U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë (film)

15:01 | 18/12/2019
në Kryesore
0

A mund të shmangej humbja e jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallatet e Thumanës? Pyetje e diskutuar shpesh këto kohë dhe për të cilën banorët e Thumanës e kanë një përgjigje. ABC News ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe i ka përballur ato, me deklaratat e Kryeministrit Rama dhe anëtarëve pergjegjës të qeverisë. Çfarë thanë ata pas tërmeteve të 4 korrikut dhe 21 shtatorit? Përse u lejuan të vazhdonin të jetonin në godinat e dëmtuara në strukturë dhe siguria që vinte nga propoganda në ERTV? Institucionet neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat e tyre deri në momentin fatal kur mëngjesin e 26 nëntorit, pallatet ranë si të ishin prej kartoni.

Nga Luljeta Progni

Tërmeti i 26 nëntorit goditi më së shumti qytezën e vogël të Thumanës, ku shembja e dy pallateve mori jetën e 25 njerëzve. Por, tragjedia duket se ka qenë e paralajmëruar. Banorët e mbijetuar të këtyre pallateve, shprehen mes lotësh se prej 1 viti e gjysëm kanë jetuar me ankthin e shtëpisë që mund tu binte në kokë. Banesat e tyre kishin pësuar dëme nga termeti i 4 korrikut 2018. Dëme që ishin thelluar nga termeti i 21 shtatorit 2019, dëme që shkaktuan tragjedinë  më 26 Nëntor 2019.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Sipas të mbijetuarve autoritetet vendore, kishin shkuar i kishin parë shtëpitë në tetor, por nuk u kishin thënë që të mos hynin brenda.

Një grua në moshë shprehet për mikrofonin e Abc News: “Ju dhamë letrat, i fotokopjuan letrat e shpisë, edhe ma s’erdhi kush me u pa shpinë”.

Ndërsa një burrë, shprehet se “kanë ardhë i kanë shiku por jo me kompetencë ta plotë, pra nuk na thanë të rrimë apo të dalim”.

Kujtojmë se Kryeministri u kthye me urgjencë nga Frankfurti për të mbledhur qeverinë mesnatën e 21 shtatorit.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme pasi jemi gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, të një termeti të fortë që ka tronditur dhe ka alarmuar gjithë njerëzit. Ekipet stafet emergjencave do të inspektojnë nga afër çdo rast. Këto dëmtime strukturore të banesave e ndërtesave mund të rrezikojnë qytetarët. kjo është gjëja më urgjente që duhet bërë duke nisur nga nesër”, tha ai.

Më datë 2 Tetor 2019, Rama do të garantonte banorët se dëmet janë sipërfaqësore dhe nuk ka asnjë rrezik.

“Për të gjithë ata që janë të shqetësuar nga plasaritjet apo rastet kur ka godina të ndara, Instituti i Ndërtimit ka bërë punë voluminoze dhe po vazhdon dhe ata që s’kanë parë ende ekspertë rreth e rrotull ju them të bëjnë durim se për momentin s’ka asnjë rrezik. Rezulton se plasaritjet janë sipërfaqësore, së dyti në rastet kur shohim vijat ndarëse në mure janë rezultat i fugave sizmike”, shprehej ai.

Por vrulli i parë i Kryeministrit dhe i qeverisë për të riparuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit, do të binte shumë shpejt. I fundit komunikim do të ishte 11 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kur kryeministri doli në një konferencë të shumëpritur, por jo për pasojat e tërmetit dhe atje sqaroi çfarë kishte bërë ekipi i tij dhe çfarë pritej të ndodhte në vazhdim.

Ai e mbylli komunikimin më 2 tetor, me urimin që vendi të mos shohë më një termet të fortë. “Dhentë Zoti të mos ketë një të dytë në kohën që na ka mbetur mbi tokë, brezit tim se ju jeni të ri dhe mund të shihni termete te tjera…”

Ajo që ndodhi pas kësaj deklarate, tashmë dihet… e mbiejtuara mes lotësh e pershkruan kështu:”Duheshin të vidsnin 17 vetë vetem në pallatin tonë që neve të na vinin në ndihmë!”.

/abcnews.al/

Etiketa: e vërtetaedi ramaertvLuljeta PrognipallatettërmetiThumanetragjediaU prenë në besë!U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Si e akuzoi Rama, Ylli Rakipin për shpifje, dy javë përpara se të publikohej vjedhja tek Unaza e Re (Film)

Si e akuzoi Rama, Ylli Rakipin për shpifje, dy javë përpara se të publikohej vjedhja tek Unaza e Re (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com