Përgjimet/ Tahiri pyetet në komisionin hetimor, Tahiri: Drejtojuni Prokurorisë, Noka Tahirit: Suksese në jetë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Tahiri pyetet në komisionin hetimor, Tahiri: Drejtojuni Prokurorisë, Noka Tahirit: Suksese në jetë

12:03 | 12/12/2016
në Uncategorized
0
KOMISIONI PER IMSI CATCHER - Kryetari i komisionit hetimor parlamentar per pajisjen 'IMSI Chatcher', Flamur Noka dhe deputetet, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, Asllan Dogjani dhe Alban Zeneli, gjate mbledhjes se pare te ketij komisioni, ku ka pasur debate ne lidhje me listen e deshitareve qe do te thirren per tu degjuar./r/n/r/nCOMMISSION FOR IMSI CATCHER - Chairman of the parliamentary commission of inquiry for the device 'IMSI Chatcher' Flamur Noka and lawmakers, Paulin Sterkaj, Xhemal Qefalia Pjerin Ndreu, Asllan Dogjani and Alban Zeneli, during the first meeting of the committee, where there has been debate about the list of witnesses to be heard.

Ministri i Brenshëm Sajmir Tahiri ishte këtë të hënë në komisioni hetimor parlamentar për çështjen e përgjimeve ku po merrej në pyetje lidhur me pajisjen “IMSI Catcher”.

Gjatë seancës kryetari i Komisioni Hetimor  Flamur Noka dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, patën debate të shumta lidhur me paisjen e përgjimeve, ndërsa më tej Ministri Tahiri i ka sugjeruar komisionit që t’i drejtohet prokurorisë për kërkesat e saj.

Në seancën dëgjimore  ka pasur përplasje të shumta midis mazhorancës dhe opozitës.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pjesë nga debati:

Noka: Z. dëshmitar jeni në dijeni të futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të një pajisje të quajtur Imsi Catcher?

Tahiri: Jam dijeni për çdo gjë që ka të bëjë me detyrën time. Për çdo çështje tjetër pyesni institucioneve përgjegjëse.

Noka: Mos më këshilloni, jeni këtu për të dhënë përgjigje. Vazhdoni.

Tahiri: Për këtë çështje ka një hetim nga prokuroria.

Noka: A jeni në dijeni?

Tahiri: Nëse keni rezerva për përgjigjen time, mund të bëni edhe kallëzim penal.

Noka: Zoti dëshmitar, në një emision televiziv në Top Channel keni deklaruar se në Shqipëri është futur një pajisje Imsi Catcher dhe se ajo është futur vetëm për të përgjuar numrat.

Tahiri: Mund t’i referoheni Sokol Ballës dhe asaj që kam thënë.

Noka: Jeni ju i thirrur, jo Sokol Balla, ndaj përgjigjuni!

Tahiri: Kjo ishte përgjigjja ime, nëse keni rezerva bëni kallëzim në Prokurori. Unë u përgjigja.

Noka: Zoti dëshmitar keni thënë në një emision televiziv se pajisja Imsi Catcher është përdorur vetëm nga specialistë italianë, jo shqiptarë.

Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam dhënë publikisht.

Noka: Në 12.6.2015 në burgun 302 në librin e protokollit ekziston e shënuar që me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut, makina me targë AA 380 BG me drejtues Eltion Xhelili që ëhstë një nga dëshmitarët e thirrur për këtë çështje për të monitoruar cilësinë e ajrit në burg. A jeni në dijeni dhe a është Xhelili punonjës i policisë?

Tahiri: Referojuni të dhënave dhe borderove të policisë.

Noka: Zoti dëshmitar a është përdorur Imsi Catcher për përgjim

Tahiri: Përgjigjja ime për këtë dhe çdo pyetje tjetër është referojuni hetimeve që po bën prokuroria.

Noka: Zoti ministër keni dijeni për personat shqiptarë që kanë dërguar pajisjen nga Dogat në drejtojnë e Policisë?

Tahiri: Me gjithë respektin ju këshilloj t’i drejtoheni Prokurorisë.

Noka:
A keni dijeni se ku është mbajtur pajisja nga momenti i hyrjes dhe në daljes?

Tahiri: Me gjithë respektin mund t’i drejtoheni prokurorisë dhe nëse keni pakënaqësi ndaj meje me akuzoni për pengim të hetimit.

Noka:
Kush janë trajnuesit dhe kush është lista e atyre që janë trajnuar?

Tahiri: Me gjithë respektin, drejtojuni prokurorisë.

Asllan Dogjani: Me gjithë respektin e përgjigjeve, pasi nuk dëgjuam përgjigje, Kur jeni thirrur në seancë dëgjimore më herët ju pohuat se disponohet një pajisje e tillë. Keni shprehur se Policia e Shtetit disponon një pajisje të tillë, Desha të di se ku ndodhet kjo pajisje dhe për çafrë e ka përdoru policia atë? Kush e ka bërë trajnimin, policia shqiptare apo ajo italiane? Kush persona janë përgjuar dhe kush janë trajnuar?

Tahiri: Me gjithë respektin, drejtojuni prokurorisë.

Noka: Përgjigja e dytë zoti dëshmitar?

Tahiri: Drejtojuni prokurorisë.

Dogjani: Po lexoj çka keni thënë ju: Kjo pajisje nuk është për përgjim, por për trajnimin e policisë.

Tahiri: Drejtojuni prokurorisë. Nuk kam shumë kohë të humbas me kompetent që keni për të bërë. Kam shumë punë dhe kam shumë gjëra për të bërë në jetën time.

Noka: Ju duhet të përgjigjeni. Nuk na duhet se sa punë keni.

Ministri Tahiri në këtë moment ngrihet dhe ikën nga salla.

Noka: Suksese në jetë zotëri, dhe shpjegoju qytetarëve këtë ngjarje. Të nderuar zotërinj, ai në punën e tij doli si kokosh. Sot po e shikoni, erdhi si pulë, i trembur nga frika e drejtësisë, nga frika e përballjes, për të fshehur të vërteten dhe sigurisht tregoi arrogancën e pushtetit.

Etiketa: Asllan DogjaniFlamur NokaIMSI Catcherkomisioni hetimorMinistri i BrendshëmpergjimetProkuroriaSajmir Tahiri

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

Komplot ambasadorësh!…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com