Pse refuzohemi edhe nga tanët? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse refuzohemi edhe nga tanët?

15:00 | 30/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Raimonda Shundi (Dervishi)

A e dini se popullsia Çame prek rreth 300 mijë banorë dhe rreth 5 % më pak se sipërfaqa e Kosovës?

Të dhëna të tilla nisën të shkruheshin në artikuj të ndryshëm, ku kërkohej vëmendja dhe sidomos mbështetja e qeverisë së re për vijimin e ecurisë së ngërçit ÇAM.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Qytetarët u përballën me një trajtim ndryshe, nisur nga retorika e përdorur prej timonierit të katër viteve më parë. Kronikat e “çuditshme” mbi zhvillimet interesante të kësaj popullsie, ku po deklarohej haptazi se tashmë “çështja çame” qe  Shqiptare, tingëllonte magjishëm për shumë patriotë të etur për lajme të këtilla. Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, shpesh ka folur për fenomenin e “Trimërimit të politikës shqiptare”, zhvillim i cili u përshkallëzua me kronika të tjera ku aleanca e re po ndërtonte jo mbi gërmadhat e së vjetrës, por mbi atë të një mendësie të re. Mentalitet i ri, angazhime të reja, objektiva ambicioze; kjo qe aroma dashamirëse që tingëllonte në pasqyrimet e shumë mediave të vendit.  Ndërkohë, shohim se si rritej ajo çka nisi si një grupim patriotësh. Ëndrrat rendën të hidhen në projekte më konkrete nga ku koha pritej t’i vinte në zbatim. Por koha solli të tjera llogari të hirta. U pa se e gjitha kjo qe strategji tipike Ramiste për të ulur në tryezë qeverinë Greke, nxitur nga ky presion që ai i servirte mjaftueshëm. Historikisht problemi çam ka qënë i tillë me të gjithë politikbërësit. Në takime të hapura,  planifikojnë e flasim të tjera  e në tryezave personale diplomatike, te tjera. Tradhëtira zinxhir ku ndryshon vetëm emri i firmëtarit. Liderët e fundit (Berisha, Rama) e kanë përdorur çështjen çame vetëm si presion, kur qeveritë nuk janë askund me planet e tyre. Nëse ka një pakënaqësi nga pala greke për Shqiptarët, si me magji del në dritë karta e problemit mbi genocidin Grek ndaj popullsisë së pambrojtur. Këtu i vihet fre argumentit primar. E njëjta gjë ndodhi edhe me flluckat e mrekullueshme të sapunit të kryeministrit, teksa Shqiptarizonte bujshëm problemin çam. Vetë idrizi ka rrëfyer se i janë dashur ditë e orë të tëra t’i fliste Ramës në zyrën e tij për ngërcet e konfliktit të vjetër. E teksa kryeministri programonte ecurinë në fushën e tij, pala tjetër  shihte largimin nga pakti i nisur herazi. Më pas heshtje. Ato që dje ishin tituj gazetash apo kronikash,  u kthyen në  “Na ishte dikur”, duke përsëritur frikshëm historinë.

Jo pa qëllim e nisa shkrimin me faktin e numrit të popullsisë çame në vend. Si mund të jetë i pa përfaqësuar një komunitet me kaq shumë halle nëpër këmbë? Kujtoj një emër të nderuar të Akademisë së Shkencave që fliste me shumë dashuri për një çam që ai kish patur fatin ta njihte nga afër. Fliste për çamin Tahir, mbytur nga dashuria për të shkuar një herë të vetme në vendin e tij të lindjes.  Por ajo qe atëherë dhe është ende e pamundur. Fliste akademiku i nderuar për personazhin e bukur çam që e rriti teksa ai këndonte e kërcente Osman Taken. Akademiku ynë i nderuar këtë figurë e ka sjellë si një klithmë për të gjithë ata që janë vetëm vëzhgues apo me keq akoma, minues të të gjithë këtij komuniteti ku iu privua ajo çka ata e vunë dhe e trashëguan në vite. Braktisën gjithçka nga masakra, por nuk mund të braktisnin dot historikuk. Kujtesa është aty me ta dhe sa më shumë vite kalojnë,  ajo u rikthehet  edhe më e fortë se më parë. Me të është këlthyer fortazi edhe emocioni, malli, dashuria, padrejtësia revoltuese dhe mohimi. Ajo kthehet edhe më insistuese se kurrë.

Nostalgjia është një fenomen që të çon deri në patollogji nëse gjen shtratin optimal.  E si mund ta privosh një komunitet të tërë nga pjesa më e shëndetshme dhe e mrekullueshme njerëzore, nga KUJTIMET???

Por  e ashtuquajtura “çështja Shqiptare” që Rama e përdorte në leksikun e përditshëm, nisi të sfumohej deri sa mbërriti në destinacionin final e të praktikuar për të. Heshtje, braktisje, minim. E bashkë më heshjen, largon edhe paktin me PDIU-në e Idrizit, ku dakordësia e kohës u zhduk.

E si mund të pretendosh të çosh për zgjidhje një sfidë si ajo e popullatës çame, pa ndihmën e një partneri  politik potencial?! Si mund të hapësh dosje e konflikte të fjetura, pa një përkrahës që e ke mik në luftën tënde të vështirë?! E si mund të jesh i vetëm në gjithë këtë katrahurë diplomatike kaq vjeçare, e cila vijon sistematikisht të ecë në të njejtat ujra absurdë? Këtë natyrshëm ti e pret të bëhet me diplomacinë e vendit tënd që njeh mirë plagët dhe dhimbjen tënde.  Këtë e pret me atë që ka të gjithë autoritetin, dashamirësinë dhe potencialin që të gëzojë një kategori të nëpërkëmbur nga të dy vendet tona në zemër të Europës.  Të akuzosh një komunitet të tërë se është bashkëpunëtor me pushtuesin është njësoj sikur të akuzohemi të gjithë ne që lindëm e jetuam në diktaturë si bashkëpunëtorë të atij sistemi.

Ky është vazhdim i diskriminimit kur emërohet  nga vetë liderët timonierë si “ata”, “çështja çame”, “minoriteti”…

Ky komunitet duhet t’u japë shpjegim fëmijëve të tyre se çfarë ka ndodhur që “ata” janë ndryshe nga shtetasit e tjerë Shqiptarë. Pse ata janë të privuar nga ajo çka u vu në vite e shekuj nga familjarët e tyre? Është misioni i çdo të rrituri të çojë përpara atë çka është nisur nga familjarët e tyre. Pse janë të përjashtuar nga e drejta e pronës, e edukimit shkollor, e lëvizjes në vendin e origjinës, apo me keq akoma, të baltosjes?!

Zhvillimet e ditëve të fundit sjellin një kualicion të ri pas tradhëtisë së kryeministrit aktual. Në Shtator, PDIU pati një shtrëngim duarsh për vazhdimin e luftës së nisur më parë. Ndryshe nga paktet vetëm të thëna gojazi e jo të nënshkruara nga lidërët e shkuar Berisha e Rama, Basha ka firmosur një marrëveshje për angazhimin real ndaj çështjes çame, ku janë në një front të përbashkët për rikthimin e dinjitetit të kësaj pasurie që e ka emrin KOMUNITETI ÇAM. Edhe pse çamët janë skeptikë, është koha ajo që të tregojë se kjo betejë, me ose pa to, të shkojë në finalen e dëshiruar nga shumë sy të lotuar. Është vetëm çështje miqsh, pasi armiqtë janë në letrat e dokumentave aktuale.  Në këto rrethana, çfarë i ka mbetur popullsisë çame të ndërmarrë për të zgjidhur problemet e veta? A janë ezauruar të gjitha mjetet politike për zgjidhjen e kësaj çështjeje? A do të vazhdojë kjo popullsi  përsëri të presë nga liderët e kombit një zgjidhje kaq të pritur? Përvoja na tregon se jo. Atëherë ka ardhur koha e një ridimensionimi të këtij faktori çam, që zëri i tyre të dëgjohet jo vetëm në kupolën e shtetit Shqiptar, por edhe në Athinë e Bruksel.  Armiq të kësaj çështjeje kemi  njohur dhe vazhdojmë të njohim. Ka ardhur koha të shtrijmë dorën e bashkëpunimit prej të gjithë miqve të vërtëtë që e duan dhe përkrahin problemin Shqiptar, sepse ky nuk është thjesht  një problem çam, por një problem kombëtar, dhe për të cilin ka ardhur koha e zgjidhjes. Është koha të njohim miqtë.

Etiketa: athineBrukseledi ramaPDIUPollullsia Çameqeveria grekeRaimonda Shundi DervishiSali BerishaShpetim Idrizi

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Samiti i Berlinit/ Rama sulmon mediat shqiptare për lajmet “negative”

Samiti i Berlinit/ Rama sulmon mediat shqiptare për lajmet "negative"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com