Të heqim dorë nga normaliteti

Duhet të lëçisni

Dështimi total i Ramës në drejtimin e OSBE-së/ Gjermania merr situatën në dorë

Shqipëria ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, dhe që do t’i duhet që të drejtojë organizatën deri në...

Fjalori i gjuhës shqipe në internet dhe një fantazmë

Nga Mehmet Elezi Në internet gjindet Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Me gjasë është Akademia e Shkencave që e ka futur. Tridhjetë vjet mbas shembjes...

Kontesha austriake në Shqipërinë e viteve ’30!

Studiuesi Artan Lame, ka publikuar një fotografi të rrallë të konteshës austriake, Marion Grafin Donhoff gjatë një vizite në Shqipërinë e viteve '30. Koleksionisti Artan...

Frut apo lëng, cila është mënyra më e mira për t’a konsumuar gjithë familja

E keni pyetur veten ku ndryshon të hash fruta nga të pirit atë? Të pish lëng frutash është e lehtë, por ekspertët thonë që...

Të dashur miq,

Në Shqipëri e në Ballkan numrat e të prekurve me COVID-19 po rriten.

Ndjej për detyrë qytetare që t’ju ftoj të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Është koha e përkujdesjes, e cila duhet të na zhvillojë përmasën e solidaritetit me njëri-tjetrin dhe ndaj të mirës së përbashkët.

Nuk vlen ajo shprehja “mors tua vita mea” (vdekja jote është jeta ime), pasi vdekja apo sëmundja e një njeriu është edhe vdekja apo sëmundja e të gjithëve. Jeta është një e mirë që na është dhënë. Kjo pandemi po na tregon se jeta jonë është në dorën e të tjerëve dhe jeta e të tjerëve në dorën tonë.

Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën. Mos ta kthejmë Shqipërinë në një spital të madh infektiv, a larg o Zot në një morg.

Prandaj:

distancim fizik;
përdorim i maskave në ambjente të mbyllura;
përgjegjësi ndaj simptomave.

Është një rast i volitshëm për t’u rritur në përgjegjshmëri e të tregojmë se sa e duam jetën dhe se sa e vlerësojmë njëri-tjetrin.

Jemi një vend i vogël dhe i varfër, me shumë probleme edhe pa pandeminë e tërmetin. Nuk mund të lejojmë që kjo pandemi të na varfërojë e izolojë më shumë. Na kanë mbyllur kufijtë, jemi të detyruar të rrimë në karantinë, nëse kalojmë kufirin në ndonjë shtet. Rritja e rasteve po na penalizon.

Prandaj, është detyrë e të gjithëve; të mëdhenj e të vegjël që të heqim dorë nga normaliteti i jetës së deritanishme e të strukturojmë një normalitet të ri, i cili ndoshta do të na kushtëzojë për shumë kohë.

Sa më parë të mësohemi aq më mirë është për ne të gjithë.

Ditë të mirë

+ dom Gjergji

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Dështimi total i Ramës në drejtimin e OSBE-së/ Gjermania merr situatën në dorë

Shqipëria ka më pak kontakte dhe ndikim diplomatik se vende si Zvicra ose Gjermania, dhe që do t’i duhet që të drejtojë organizatën deri në...

Fjalori i gjuhës shqipe në internet dhe një fantazmë

Nga Mehmet Elezi Në internet gjindet Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Me gjasë është Akademia e Shkencave që e ka futur. Tridhjetë vjet mbas shembjes...

Kontesha austriake në Shqipërinë e viteve ’30!

Studiuesi Artan Lame, ka publikuar një fotografi të rrallë të konteshës austriake, Marion Grafin Donhoff gjatë një vizite në Shqipërinë e viteve '30. Koleksionisti Artan...

Frut apo lëng, cila është mënyra më e mira për t’a konsumuar gjithë familja

E keni pyetur veten ku ndryshon të hash fruta nga të pirit atë? Të pish lëng frutash është e lehtë, por ekspertët thonë që...

Qyteti që “prodhoi” koronavirusin shënon zero raste, në Wuhan hapen pa kufizime edhe klubet e natës

Ish-epiqendra e pandemisë COVID-19, nga ku dyshohet se ka ardhur edhe koronavirusi, qyteti kinez Wuhan nuk ka raportuar asnjë rast të ri në 24...