Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përfundon takimi i përfaqësuesve të Këshillit Politik me ambasadoren e SHBA Yuri Kim

Nga Ejona 0

Përfaqësuesit e partive politike në Këshillin Politik kanë përfunduar pak më parë takimin me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në rezidencën amerikane.

Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri zhvilluan në rezidencën amerikane takimin e dytë me Yuri Kim, ndërsa morën pjesë dhe ambasadori Soreca dhe ambasadori i Britanisë Norman. Palët janë takuar sërish paraditen e sotme me tre ambasadorët, ndërsa nuk dihet nesë kanë arritur dakordësinë për ndonjë nga pikat e Reformës.

Ambasadorja e SHBA u vu në lëvizje pasi më datë 31 maj, që ishte dhe afati fundit, nuk u arrit një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Të dielën, pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje, duke mos rënë dakord për të paktën 2 pika, për identifikimin biometrik dhe reformimin e administratës zgjedhore.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej