Nga Petrit Vasili
Kryeministrin egërsisht anti-amerikan dhe anti-hebre, Ambasada Amerikane nuk e sheh….
Dje në mes të parlamentit kur diskutohej rezoluta amerikane e presidentit Trump për Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e qeverisë, kryeministri foli me gjuhën e një nazisti dhe i quajti hebrenjtë ÇIFUTË.
Moralisht dhe politikisht mbas një ngjarje kaq të rëndë nuk duhej të ishte më sot kryeministri i Shqipërisë.
Të gjithë pritën që Ambasada Amerikane të reagonte shumë fort për këtë gjuhë të egër antisemite të kryeministrit.
Ambasada nuk foli……!? Ajo foli…dhe u shfaq vetëm në darkë e vonë, “e lumtur” që kryeministri votoi kundër ONM dhe kandidatët e rrëzuar prej saj, pra prej vetë Amerikës, tani do të bëjnë drejtësinë e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre.