Përgjigjet e munguara të Kryeministrit për kontratën me Kastratin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjigjet e munguara të Kryeministrit për kontratën me Kastratin

21:40 | 02/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Sot, për herë të parë Kryeministri Rama dha disa shpjegime për rishikimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Rinasit në favor të kompanisë blerëse “Kastrati”.

Kryeministri së pari bëri të ditur lumturinë e tij për “çlirimin” e aeroportit nga ish-pronarët kinezë dhe kalimin e tij në duart e shqiptarëve a thua investitorët kinezë që riskuan paratë e tyre në Shqipëri ishin pushtues dhe jo partnerë strategjikë që e blenë Aeroportin në kohën e Qeverisë Rama.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Më tej, Kryeministri tregoi për sharjet dhe mallkimet e pafundme që ai vetë  ka marrë nga shqiptarët për çmimet e larta të biletave që e kthyen Aeroportin e Tiranës në aeroportin më të shtrenjtë të Evropës. Dhe ky “i shkreti” që nuk ua shpjegonte do që këtë e ka në dorë kinezi…

Kjo retorikë raciste mund të kursehej. Kinezi e ka blerë të drejtën e koncesionit nga kompania gjermane, e cila, nga ana e saj e kishte marrë nga Qeveria socialiste e Fatos Nanos. Ata nuk kanë vjedhur asgjë, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të bërë biznes në një vend demokratik, kanë zbatuar Kushtetutën dhe ligjet e atij vendi dhe sidomos kontartën me Qeverinë Shqiptare. Nëse do i kishte kaluar këto kufinj biznesmeni kinez do futej në burg ose do çohej në gjyq.

Më në fund “vuajtjeve personale të Kryeminsitrit” u erdhi fundi! Tani ulja e taksave aeroportuale do të kthejë edhe çmimet e biletave në normalitet.

Dhe jo vetëm kaq. Kryeminsitri shpjegoi që Aeroporti do të kthehet në kantier investimesh të reja që përfshijnë Terminalin e ri që do të fillojë menjëherë dhe pista e re (zgjatja e saj për tu përshtatur edhe për fluturime transoqeanike).

”Efektet do të jenë zinxhir. Është aeroporti me çmimin më katastrofik të jet fuel-it në Evropë. Do të ulen të gjitha dhe faktikisht, parashikueshmëria mbi bazën e marrëveshjes së re është që të gjithë, edhe ju, edhe vetë ata që e kundërshtojnë kot këtë gjë, do kenë udhëtime 25% më të lira. Nuk janë pak. Janë kthim në normë dhe konkurueshmëria e aeroportit.”

Pra, Kryeminsitri u mor shumë me shpjegimin e anëve të mira, dobive që sjell rishikimi i kontratës, jo vetëm për lavdëruesit por edhe për sharësit e saj dhe vendin në përgjithësi. Ajo që Kryeministri nuk u pyet dhe nuk bëri koment janë dy dilema që  kanë pasur kritikët e kësaj marrëveshjeje.

1. Shtesa e kontratës me gjermanët  e Prillit 2016

Qeveria e Shqipërisë i kërkoi pronarëve të atëhershëm të koncesionit (kompanisë gjermane) heqjen e kushtit të ekskluzivitetit.

Sipas kontratës së parë mes Qeverisë shqiptare të Fatos Nanos dhe gjermanëve të TIA-s, TIA e ndalonte Qeverinë të jepte leje operimi për aeroporte të tjera në Shqipëri!!!!

Kontrata skandaloze krijonte situatë monopol dhe Kryeministri u detyrua të negociojë me TIA-n “për të marrë licensë” operimi për Aeroportin e Rinasit!

Imagjinoni çfarë situate absurde, koncesionari i jep leje qeverisë në këmbim të 2 viteve shtesë në kontratën ekzituese. Me normën vjetore që kishte Aeroporti në atë kohë, dy vjet shtesë i thonë mbi 20 milionë euro kapital. Kompania ia jep lejen Qeverisë ? (praktikisht ajo leje as nuk u shfrytëzua fare deri më sot, pasi Aeroporti i Kukësit nuk ka filluar operimin) dhe e shet koncesionin tek kompania kineze për 90 milionë euro!

Pyetja që lind vetvetiu këtu është: Pse u shtuan dy vite në kontratë gjermanëve, kur Aeroporti i Kukësit nuk operon? A duhej të bëhej kjo shtesë në prag të operimit të këtij aeroporti dhe jo 5 vjet përpara? A i dëmtoi financiarisht rëndë interesat e shtetit shqiptar (mbi 20 milionë euro) ajo kontratë? A përfituan gjermanët nga kjo shtesë në shitjen që bënë kinezëve, vetëm 6 muaj më vonë, për 90 milionë Euro?

2. Pse nuk u tenderua dhënia e koncesionit

Megjithë rishikimin e vitit 2016 (shtesën dyvjeçare) të bërë nga Qeveria Rama, pas 6 vitesh Aeroporti i Tiranës do t’i kthehej si pronë shtetit shqiptar. Biznesi i Aeroportit ka qenë ndër më fitmprurësit në Shqipëri me norma mjaft të larta fitimi që kapin shifra mbi 10 milionë euro në vit. Aq të larta janë normat e fitimit sa kompania “Kastrati” e blen aeroportin për 71 milionë euro duke e ditur se do ta mbajë vetëm 6 vjet e 4 muaj (afati i kontratës me kinezin). Vetëm për të nxjerrë investimin e vet ka planifikuar fitime të rendit 12 milionë/vit. Megjithatë të gjithëve u bëri përshtypje: “Si ka mundësi që të paguajë 71 milionë për 75 muaj? I binte të paguante pothuaj një milion në muaj.

Mirëpo janari na i davariti të gjitha dyshimet. Kastrati do të fitojë edhe 13 vjet të tjera shtesë me kushtin që të ulë çmimet dhe të bëjë investime të mëdha.

A ka të drejtë Qeveria Shqiptare të japë pa tender një pronë të saj (matematikisht Qeveria është pronare e 16/22 e vlerës së Aeroportit) që kushton mbi 70 milionë euro? Si bëhen negociatat? Pse 13 dhe jo 20 apo 11 vjet? Kush garanton që negociuesit mbajnë anën e koncesionarit në këmbim të përfitimeve personale?

Këto ishin paqartësitë që kishin interes të pyetej Kryeministri. Së pari, pse e rishikove kontratën në 2016-ën duke ia shtuar vlerën e kapitalit kompanisë gjermane dhe e dyta, pse nuk e tenderove të drejtën koncesionare për vijimin e kontratës pas vitit 2027? Procedurat nuk janë pika e fortë e Kryeministrit, por janë ligje themelore në demokraci. Barazia përpara ligjit dhe trajtimi jopreferencial i subjekteve është a-ja e demokracisë. Pasuria publike nuk është pronë private.

/Gazeta Express/

Etiketa: aeroporti i Rinasitedi ramaErmal MulosmanikastratikontrateKryeministriPërgjigjet e munguara të Kryeministrit për kontratën me Kastratinqeveria shqiptaretia

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Vjosa Osmani tregon se mund të bëhet koalicioni me Vetëvendosjen

Fshihet emri i Albin Kurtit, Vjosa Osmani kryeson listën e Vetëvendosjes

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com