se si serbët janë përdhunues, si duhet të paguajmë dëmet e luftës, të jemi përgjegjës për gjenocidin …”.

Ndërsa duke folur për takimin e ardhshëm në Bruksel me Kurtin, ai tha se “Në qoftë se ai mendon të mos flitet për Asociacionin e Komunave Serbe, por për Republikën e Kosovës, diçka që ne nuk e pranojmë, nuk duhet të vijë [Kurti]. Dhe nëse dikush këtë e pret nga unë – nuk kanë nevojë të më thërrasin. Ndërsa, të flasim për gjithçka, për personat e pagjetur, nuk e kam problem”, tha Vuçiç.

Etiketa: Albin KurtiAleksandër VuçiçkosovePresidenti serbSerbi

Të Lidhura

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

nga 27
11:16 | 06/06/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht...

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

nga 27
10:46 | 06/06/2026
0

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në...

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

nga 27
10:38 | 06/06/2026
0

Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një kompleks modern...

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

nga 27
10:22 | 06/06/2026
0

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive...

Para
Gazetari tmerrohet, kur sheh luaneshën: “Aman hiqe, se kam frikë”… Presidenti i Teutës qesh (film)

Gazetari tmerrohet, kur sheh luaneshën: "Aman hiqe, se kam frikë"... Presidenti i Teutës qesh (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

11:16 | 06/06/2026
Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

10:46 | 06/06/2026
Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

10:38 | 06/06/2026
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

10:22 | 06/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –
  • Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –
  • Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –
  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –
  • Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com