Popullsia çame para zgjedhjeve vendore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Popullsia çame para zgjedhjeve vendore

17:30 | 15/05/2019
në Kryesore
0

Nga Nazmi Beqir Nuredini

Për 50 vjet rresht diktatura kriminale komuniste me Enver Hoxhën në krye e plagosën për vdekje Shqipërinë dhe kombin shqiptar. PPSH si një parti që pati në themel të saj diktaturën, mashtrimin dhe korrupsionin politik, sollën pashmangshmërisht në emër të unitetit e të mirëqenies shpërbërjen e kombit përmes luftës së klasave dhe rrënimin ekonomik të tij. Ajo (PPSH) i la këtij populli e vendi plagë aq të rënda sa është e vështirë të parashikosh një kohë kufi për shërimin e tyre.

Mënyrat, metodat e taktikat që ndoqi PPSH sot PS e udhëhequr nga ideologjia marksiste-leniniste qenë nga më mizoret. Populli shqiptar u kthye në një qenie eksperimentale, brenda një “laboratori” ku askush nga jashtë Shqipërisë nuk kishte të drejtë të informohej se ç’po ndodhte në këtë “laborator”, e askush nga brenda nuk kishte të drejtë të informonte botën e jashtme, në të kundërt shpallej nga regjimi dhe nga “kryelaboranti” si heretik. E së fundi ata që tentuan e guxuan të kundërtën përfunduan në ferr. Kështu e pësuan me qindra e mijëra qytetarë të tillë duke u persekutuar, internuar, burgosur e pushkatuar me gjyq e pa gjyq për bindjet e tyre politike që binin ndesh me ata të diktatorit e diktaturës.

Read more

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

Por nga shtresat që pësoi tragjedinë më të rëndë qe popullata çame. Edhe pse ishte një popullatë shqiptare e ardhur në Shqipëri në vitet 1944-1945 si rezultat i spastrimit etnik të bërë në Çamërinë shqiptare nga bandat e gjeneralit grek Napoleon Zerva përmes një gjenocidi të pashembullt, duke lënë në trojet e saj mijëravjeçare rreth 4500 të vrarë, si burra, gra, pleq e fëmijë pas, diktatura enveriste u tregua e pamëshirshme duke arritur deri në mohim të identitetit të tyre. Me dhjetëra e qindra çamë u internuan e burgosën si dhe u pushkatuan pa asnjë fakt konkret, por vetëm përmes alibive e skenarëve të përgatitur nga diktatura e sigurimi i shtetit.

Megjithatë, edhe në atë pikë halli komuniteti çam mbijetoi. Ashtu si për gjithë popullin shqiptar edhe për shqiptarët e Çamërisë në vitet 1990-1992 lindi rrezja e shpresës për një jetë më të mirë e dinjitoze. Erdhi sistemi i ri politik demokratik real. Popullata e martirizuar nga politika shoviniste greke dhe diktatura sllavo-komuniste e PPSH, përkrahu me gjithë forcën e saj, proceset demokratike duke iu bashkuar Partisë Demokratike, si një komunitet i etur për liri, drejtësi e komb. Ajo themeloi të parën shoqatë në Shqipëri e që sot quhet “Shoqata Atdhetare Çamëria”.

Pavarësisht oscilacioneve të njohura në këto vite të tranzicionit të gjatë të Shqipërisë, “problemi çam” u bë i njohur brenda në opinionin shqiptar si edhe atij ndërkombëtar, falë punës së palodhur të kësaj shoqate dhe PDIU. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, komuniteti çam në Shqipëri arriti pikun më të lartë në aspektin politik kombëtar, duke siguruar gati-gati një grup parlamentar të PDIU. Ia vlen të specifikojmë një problem që çamët nuk e kanë kurrë mes tyre, por forca të grupeve ose individë me peshë në politikën e shtetit shqiptar nuk lanë gur pa lëvizur që PDIU të mos përfaqësohej me asnjë deputet në parlamentin e sotëm shqiptar. Do të mbahen mend makinacionet e kryeministrit të sotëm shqiptar, zotit Rama si edhe të Gramoz Ruçit, të cilët nuk lanë manovër pa realizuar duke manipuluar e vjedhur votat e PDIU, duke nxjerrë jashtë parlamentit edhe liderin e PDIU, zotin Shpëtim Idrizi! Shërbim më të madh në favor të politikës koherente të Athinës për mosnjohjen e “problemit çam”, si edhe për interesat e tij vetjakë që realizoi Edi Rama, nuk mund ta bënte asnjë tjetër.

Përpara kemi zgjedhjet për pushtetin lokal (nëse do mund të bëhen). Majtisto-punisto-socialistët e Shqipërisë që me politikat e tyre të mbrapshta e antikombëtare, përmes një propagande të shfrenuar, nuk po lënë gur pa lëvizur, për të shpërlarë trurin e shqiptarëve, se këta qenkan të duhurit e vetëm për ta bërë të lumtur popullin shqiptare duke e shpënë së shpejti në atë Evropën që shqiptarët e ëndërrojnë!! Socialistët shqiptarë dhe Edi Rama si kryetar i tyre, në mandatin e tyre të dytë, tashmë e kanë çuar këtë popull e vend gati në mjerim të plotë, e në zgrip të një përplasjeje civile, vetëm e vetëm që të sundojnë si pashallarë, duke e parë Shqipërinë si një pashallëk të tyre personal. Asnjë votë nga komuniteti çam nuk ka për të shkuar në favor të tyre. Popullata çame e konfirmuar tashmë si antikomuniste, do të dijë sërish që t’u tregojë pinjollëve të diktaturës enveriane vendin që ju takon. Çamët kurrë nuk do të dëshironin të “lubrifikonin” me votat e tyre makinerinë antiçame të Partisë Socialiste e të Edi Ramës, i cili është gati të pranojë që edhe emri Çamëri të mos ekzistojë as në hartat fizike e as në tekstet shkollore. Tradhti kombëtare më të madhe nuk ka. Të njëjtën gjë u përpoq të bënte edhe me pjesën tjetër të kombit shqiptar, me Kosovën, por me të i hasi sharra në gozhdë. Turpin dhe tradhtinë ndaj kombit tonë të copëtuar, përjetë do ta mbajë mbi veten e tij.

Etiketa: Cameriedi ramaenver hoxhagenocidi ndaj Camerisegrup parlamentar të PDIUkomuniteti çamNapoleon ZervaNazmi Beqir NurediniPartia DemokratikePartia SocialistePDIUPPSHShoqata Atdhetare “Çamëria”Shpetim Idrizi

Të Lidhura

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

nga 27
22:44 | 13/01/2026
0

Ky është momenti që Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë.\ Në video Ndoci shfaqet...

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

nga 27
21:30 | 13/01/2026
0

“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka. Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më...

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

nga 27
21:24 | 13/01/2026
0

Klaudio Lisaj: ‘Po’ Klaudio Lisaj: Axhi.. Flori Lisaj: Ma mori menja,..a kjet me foristradën e tij? Klaudio Lisaj: ‘Po’. Asht...

Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

nga 27
21:02 | 13/01/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli dëshmi të familjarëve dhe shokëve të 20-vjeçarit Pavlin Preka, i...

Para
Manjani: Rama po shoqëron gazetarët në Polici për statuse në facebook

Manjani: Rama po shoqëron gazetarët në Polici për statuse në facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

22:44 | 13/01/2026
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

21:30 | 13/01/2026
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

21:24 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

21:02 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

20:56 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –
  • “Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –
  • Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –
  • Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –
  • Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com