• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po e minon politika Byronë e Hetimit

12:51 | 11/02/2016
në Uncategorized
0

Një pikë shumë e rëndësishme e draftit të qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit është ajo e kritereve që duhet të plotësojë drejtuesi i këtij institucioni.

Sipas draftit të qeverisë ai duhet të jetë nga rradhët e Policisë së Shtetit, çka nënkupton se Byroja Kombëtare e Hetimit do të krijojë një varësi “de facto” nga qeveria.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Duke u nisur nga ky kushtëzim, hetimi për korrupsionin në nivelet e larta të politikës dhe krerëve të institucioneve me shumë gjasa do të kompromentohet siç ka ndodhur këto 25 vjet dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë thjesht një institucion më tepër, që do t’i rëndohet buxhetit të shtetit.

Edhe versioni i opozitës që Byroja Kombëtare e Hetimit të varet nga Prokuroria ngre gjithashtu dyshimet e veta. Prokuroria ka treguar se është e pafuqishme të çojë në bankën e të akuzuarve politikanë apo sipërmarrës të lidhur me politikën të përfshirë në afera korruptive. Edhe në ato pak raste kur Prokuroria ka tentuar të bëjë diçka, siç ishte rasti i arrestimit të guvernatorit Fullani, u mposht nga sistemi gjyqësor, duke lënë të kuptohet se zbardhja e dosjeve të korrupsionit është e pamundur. Kryeprokurori Llalla, apo të tjerët para tij, veçse “kanë fjetur mbi dosjet e korrupsionit”.

Jo se kanë munguar akuzat për korrupsion, ka pasur shumë të tilla për kryeministra e ministra, e deri në nivelet më të ulëta, por pa asnjë rezultat. Me të drejtë gjithkush do të ishte skeptik për rezultatet e ardhshme të BKH, nëse varej nga Prokuroria.

Përse politika shqiptare heziton të marrë përvojën e Kroacisë ku Këshilli Nacional kundër Korrupsionit, një strukturë e ngritur posaçërisht për luftën kundër korrupsionit, kreu një proces pastrimi të politikës dhe administratës dhe u pranua menjëherë në Bashkimin Europian. Në Kroaci u arrestusa ish-Kryeministri Ivo Sanader si dhe ministra e funksionarë të tjerë, por Këshilli Nacional kundër Korrupsionit nuk varej nga Policia e Shtetit, as nga Prokuroria e as nga ndonjë organ tjetër ku drejtuesit emëroheshin nga partitë politike.

Këshilli udhëhiqet nga pjestarë të shoqërisë civile të ardhur nga Transparence International, nga media, e pjesë të tjera të shoqërisë civile. Pjesë e strukturës është prokuroria dhe pjestarë nga i gjithë sistemi i drejtësisë, të cilët janë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit.

Në Kroaci, një ndër njerëzit që ka fituar më shumë popullaritet në kontributin për luftën kundër korruspionit, është gazetari Domagoj Margetiç apo edhe ish-kreu i Transparence International, Zorislav Antun Petroviç dhe të tjerë pjestarë të Këshillit Nacional kundër korrupsionit apo strukturës tjetër USKOK, Zyra e Avokatisë Publike për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Me sa duket politika shqiptare i trembet një skenari të tillë si ai i Kroacisë dhe pikërisht faktit, se një institucion i posaçëm si në Kroaci do të çonte para hekurave shumë  zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dhe ish-zyrtarë të lartë gjithashtu.

Si gjithmonë palët në politikën shqiptare e gjejnë gjuhën e përbashkët për të mos e kryer kurrë të plotë reformën e përfolur në drejtësi. Është pak a shumë e njëjta situatë si me ligjin e dekriminalizimit, nga i cili janë përjashtuar nga hetimi zyrtarët më të lartë, atje ku pikërisht e ka origjinën korrupsioni.

Nëse Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të jetë një institucion tërësisht i pavarur nga politika, ka shumë pak gjasa të arrijë rezultatet që presin shqiptarët në betejen më korrupsionin.

Policia e Shtetit është natyrshëm në varësi të Ministrisë së Rendit, pra qeverisë, ndërsa kreu i Prokurorisë është i paragjykuar si i zgjedhur nga qeveria e kaluar Berisha. Kështu të dyja palët nuk i kanë fshehur interesat e veta për të vendosur në krye të Byrosë së Hetimit një funksionar nga kampi i tyre.

Për këtë arsye, asnjëra prej tyre nuk mund të udhëheqë Byrojnë Kombëtare të Hetimit në një proces të pastër në luftën kundër korrupsionit, sepse kjo elitë politike nuk mund të firmosë për asgjesimin e saj.

A mundet që një institucion i varur nga Policia e Shtetit apo Prokuroria të mund të arrestojë, kryeministrin ose ish-kryeministrin nëse mbi të do të ngrihen akuza për korrupsion, ashtu siç ndodhi në Kroaci ku Prokuroria Speciale arrestoi ish-kryeministrin Ivo Sanader?

Etiketa: Byroja Kombetare e Hetimitedi ramaIvo SanaderKroaciapervoja kroate kunder korrupsionitPoliciaprokurroia e pergjithshmeQeveriaSali Berisha

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
7 libra për dashurinë- dhurata e Shën Valentinit

7 libra për dashurinë- dhurata e Shën Valentinit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

20:17 | 30/09/2023
Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

20:15 | 30/09/2023
Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

20:05 | 30/09/2023
Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

19:59 | 30/09/2023
Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

19:38 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –
  • Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –
  • Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –
  • Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim
  • FNSH zbarkojnë në Vlorë, ja çfarë kërkon policia –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com