Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vasili: Investimet e qeverisë kanë qenë tmerrësisht të gabuara

Nga Rexhina Biba 0

Qeveria bëri palma, sheshe që realisht i kemi bërë nga 5 ose 6 herë, kemi bërë kulla…

Kështu u shpreh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, gjatë emisionit “Fol me Mua Fol me Ata”.

Vasili vazhdon të akuzojë me tone të ashpra qeverisjen e Partisë Socialiste për katër vitet në pushtet, duke e akuzuar për shpërdorim të fondeve dhe mungesë investimesh në fushat e nevojshme, si buqësia, turizmi, etj.

Kreu i LSI-së largoi përgjegjësinë nga partia që ai drejton, për mungesën e investimeve, pasi sipas tij qeveria kishte shumicën e duhur dhe i merrte e vetme vendimet.

Vasili:

Nuk është çështje ministrie. Nuk e ka fajin as ministri i bujqësisë as i transporteve. E ka fajin qeveria.

Ne kemi qenë 4 vjet në koalicion, ne kemi bërë gjithë presionin e mundshëm, por qeveria kishte gjithë mazhorancën e duhur. Ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për këtë gjë. Ne nuk kemi mbajtur sjellje opozitare, por kemi mbajtur një sjellje shumë racionale. Ne kemi thënë që qeveria nuk ka mirëfunksionuar, dhe tani po i themi gjithë të vërtetat.

Qeveria bëri palma, sheshe që i kemi bërë nga 5 ose 6 here, kemi bërë kulla. Transportet merrnin para shumë herë më pak se çmernin 4 ose 5 vite në punë. Fondet e qeverisë janë një tub uji që shpohej disa herë për asnjë rëndësi për planin ekonomik. Investimet e qeverisë kanë qenë tmerrësisht të gabuara.

Nga pikëpamje ekonomike Fieri dhe Berati mund të ishin kryeqytete të vendit. Ne kemi dhjetëra mijëra turistë që vizitojnë Beratin, sepse vijnë në Shqipëri si turistë, por puna është vijnë 10 mijë apo 20 mijë. Përpara se të bënim qendrën e Poliçanit mund tu jepnim subvencione fermerëve. Nuk bëhet ekonomia me qendra qytetesh.

Deri në 20 mln lekë të reja xhiro në vit ne do të ulim tre herë taksën.  Po çkemi bërë? Kemi dekurajuar, kemi shtuar falimentimet. Ne kënaqemi me ca shifra që thonë jemi rritur ekonomiksht me 3%, por në fakt nuk shohim asgjë.

Sektori i turizmit do të vendoset në moto. Në zonën e Mallakastrës, dhe në këto ne e kemi bërë që për 5 vjet të mos paguhet asnjë taksë që të stimulohen të prodhojnë produkte dhe të futen në treg.  Nismat e fermerëve duhet të stimulohen dhe kontrollet do jenë shumë të mëdha. Shteti ynë smund të jetë vetëm një shtet gjobvënës. Jemi irrituar. Qytetari i thjështë përballet çdo ditë me gjobitje.

Kush njeh si funksionojnë gjërat në bujqësi e sheh se një fshatar që prodhon shlaqi nuk e shet dhe e hedh mallin e tij për shkak të çmimit dhe taksave. Ne nuk kemi pse të jemi ndryshe nga fqinjët tanë. Ne do të heqim taksa, dhe do ta bëjmë tregun më kompetiv dhe do ta bëjmë fermerin konkurues në treg siç ëhstë në Maqedoni. Në Maqedoni fermërët janë konkurues, te ne jo. Janë politikat e grumbulluesve që bëjnë politikat e marketingut, jo fermerët.

Teoria e uljes së traut të prodhimit është një teori e çmendur. Ne nuk do ulim taun, por do ta bëjmë kompetitiv. Ne jemi në një realitet që zhgenjehemi. Ne nuk kemi nevojë për pengesa. Poltika e traut është një marrëzi.

Gjithçka që prodhohet në Shqipëri nuk shfrytëzon burimet e nevojshme në Shqipëri. Ne na duhet një bum në bujqësi jo një plan për të kaluar rradhën.

Taksat ulëta janë pjesë e këtij transformimi, kështu transformimi ndodh.

Përveç investimeve të mëdha siç është TAP, ne në 4 vjet nuk kemi asnjë investim të madh ,ne kemi një pikjatë në investime. E gjitha kjo për shkak të taksave, të cilat nxitën rrënien e konsumeve.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej