Studimi/ COVID-19 ishte i pranishëm në Itali që në shtator të 2019 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi/ COVID-19 ishte i pranishëm në Itali që në shtator të 2019

06:31 | 16/11/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Virusi COVID-19 ka qenë aktiv në Itali disa muaj para se të zbulohej zyrtarisht për herë të parë. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i ri, i cili ka ngritur pyetje të tjera në lidhje me origjinën e vërtetë, masën dhe kohëzgjatjen aktuale të pandemisë.

Studimi i ri novator, i kryer nga shkencëtarë në Institutin e Kancerit në Milano dhe Universitetin e Sienës, u botua këtë javë në “Tumori Journal”.

Hulumtimi bazohet në analizën e mostrave të gjakut të 959 personave, të mbledhura gjatë testeve të depistimit të kancerit të mushkërive, të kryera midis shtatorit 2019 dhe marsit të 2020.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Më shumë se 11 përqind e të testuarve, pra 111 persona, rezultuan të kishin antitrupa specifikë të koronavirusit.

Të gjithë njerëzit e testuar ishin asimptomatikë dhe nuk tregonin ndonjë shenjë të sëmundjes.

Rreth 23 testime, të cilat rezultuan pozitive datojnë në shtator 2019, duke dalë në përfundimin se virusi qarkullonte në vend qysh gjatë verës së kaluar, rreth gjashtë muaj para se të “niste” pandemia dhe “të arrinte” në Itali.

Hulumtimi i ri tashmë ka ngritur hipoteza e dyshime të reja për koronavirusin, nëse doli vërtetë nga qyteti kinez i Wuhan në dhjetor të 2019, e që më pas u kthye në pandemi në janar 2020.

Të dhënat nga studiuesit italianë janë veçanërisht të vlefshme, pasi bazohen në mostrat aktuale të gjakut, duke i krahasuar ato me gjetjet e mëparshme.

Të dhëna të tjera janë publikuar duke ardhur në përfundimin se COVID-19, ka qenë i pranishëm në Itali në mes të dhjetorit. Sipas studimit, këtë e kanë treguar testet e ujërave të zeza.

Përfundimet e studimit duket të jenë në përputhje me raportet e publikuara, të cilat kanë regjistruar të sëmurët me simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe “gripit atipik” të shfrenuar, kryesisht të moshuarit në Itali në fund të vitit 2019.

Një studim tjetër, botuar nga shkencëtarët italianë në qershor, tregoi se gjurmët e koronavirusit u gjetën në ujërat e zeza të analizuara qysh në dhjetorin e kaluar.

Gjetje të ngjashme janë bërë edhe nga shkencëtarë në vende të tjera.

Për shembull, studiuesit spanjollë kanë pretenduar se ata kanë gjetur gjurmë të koronavirusit në mostrat e ujërave të zeza, qysh në mars të 2019.

Analiza e regjistrave të spitalit nga fundi i vitit 2019 në SH.B.A. kanë treguar gjithashtu sasinë e pazakontë të pacientëve me “grip”.

Shumica e tyre përjetuan “kollitje” të rëndë dhe simptoma të tjera të rënda të frymëmarrjes.

Globalisht, numri i rasteve të regjistruara me COVID-19 ka kaluar kufirin e 54 milionë të të infektuarve, ndërsa më shumë se 1.3 milionë njerëz kanë humbur jetën.

Me provat në rritje që shpërthimi e pandemisë mund të ketë filluar shumë përpara se koha “zyrtare” që njihet tani, po ngrenë dyshimet se koha kur nisi COVID-19, të rishihet një ditë.

n.d./ABC

Etiketa: COVID-19gripItalikollitjeKoronavirusiPandemiashkencetareStudimi/ COVID-19 ishte i pranishëm në Itali që në shtator të 2019virusi

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Osman (Preza) Kalaja/ Si e morën nga rruga dhe drejt e në Kënetë të Maliqit

Osman (Preza) Kalaja/ Si e morën nga rruga dhe drejt e në Kënetë të Maliqit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com