Të qash për të huajin që e bëjmë zot shtëpie, nën çatinë tonë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të qash për të huajin që e bëjmë zot shtëpie, nën çatinë tonë!

12:27 | 26/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Endrit Hoxhaj

Në jetën time, nuk mbaj mend të ketë lotuar kush më shumë se shqiptarët kur digjen vendet e huaja! Nuk di të ketë qarë ndonjëherë masivisht Shqipëria, për maskarallëqet që i bëhen çdo ditë popullit shqiptar! Nuk mbaj mend, që një vend i botës të jetë sidolarizuar me shqiptarët në raste tragjedish apo fatkeqësish, të cilat Shqipëria i ka pa fund të tilla. Nuk e di të jetë përlotur një grek për viktimat shqiptare, ndërsa shqiptarët qajnë në çdo rast për fqinjin e vjetër! Nuk mbaj mend të ketë qarë një francez a italian, viktimat tona. Shqiptarët qajnë edhe për ndërtesat franceze dhe madje flasin gjuhën e çdo shteti, vetëm e vetën të miklohen me pak dashuri mbijetese. (Në këtë trajtesë, nuk dua të nëpërkëmb madhështinë e vlerave estetike dhe arkitetktonike të Notre Dame në Paris). Ajo që më neverit është ekstremi ynë kombëtar për të bërë show në rrjetet sociale…

Shqiptari, historikisht, gjithmonë e ka mundur armikun. Më pas e ka bërë zot shtëpie. Për punët tona përherë kemi ftuar të huajt të na bëjnë komandë, sepse me “vëllain” tonë nuk flasim. Jemi armiq me të! Shqiptari më parë pranon të falë gjakun e familjes së tjetrit sesa atë të derës së tij. Shqiptari më lehtë i bën hesapet me një të huaj sesa bisedon me vëllanë bashkëkombas të tij! Ky teatër ka shekuj që luhet në kurriz të shqiptarëve, madje edhe nga politika e sotme, që aktron për pushtet dhe interes personal me regjizorë të huaj!

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Shqiptarët mbajnë kokën nga BE dhe SHBA me shpresën se ato do e ndreqin Shqipërinë, do na vënë rregull në shtëpinë tonë. Kjo, sepse gjithmonë kemi pritur nga të huajt, që ne të bëjmë hajër. Aktualisht, Bashkimi Europian është duke kaluar një krizë të madhe për veten e tij. Shqipëria nuk shihet si pjesë e BE, por vetëm si një lopë për ta mjelë! Amerika ka në krye një president i cili akuzohet për vjedhje të votave në bashkëpunim me rusët. Ndërkohë, Shqipëria përsëri e shikon shpëtimin te të huajt…
Çdo shtëpi ka rregullat e saj, por shtëpia jonë e përbashkët Shqipëri, ka vendosur që problemet e veta t’ja zgjidhin të huajt e fortë. Edhe dikur, kur fuqitë e huaja e coptuan Shqipërinë, në këtë glob kanë ekzistuar Europa dhe Amerika. Ato janë sjellë njëlloj, sikur ne të ishim torta, që ëmbëlsonte qejfet e tyre! Edhe sot është po kjo Europë që s’ua njeh të drejtat e tyre shqiptarëve në Turqi, Greqi, Maqendoninë e Veriut, Mal të Zi, Itali e më gjerë në vende të tjera…

Shqiptarë vdesin në dhera të huaja dhe asnjeherë nuk ka drejtësi për ata! Pse politikanët tanë për të diskutuar dhe dakortëzuar problemet tona nuk ulen kurrë nën çatinë Shqipëri, por këto i bëjnë në kafenetë e kurvës Europë? Të gjithë futen me nxitim në BE, e Shqipërinë tonë, as se vrasin as s’e lëshojnë! Ka ardhur momenti që shqiptarët t’i bëjnë detyrat me zgjuarsinë e tyre dhe jo me atë të komshiut zhvatës! Ka ardhur koha të qajmë më shumë për fëmijët dhe familjen tonë sesa për familjarët e të huajit! Le të mbarojë sa më parë ky show allashqiptar i të dukurit “i sidolarizuar” me të gjithë, por me fatkeqësitë tona kurrë?

Etiketa: BEEndrit HoxhajEuropeGreqiItaliMal të ZiMaqendoninë e Veriutnotre dameShqiperiTurqi

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Paloka: Ministrave u kontrollohen edhe të mbathurat para se të ulen për drekë me Ramën

Paloka: Ministrave u kontrollohen edhe të mbathurat para se të ulen për drekë me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com