Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin e Rinasit dhe bregdetin. Por projekti po zhvillohet në kurriz të mijëra banorëve të zonës që e përdorin çdo ditë këtë rrugë.

Heqja e katër prej shtatë mbikalimeve ka izoluar komunitete të tëra në Kashar, Fushë-Kashar dhe Yzberisht, duke i detyruar qytetarët të ecin dhjetëra minuta për të shkuar në punë apo dhe për shërbimet bazë.

Projekti prej miliarda lekësh, i ndarë në disa faza dhe shoqëruar me kritika për mungesë konkurrence, ekspozon boshllëqet e planifikimit urban dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për lëvizjen e sigurt.

Në këtë terren të brishtë, neglizhenca institucionale po shndërrohet në barrë të përditshme për qytetarët.

Në shtator të vitit 2024 filloi jetëzimi i projektit për zgjerimin e rreth 6.5 kilometrave rrugë të superstradës nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit.

Projekti, i cili pritet të përfundojë përgjatë vitit 2027, ka si synim zgjerimin e rrugës për të reduktuar trafikun, por duket se ka harruar këmbësorët. Punimet kanë hequr mbikalimet duke ua vështirësuar përditshmërinë e banorëve anës rrugës.

Përgjatë këtij segmenti kanë qenë 7 mbikalime që përdoreshin nga këmbësorët për të arritur në stacionet e transportit publik, vendet e punës, ose për të marrë shërbimet e tjera.

Zgjerimi i rrugës, ka hequr momentalisht 4 mbikalime duke i detyruar qytetarët të përshkojnë distanca të gjata në këmbë për të plotësuar nevojat e përditshme.

Mungesa e përgjegjshmërisë në planifikimin urban në të cilin do të duhej të merreshin parasysh të gjitha nevojat e përdoruesve të rrugës, ka sjellë si pasojë lindjen e këtij problemi të ri.

Për specialistë të urbanistikës situata është shqetësuese pasi dy anët e zonës në fjalë kanë të përqendruara aktivitetet industriale dhe të sipërmarrjeve më të mëdha në vend, në të cilat janë të punësuar mijëra punonjës.

Mbikalimet që janë hequr përdoreshin nga këmbësorët për të kaluar mbi superstradë në nyjet që lidhin rrugët dytësore industriale dhe stacionet e urbanit Vorë-Tiranë.

Më konkretisht ato shërbenin për t’iu qasur stacioneve të Katundit të Ri, Domjes, Yrshekut dhe Mëzezës në pika të njohura kryesisht prej sipërmarrjeve që janë aty pranë si: “PSZ Albania”, “QTU”, “Coca Cola” dhe “Vodafone Albania”.

Më të prekurit nga heqja e mbikalimeve janë banorët e Kasharit, si Fushë-Kashari dhe Yzberisht.

Mbikalimet qenë vendosur në këto pika për shkak se përballë tyre ka shkolla, universitete, ndërmarrje, fabrika dhe magazina.

Heqja e tyre i ka detyruar punëtorët dhe studentët, të ecin kryesisht mbi 30 minuta në këmbë drejt mbikalimit më të afërm, pra të përshkojnë kilometra rrugë për mungesën e një mbikalimi

Myslym Fera, nga Kamza, prej tre vitesh punon në njërin prej bizneseve në rrugën dytësore të Katundit të ri në Kashar. Ai shprehet i shqetësuar për heqjen e mbikalimeve, sepse e detyrojnë të përshkojë distanca më të gjata duke e detyruar të ecë me bicikletë 20 minuta më tepër për në mbikalimin më të afërt që ndodhet në domje,konkretisht përballë “BMË Albania”.

“Kam kaluar atje sipër te mbikalimi i ‘Coca Cola’-s, tani vij dhe kaloj këtu dhe shkoj prapë lart. Vonohem gjysmë ore.” u shpreh Fera.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është shprehur se po punohet që të bëhet edhë vendosja e mbikalimeve të reja në pothuaj të njëjtat pozicione që kanë qenë ekzistueset, por nuk tregoi se kur do të rivendosen ato, duke mos iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve që kanë të drejtë ta përdorin rrugën.

“I kanë marrë në qafë. Gjithë kjo zonë të izolohet?! Unë e kam punën thuajse te QTU-ja, e bëj rrugën dy herë se do të shkoj e do të kthehem prapë në këmbë,” tregoi Bujari, i cili banon në Kashar.

Heqja e katër mbikalimeve në fazën e parë është tregues që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me tre mbikalimet ekzistuese në vijimin e punimeve.

“Hoqën atë lart, e hoqën te QTU-ja, hoqën këtë aty poshtë, si do të shkojnë këta njerëz, a kanë orar? Edhe ata kanë familje, janë gra me fëmijë. Gjithë Yrsheku janë gra me fëmijë, shkojnë të shkretat në shi e në të ftohtë, sikurse edhe tani në tempëraturat e larta” u shpreh e indinjuar një pensioniste, banore e Kasharit e cila shtoi se “për popullin nuk mendon njeri”.

Po duket se tashmë, pasuesi i Ballukut, ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi nuk e ka mendjen te mbikalimi, por te mbijetesa e tij.

Pas abuzimeve prej miliona Euro të shefes së tij, Belindës, ndaj së cilës akuzat sa vijnë e rëndohen për korrupsion dhe pastrim parash, edhe vetë Karakaçi, si njeriu  që punonte për interesat e Belës, tani ndodhet në ankthin se SPAK mund të trokasë edhe në derën e tij.

Por dhjetëra mijera banorë presin prej afro dy vitesh zgjidhje.

Të Lidhura

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Para
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com