Osman (Preza) Kalaja/ Si e morën nga rruga dhe drejt e në Kënetë të Maliqit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osman (Preza) Kalaja/ Si e morën nga rruga dhe drejt e në Kënetë të Maliqit

06:55 | 16/11/2020
në Kryesore
0

Nga Marsida T. Najdeni
Për Osman (Preza) Kalaja kam dëgjuar qysh më 2013. Një foto e tij veshur si oficer i Zogut plot sqimë më mori vëmendjen. Ashtu si veproj me tironsit e vjetër në përgjithësi e shënoj dhe e ruaj diku, ndërkohë që bubrrimet (kërkimet) vazhdojnë. Sa herë ia kam çarë kokën Isida Kalasë për gjyshin, aq të mira qofshin. Për Osman Kalanë nuk do të gjeni asnjë arkivë, asnjë letër shtetërore, pothuajse asgjë. Ai nga sistemi totalitar u keqtrajtua, edhe sigurisht u përpoqën që vuajtjeve mos t’i linin asnjë gjurmë.

Dhe vjen një ditë…

Osman (Preza) Kalaja me bashkëshorten

Jeta e Osman Preza Kalaja para komunizmit
Osmani ishte i biri i Sadik Prezës, lindi më 1905 brenda në Prezë. Gjyshi i Osmanit ishte Adem beu i Prezës. Bajram Curri e kishte konakun e mikut dhe rrinte me besë tek Ademi. Babai i Osmanit, Sadiku ishte mullixhi i prodhimit të miellit në Vorë. Kishin prona të shumta si në Prezë dhe në Vorë. Osmani shkollën fillore e ndoqi në Medrese të Vorës. Dikur, kur familja zbriti në Tiranë dhe me ligjet e reja të mbiemrave një bark u bë me mbiemër Preza dhe barku tjetër me mbiemër Kalaja. Për shembull, të famshmin doktor të neurologjisë shqiptare Dr. Bajram Prezën, Osmani e ka nip. Osmanin e njihnin me emrin dhe Asmon, Osmon, Bab Osmoni e kështu me radhë.
Osman Kalaja me ardhjen në Tiranë vazhdoi mësimet. U diplomua në të famshmen “Harry Fultz” të Tiranës. Për shkollën teknike kishte nostalgji. Isida tregon se gjyshi i fliste me dashuri për ato vitet e shkollës. “Po të flisnim shqip gjatë drekës na vinin 5 groshë gjobë. Në qoftë se thoja ma kalo krypën dhe jo “pass me the salt”,- i ka treguar Osmani mbesës.
Studimet e larta i ndoqi në Akademinë Ushtarake të Torinos në Itali, ku u diplomua si këmbësor ushtarak dhe më voni mori gradën toger. Me ardhjen nga Italia në Shqipëri u punësua në ushtrinë e Mbretërisë së Zogut. Jeta rridhte normalisht për Osmanin, i cili ishte një djalë i ri plot energji. Rrodhi dhe martesa dhe fëmitë. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Osmani doli rezervist dhe luftoi për të mbrojtur atdheun. Ai e quante veten ushtar të Shqipërisë dhe uniformën me emblemën e Skënderbeut në ballë e kishte të shenjtë.

Read more

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

“Çlirimi” i Shqipërisë më 1944
Me ikjen e pushtuesit Osmani mendoi se Shqipëria ka nevojë tani më shumë se kurrë. Veshi uniformën dhe doli të paraqitej në zyrat ushtarake në shërbim të atdheut si gjithnjë. Kur doli rrugës e mbërthyhen çlirimtarët e ri dhe i thanë ç’e kishte atë uniformë. Osmani s’kuptoi asgjë. Uniforma e tij kishte përkrenaren e Skënderbeut në ballë si mund t’i shqetësonte?
Prit gruaja të kthehej në shtëpi Osmani. Hiç. Prit vëllezërit të kthehej Osmani. Asgjë. Ditët kaluan dhe Osmani nuk u duk asgjëkund. Familja filloi të shqetësohej shumë. Vëllezërit shkuan ta kërkonin me miq e me të njohur. Asnjë në Tiranë nuk e dinte se ku gjendej Osman Preza Kalaja. Vëllai Osmanit, Asim Kalaja, do të vdiste shumë shpejt në duart e komunistëve, të cilët e vranë si anëtarë i Legalitetit. Familja Preza-Kalaja po qante dy djem të zhdukur nga duart e komunistëve. Ditën e xhenazes së Asimit (vëllait të Osmanit) ata nuk përcollën një kufomë, por në fakt dy.

Si ishte gjallë Osmani?
Ditën që doli për t’u paraqitur në zyrat ushtarake në rrugë e kishin ndaluar ca partizanë, të cilët prej uniformës e piketuan direkte. As fletë arresti, as gjygj, asnjë urdhër nga lart, asnjë dënim, e morën dhe me dhunë e me grushta e futën në një kamion plot e përplot. Mbas shumë e shumë orëve rrugë arritën në një vend që mbante era kërmë. Kishin arritur në Kënetën e Maliqit. Aty Osmani si gjithë të tjerët me kushte çnjerëzore filloi të punonte për të tharë kënetën. Njohu shumë miq të tij të vjetër, ndër të tjerë dhe zotni Vuçiternën, për të cilin disa thonë se e varrosën të gjallë. Aq shumë u torturua nga kjo lodhje e pamëshirshme sa mbas një farë kohe Osmani u sëmur dhe e çuan në burgun e Kalasë së Gjirokastrës. Aty dr. Kadri Kërçiku e gjeti dhe u çoi lajmin familjes: “Njëri çun ju iku, po ecni sepse keni tjetrin gjallë”. Mbas tetë muajve Osmani u gjet.
Kur i shkoi e shoqja ta vizitonte në spital ai nuk pranoi. Mjekra i ishte zgjatur deri në gush’. Këmbët i kishte me dhjetra vrima nga ushonjzat. Aq të thella ishin ato vrima sa hynte gishti brenda dhe vetëm rridhnin gjak. Ishte dobësuar bërë kockë e lekurë. Ai burri dy metra ishte zvogëluar, plakur, bërë sa një dorë. Trupi i ishte bërë gërrnuq duke ndejtur me orë mbi kënetë. U desht’ dashuria e një gruaje të përkushtuar ta sillte në jetë këtë mashkull.

Jeta dhe vdekja gjatë komunizmit
Shqipëria komuniste kishte privilegjin të kishte një hamall si Osmani, i cili jo vetëm i shkolluar, por dhe njohës mjaft i mirë i anglishtes, italishtes, arabishtes, turqishtes, gjermanishtes, edhe rusishtes. Punoi fort për të rritur katër fëmijë. Mbante pesha e shkarkonte me qindra arka druri të rënda në ditë. Edhe pse punonte punë kaq të rëndë, ai nuk iu shkëput dijes. Gjithë nipërit e mbesat me gjyshin i kryen detyrat e shtëpisë. Nuk kishte lëndë që ai mos t’ua mësonte. Isida e kujton gjyshin e saj si burrin me zërin më të ëmbël. Një burrë i urtë dhe i butë që veç fjalë të ngrohta nxirrte nga goja. Një njeri ekonomikisht i varfër, por shpirtërisht e mendërisht shumë pasanik. Fati e deshti që Osmani të jetojë gjatë dhe të vdiste i rrethuar nga familjarët.

Falenderime dhe ndihmë
Falenderoj miken time Isida Kalaja (vajzën e djalit të Osmanit) dhe zonjën Emine Kalaja Shijaku, e bija e Osmanit, e cila dhe në moshë u tregua e gatshme të na kallxonte.
Po ashtu, kërkoj ndihmë, nëse Osman Kalaja dhe Asim Kalaja kanë dosje në Arkivën e Shtetit t’i paraqiten publikut.

Etiketa: keneta e MaliqitOsman (Preza) KalajapartizanëPrezëSi e morën nga rruga dhe drejt e në Kënetë të Maliqitsistemi totalitaruniforme

Të Lidhura

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

nga 27
15:30 | 03/06/2026
0

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me...

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Para
E konfirmon kompania amerikane: Vaksina kundër koronavirusit po funksionon

Vaksina e koronavirusit/ Nis një tjetër testim masiv në Britaninë e Madhe

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com