Philip Hammond vs Arben Ahmetaj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Philip Hammond vs Arben Ahmetaj

15:37 | 16/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Klodian Tomorri

Në Britani, Zyra për Thjeshtimin e Taksave (OTS), propozoi 5 muaj më parë uljen e pragut të TVSH. Britania ka një nga pragjet më të larta në botë për TVSH, pasi përjashton nga kjo taksë cdo biznes me xhiro deri ne 85 mijë pound në vit.

OTS është një trup i pavarur nga qeveria. Kur ajo bëri propozimin që pragu të ulej, qeverisë i pëlqeu. Por, sapo Philip Hammond dha sinjale se do ta merrte në konsideratë, Federata e Biznesit të Vogël e kundërshtoi. Qeveria u tërhoq. Pragu jo vetëm që nuk u ul, por u ngri në 85 mijë pound deri në prill të 2020-ës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kur anglezët nisën të konsideronin uljen e pragut për të futur biznesin e vogël në TVSH, qeveria jonë e kishte miratuar vendimin ndërkohë. Ministria e Financave mendon se shtrirja e TVSH-së tek biznesi i vogël do të ndihmojë administratën tatimore për të kontrolluar më mirë faturat e biznesit të madh. Teorikisht kjo është e vërtetë. Por…, por ka gjithmonë një “por”.

Ka dy arsye se pse ekziston pragu përjashtues i TVSH-së. E para, është sociale. Shoqëria përjashton bizneset e vogla nga pagesa e TVSH-së, sepse ato krijojnë punësim dhe zbusin varfërinë.

Ky është një kompromis. Një pjesë e madhe e bizneseve të vogla mbijetojnë, pikërisht sepse nuk paguajnë TVSH-në. Edhe atëherë kur e kanë mbledhur atë nga qytetarët. Por, shoqëria heq dorë nga të ardhurat dhe toleron evazionin e vogël, sepse në këmbim fiton vende pune.

Arsyeja e dytë, është tërësisht ekonomike. Përfshirja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së e shndërron atë në një taksë regresive, për shkak të kostove administrative. Bizneseve me xhiro nga 0-25 mijë dollarë në vit, kostoja administrative e pagesës së TVSH u merr 10-18 për qind të xhiros vjetore. Për bizneset me xhiro mbi 100 mijë dollarë në vit compliance costs zënë vetëm 1 për qind të xhiros.

Qeveria thotë se ka zgjedhur një variant të thjeshtuar deklarimi. Ne nuk e dimë tani se sa do te jetë kostoja për biznesin e vogël, por do e mësojmë.

Natyra regresive e kostos së vetëpërmbushjes nënkupton që pragu me i mirë i TVSH-së nuk është zero. Por, ku duhet vënë ky prag? Sa duhet të jetë kufiri i xhiros, nën të cilin bizneset duhen përjashtuar nga skema e TVSH-së?

Nuk ka një kufi të përcaktuar one size fits all, sepse kjo varet nga tre faktorë; niveli profesional i administratës, kostoja e përmbushjes dhe përfitimi social neto nga të ardhurat që mblidhen nga taksa. (Burimi FMN, The modern VAT, Ebrill and others 2001)

Këto janë kostot nga krahu i biznesit. Por, përfshirja e mikrobizneseve në TVSH ka kosto edhe për administratën.

Statistikisht, 70 për qind e të ardhurave tatimore që mbledh një shtet në buxhetin e tij, vijnë nga vetëm 1 për qind e bizneseve.

Këto janë korporatat e mëdha. Bizneset e vogla, ndonëse zënë 80-90 për qind të numrit total të bizneseve, japin vetëm 10 për qind të të ardhurave tatimore. (Burimi Micheal Keen, FMN fiscal department). Pra, administratës do i duhet të kontrollojë 90 për qind të bizneseve për të mbledhur 10 për qind të të ardhurave.

A do t’i justifikojnë të ardhurat shtesë që qeveria do të mbledhë nga ulja e pragut të TVSH-së, kostot sociale nga mbyllja e mundshme e bizneseve dhe ato administrative. Philip Hammondi mendoi se jo. Arben Ahmetaj mendon që po.

Bast ministrash finance. 

Etiketa: AngliArben Ahmetajbastbiznesi i vogëlcompliance costsPhilip HammondShqiperiTVSH

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Khloe Kardashian tradhtohet nga partneri, kur ishte 3-muajshe shtatzënë (film)

Khloe Kardashian tradhtohet nga partneri, kur ishte 3-muajshe shtatzënë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:59 | 20/12/2025
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

11:45 | 20/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –

11:31 | 20/12/2025
Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

11:17 | 20/12/2025
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

11:01 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
  • Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –
  • Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –
  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –
  • Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
  • Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com