Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Meta: S’ka pasur marrëveshje me Ramën që unë të jem kryeministër

Nga Klodiana 0

 President i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta sqaroi arsyet e koalicionit me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 2009-ës.

I ftuar në emisioni “Të paekspozuarit” në News24,  Meta shprehet se asokohe PS-ja ka marrë vetëm 66 mandate dhe LSI-ja 4 mandate, çka e bënte të pamundur bashkimin e tyre.

“Në këtë periudhë ju dhe një kolegu juaj analist, të cilin nuk po ia përmend emrin, ishte më shumë shqetësimi i atij kolegut tjetër, a isha unë i gatshëm të bëja koalicion me Edi Ramën, parazgjedhor, në vitin 2009, pasi bëmë ndryshimet kushtetuese dhe hymë në grevë urie. Unë kam thënë që për hir të bashkimit të së majtës jam dakord, por ai nuk ka për të pranuar, dhe pasi u bë takimi juaj me Edi Ramën, ai ju kishte thënë se nuk kam nevojë për koalicion me LSI-në dhe bëri thirrje gjithë fushatën për të zhdukur LSI-në, në fund fare, kjo nuk ka rëndësi. Unë thashë që nuk bëj koalicion me Berishën dhe nuk kisha ndërmend të bëja koalicion me Berishën. Në fund fare rezultati doli: 66 PS-ja, 4 LSI-ja dhe 70 PD-ja. 4-a me 66-n bëjnë dot 71? Atëherë? Koalicioni me Berishën ishte vepër e Edi Ramës”, u shpreh Meta.

Ai sqaroi ndër të tjera dhe arsyen pse nuk e la vendin të shkonte në zgjedhje të reja.

“Jo, nuk mund të kalonte vendi në zgjedhje, sepse mund të shkonte situata tërësisht jashtë kontrollit dhe e vetmja mënyrë që LSI-ja të bëhej faktor stabiliteti ishte kjo gjë dhe u bë shumë mirë. Pra, ishte një premtim i pambajtur nga ana ime për shkak të Edi Ramës”, shtoi Meta.

Intervista

Në tre muajt e fundit nuk ka raste në botën e sotme të ketë zhvillime të kësaj natyre. Për shembull, është e vështirë t’i gjesh edhe në një vend si Sierra Leone, që është vendi i parë dhe më pas jemi ne për largimin e popullsisë jashtë vendit. Edhe atje, në Sierra Leone, nuk besoj se ka bisedime të dy forcave për 5 orë dhe pastaj s’i thonë asgjë popullit. Kemi një opozitë që fjeti për 3 vjet e gjysmë dhe u zgjua në momentet e fundit duke ngritur një çadër në qendër të Tiranës. A s’ju bëri përshtypje se ç’ishte kjo çadër dhe pse duhej kjo në fund të një qeverisjeje 4-vjeçare?

Është e vërtetë që nuk ka pasur një opozitë reale, të fokusuar në çështjet më të rëndësishme dhe problematikat më të mprehta që ka pasur vendi dhe që ka pasur vetë qeverisja. Po të kemi parasysh, çështja e drogës apo e kanabizimit, që u mor me forcë nga opozita dhe ishte një nga kauzat kryesore edhe të ndërtimit të çadrës, duke paralajmëruar rrezikun e përdorimit të parave të drogës për zgjedhje, u theksua nga opozita në mënyrë serioze vetëm pas humbjes të bashkisë së Dibrës në zgjedhjet lokale, kur u bënë në shtator apo në tetor.

– Pra, ka qenë një opozitë e përgjumur, një opozitë e përçarë, një opozitë pa prioritete, ka qenë një opozitë e justifikimeve të vazhdueshme dhe e flirteve të vazhdueshme me qeverinë, përveç, kuptohet, qëndrimeve opozitare të Berishës dhe të shumë pak deputetëve të tjerë demokratë.

Kështu që në fund fare kemi një situatë ku z. Basha, duke ndier situatën e vështirë të Partisë Demokratike në terren dhe një humbje qoftë edhe në zgjedhje tërësisht normale, por duke ndier edhe rrezikun e deformimit të mëtejshëm të një rezultati të disfavorshëm për PD-në, për shkak të një koalicioni super të madh PS-LSI-PDIU dhe ndoshta të angazhimit të segmenteve të caktuara të policisë apo të elementëve të caktuar të lidhur me ndërmarrjen e kanabisit dhe elementëve kriminalë, vendosi të marrë një pozicion të tillë: ta ndërtojë çadrën si një serrë politike, se në dimër u krijua ajo, për të rritur edhe një çikë autoritetin e tij dhe për të fituar disa garanci ndoshta, ose për të justifikuar mos hyrjen në zgjedhje, me qëllim evitimin e shkarkimit të tij nga kryetar i Partisë Demokratike, sipas mendimit tim.

– Ka pasur një ide që ju kërkonit kryeministrin në zgjedhjet e reja. Unë e kam pyetur kryeministrin Rama nëse ju keni pasur marrëveshje ose bisedim për këtë punë dhe kemi një përgjigje të tillë: ju nuk keni pasur asnjë bisedë direkt ose indirekt që ju mund të ishit në një koalicion, kur një parti jep qeverisjen për 4 vjet. Kjo ka ndodhur rëndom, qeveria e z. Bler, një qeveri italiane.

Nuk ka pasur arsye Rama për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse në çdo rast, edhe nëse ne do të dilnim në koalicion, përsëri do të ishte një garë brenda koalicionit, sepse LSI-ja nuk do të bënte thirrje për vota për z. Rama ose PS-ja për z. Meta, kështu që gjithçka do të ishte rezultati i garës. Çdo produkt i koalicioneve të ardhshme ose …

– Patjetër duhet të ishit parti e parë për të qenë kryeministër, pasi bota ka pasur shembuj plot.

Normalisht, nëse do të hysh në një koalicion, partia që del e para ka të drejtën për kryeministër, por në situatën që ne jemi tani loja është shumë e hapur. Për shembull, Schüssel në Austri doli i treti dhe u bë kryeministër. Çdo gjë është produkt i rezultatit, është produkti i 71 votave më 26 qershor.

– Ka filluar të thuhet një fjalë, që z. Meta ka kërkuar të bëhet kryeministër dhe është prapa çadrës, ai po e manipulon opozitën.

Absolutisht kjo është tërësisht e pavërtetë. Qëndrimet e mia kanë qenë tepër transparente, publike, pavarësisht se Rama dhe Basha në fund u detyruan të bëjnë një marrëveshje, që për fat të keq nuk e bënë për standardet e zgjedhjeve, që ishin kauzat e opozitës, nuk e bënë për luftën kundër drogës dhe për zbatimin dekriminalizimit, por është shumë mirë që PD-ja ka hyrë në zgjedhje, pavarësisht se në funksion të cilave qëllimeve ka hyrë. Kjo është një gjë shumë më pozitive sesa të kishim zgjedhje pa opozitën dhe pa Partinë Demokratike.

– Siç e thatë ju, sapo hyri në çadër z. Lulzim Basha shpalli një grup kërkesash, largimin dhe arrestimin e z. Rama. Ai jo vetëm që nuk është larguar, arrestuar jo e jo, por ka marrë edhe Lulzim Bashën. Tani ju a besoni te kjo Republika e Re e Lulzim Bashës, z. Meta?

Unë asnjëherë nuk kam besuar te Republika e Re e z. Basha, as te Rilindja e ish-bashkëkryetarit tim, sepse mendoj që këto janë tërësisht shumë larg realitetit politik, por kurrë nuk më ka vajtur mendja se Lulzim Basha do të bënte një marrëveshje për të cenuar standardin zgjedhjeve.

Ai kishte plotësisht të drejtë të kërkonte garanci për standardin e zgjedhjeve, për të drejtat e opozitës, jo vetëm të Partisë Demokratike, por të të gjitha forcave të tjera opozitare. Gjëja e parë që ai bëri në tri orë ua futi aleatëve të vet duke filluar që nga z. Duka, i cili, po të kishte dëgjuar kërkesat e maxhorancës për të braktisur çadrën, do të hynte në një proces ku mund të merrte 10-12 deputetë, kurse tani është tërësisht i rrezikuar për shkak të kësaj marrëveshjeje dhe imponimit, që i është bërë atij dhe disa aleatëve të tjerë për të qenë në listën e Partisë Demokratike dhe për të hequr dorë nga regjistrimi i partive të tyre si parti të pavarura për të konkurruar në këto zgjedhje.

– Pra ju, z. Meta, sigurisht që nuk e besonit që z. Basha kërkonte jo vetëm largimin, të pres në tryezë, i thoshte, por, duke mos qenë kryeministër, të ketë firmosur largimin nga kryeministër dhe të bëhet arrestimi i tij. Ju nuk e besonit këtë fabul, apo jo?

Unë nuk e besoja se ai mund të realizonte largimin e z. Rama, sepse e kishte të pamundur, aq më tepër arrestimin tij, sepse ishte ende më i pamundur, por besoja se të paktën ai do të bënte diçka serioze që të garantonte një lloj integriteti të procesit zgjedhor.

Ndërsa aktualisht e shohim që është bërë një nënkontraktor i z. Rama për të cenuar standardin e zgjedhjeve. Kulmi ishte para pak ditësh në Dibër kur në vend që të merrej me qeverinë ose me LSI-në, u mor tërë kohën me PDIU-në, domethënë një gjë skandaloze, duke bërë thirrje për të mos votuar për partitë e tjera, ndërkohë që çdo kryetar partie, çdo lider duhet të tregojë programin dhe avantazhet e forcës së tij.

– Pra ju, z. Meta, sigurisht që nuk e besonit që z. Basha kërkonte jo vetëm largimin, të pres në tryezë, i thoshte, por, duke mos qenë kryeministër, të ketë firmosur largimin nga kryeministër dhe të bëhet arrestimi i tij. Ju nuk e besonit këtë fabul, apo jo?

Unë nuk e besoja se ai mund të realizonte largimin e z. Rama, sepse e kishte të pamundur, aq më tepër arrestimin tij, sepse ishte ende më i pamundur, por besoja se të paktën ai do të bënte diçka serioze që të garantonte një lloj integriteti të procesit zgjedhor.

Ndërsa aktualisht e shohim që është bërë një nënkontraktor i z. Rama për të cenuar standardin e zgjedhjeve. Kulmi ishte para pak ditësh në Dibër kur në vend që të merrej me qeverinë ose me LSI-në, u mor tërë kohën me PDIU-në, domethënë një gjë skandaloze, duke bërë thirrje për të mos votuar për partitë e tjera, ndërkohë që çdo kryetar partie, çdo lider duhet të tregojë programin dhe avantazhet e forcës së tij.

– Pavarësisht përgjigjes suaj që këta janë dy njerëz të cilët nuk është se bëjnë marrëveshje, mendojnë gjatë gjërat dhe i kanë menduar për një kohë të gjatë gjërat, jam dakord, se në politikën shqiptare ndodhin rëndom këto gjëra, pse kjo gjë ndodhi pikërisht pasi ju përcollën juve në Presidencë?

Së pari, mua nuk më ka përcjellë njeri në Presidencë, sepse çdo zgjidhje imja për të ardhmen dhe çdo veprim imi ka qenë për një zgjidhje në interes të vendit, çdo performancë imja do të jetë në interes të vendit.

Së dyti, ata e çuan krizën në ekstreme të tilla ku secili prej tyre do të digjej nga kriza dhe nga moszgjidhja. Atëherë zgjodhën të bëheshin bashkë kundër zgjedhjeve, kundër LSI-së, kundër të gjitha partive të tjera, kundër aleatëve që i qëndruan PD-së në serrën që ngriti z. Basha për të rritur autoritetin e tij me kauzat e opozitës, por njëkohësisht edhe z. Rama kundër aleatëve të tij, të cilët, tani e zbuloi, që paskan qenë problemi kryesor i qeverisjes 4-vjeçare.

– Pra, ju nuk mendoni që e gjithë çadra, i gjithë teatri që u luajt aty, ishte një kohë për t’ju thënë secili të vetëve, popullit socialist Edi Rama, dhe popullit demokrat Lulzim Basha, se vendi po shkonte drejt stabilitetit dhe ne tani ja ku u ulëm për të bërë zgjidhje të mëdha…

Nuk e besoj kështu. Z. Rama ishte i gatshëm dhe mezi priste që t’i bënte zgjedhjet pa opozitën dhe ta linte opozitën të thahej atje në çadër, por e pa që kjo ishte diçka tepër e vështirë. Në këtë drejtim, të mos harrojmë që edhe një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar ishte shumë dakord që zgjedhjet të bëheshin dhe pa Partinë Demokratike dhe pa opozitën. Por mendoj se përgjegjshmëria jonë, përgjegjshmëria e faktorëve brenda opozitës, e faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, bëri që Shqipëria të shmangte një rast skandaloz, ku pas 27 vjetësh të bëheshin zgjedhje pa opozitën.

Më skandalozja është se opozita, ose kryetari i opozitës, këtë presion pozitiv që u bë për ta përfshirë atë, e përdori më pas për t’u bërë nënkontraktor i kryetarit të Rilindjes kundër standardit të zgjedhjeve, kundër vetë Partisë Demokratike, me mënyrën se si u veprua me listat e Partisë Demokratike dhe më pas kundër LSI-së, që është targeti kryesor i z. Basha.

Nuk e kuptojmë se cila është arsyeja. Natyrisht që ka një arsye edhe për këtë gjë. Është rritja e zakonshme që ka LSI-ja në terren, por njëkohësisht është edhe një borxh që ky ka për t’ia kthyer z. Rama për shkak të atyre favoreve dhe interesave që ka zgjidhur në ato 3 orë në atë çadrën tjetër…

-Po e pranoj për një moment mendimin tuaj si të drejtë dhe të saktë. Z. Meta, nuk ju bëri përshtypje fakti që ju nuk ju lajmëruan? Aleati juaj që nuk shkonte për ta thënë në mënyrë figurative, as në banjë, pa lejen tuaj! Ai i shkreti shkonte në SHBA dhe vinte në këmbë si gjynahqar drejt derës suaj. Ju ishit zgjedhur president. Nuk ju bëri përshtypje kjo gjë?

Ndoshta z. Rama kishte të drejtë, sepse ai ishte i mërzitur. Deri në fund ne insistuam që të përfshihej dhe opozita në zgjedhje, se do të ishte turp i madh për Shqipërinë, përveçse do të ishte edhe një shkatërrim i të gjitha institucioneve demokratike në vend që ne të shkonim pa opozitën dhe nuk e dinim se çfarë do të ndodhte në zgjedhje të tilla.

I mërzitur nga ky qëndrim i LSI-së, i PDIU-së, z. Rama zgjodhi një mënyrë tjetër. Zgjodhi të marrë z. Basha dhe ta përdorë kundër të gjithë të tjerëve për interesat e tij, dhe është e drejtë e tij ta bëjë këtë gjë. Se si do të jetë rezultati, këtë do ta shikojmë. Pra, dhe rezultati i kësaj marrëveshjeje kundër zgjedhjeve.

-Rezultati i marrëveshjes? Sigurisht është një marrëveshje shumë e çuditshme me thënë të drejtën. Gjithsesi, më bën pak përshtypje fakti, z. Meta, se ju nuk u çuditët që Edi Rama, i cili ju pyeste se si t’i lidhte këpucët, po e themi me figurë letrare, se është një njeri pak i trembur dhe vraponte te ju. Vinte te dera juaj si fajtor, si një njeri i kujdesshëm. Ikte në Hungari, po themi, për një hall grataçeli, kthehej dhe vinte te ju…

Kjo nuk ka rëndësi. Këto figurat tuaja nuk kanë rëndësi. Për mua nuk ishte e nevojshme të më pyeste, sepse për mua e rëndësishme ka qenë që të gjendej zgjidhja me opozitën dhe për këtë gjë unë kam qenë i gatshëm.

Madje edhe unë, edhe z. Vasili, kam deklaruar edhe para datës 17 maj që jam i gatshëm të jap dorëheqjen edhe nga posti i Presidentit. Pra, ta vëmë në dispozicion të zgjidhjes së kësaj krize. Kështu që nuk ishte e nevojshme të më pyeste për këtë gjë.

Natyrisht, nuk mund të më pyeste për diçka tjetër, për të arritur një marrëveshje me z. Basha kundër zgjedhjeve, sepse ai e dinte që unë nuk do të isha dakord për këtë gjë. Pra, në të dyja rastet nuk kishte pse të më pyeste. Kjo as për një marrëveshje për zgjedhjet, sepse ne ishim të gatshëm për këtë gjë, por nuk mund të më pyeste as për të bërë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, sepse ai e di qëndrimin tim.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej