Ministria e Jashtme Ruse ka akuzuar ShBA, BE dhe Shqipërinë se po imponojnë në Maqedoni një qeveri pro shqiptare, të kapluar nga kriza politike. Në deklaratën e Moskës akuzohet edhe Kosova për ndërhyrje në punët e Maqedonisë.
“Është e nevojshme të ndalohet ndërhyrja e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë. Perëndimi po kërkon të sjellë në pushtet opozitën e mposhtur”, thuhet në reagimin zyrtar të Moskës.
Ditën e djeshme presidenti Ivanov refuzoi t’i jepte mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM, Zoran Zaev, duke e akuzuar se mbështet platformën shqiptare, që sipas Ivanov kërcënon stabilitetin e Maqedonisë.