Carlo Bollino, një ardveli në gazetari – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Carlo Bollino, një ardveli në gazetari

20:15 | 02/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Disa ditë më parë, një të dielë në orën 17.30, pak minuta pas mbarimit të orëve kryeministrore të liridaljes, katër policë rrahën një djalosh as 15 vjeçar, pse kishte kapërcyer orarin e lejuar nga FB kryeministror. Dikush e filmoi aksionin e policisë dhe njerëzit panë policët e shtetit sesi lëshoheshin ndaj fëmijës së gjorë si ndaj kapobandave vrasës. Fëmija nuk kundërshtonte, ai përpiqej të mbrohej pa e kuptuar se pse duhej të rrihej. Këtë në fakt nuk e kuptonte askush. Mirëpo pas kësaj u kujtuam që një ditë më parë ishte shkarkuar shefi i komisariatit për liberalizim të lëvizjeve nga Liqeni. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhej të merrte masa të forta që të dekurajonte çdo person që guxonte të shkelte rregullat. Ky ishte urdhri nga lart, nga Shefi i Madh. Shefi i ri i Komisariatit e kishte përcjellë te policët dhe ja ku jemi!

Falë Zotit ato pamje u filmuan nga kalimtarë të rastit dhe njerëzit u skandalizuan. Pse duhej rrahur 15 vjeçari, kur dukej qartazi që nuk kundërshton? Ku mbaron e drejta e policit dhe fillon e drejta e qytetarit, qoftë ai edhe shkelës? Çfarë rreziku paraqiste një 15 vjeçar i frikësuar dhe paqësor ndaj 4 policëve të armatosur? A mundet të shoqërohej në komisariat pa dhunë? Çfarë ndodh në komisariatet  e policisë ku kamerat mungojnë kur një dhunë e tillë ndodh ditën për diell? Lidhur me këtë ngjarje skandaloze, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë iu kërkuan sqarime edhe në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. E këtu, për të zbuluar gjithë injorancën, vuajerizmin, pse jo edhe racizmin ndaj shtetasve të vet, Drejtori në fjalë u tregon deputetëve një video. “Për të kuptuar se çfarë familje vjen ky fëmijë dua t’u tregoj një video”

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Kjo ngjarje ka qenë ndoshta më skandalozja, më e komentuara, më e shpërndara dhe që ka pasur solidaritetin më të madh ndonjëherë në kundërshtimin publik të sjelljes së një zyrtari shtetëror. Mund të kenë qenë me mijëra shpërndarje, komente indinjuese, sharëse, apeluese për shkarkim. Një njeri i tillë që i klasifikon njerëzit sipas biografisë familjare, si në kohën e Enver Hoxhës, nuk mund të ishte kurrsesi  Drejtori i sotëm i Policisë së Shtetit. Dhuna ndaj 15 vjeçarit doli në plan të dytë në raport me xhevahiret që lëshoi Drejtori i madh i policisë.

Ditët kaluan, heshtja u bë mullar nga pushteti dhe Kryeministri, fjalët tona erdhën duke firuar e, siç e kemi zakon po bëheshim gati ta arkivonim si mijëra abuzime të tilla që duke u përsëritur pafund humbin vlerën njëra tjetrës. Derisa erdhi një shkrim absurd, një avokati e Drejtorit, një sulm ndaj Partisë Demokratike meqë kishte hapur gojë dhe e kishte denoncuar rastin e Ardi Veliut!

Avokati ishte i mirënjohuri Carlo Bollino.

Carlo ka si udhërrëfyes në diskursin e tij dy strategji komunikimi. E para, është argumenti “ad hominem” ose shqip ulja e diskutimit në nivele emocionale dhe ikja nga logjika, diskutimi për nivelin e argumentuesit e jo të argumentit. Me fjalë të tjera, kur e akuzon Carlo-n për diçka ai nuk merret me akuzën, por me ty si akuzues. Strategjia e dytë dhe më e keqja sipas meje është relativizimi. Pra, sa herë bën diçka keq krahu që Carlos i dhëmb, menjëherë ai të sulet “Ata tjerët kanë bërë më keq!”. Është e pamundur që Carlo të dënojë një ndodhi të pushtetit të Edi Ramës pa i shtuar një “por”.

Carlo e nis shkrimin e tij pikërisht me një dënim të vogël të gjestit të drejtorit racist. E quan “gafë” të rëndomtë (në mendje duket se ka një lapsus) dhe sipas Carlo-s gafa qëndron në “verifikimin paraprak” të videos. Pra, ajo që dënon gazetari në shkrim është pavërtetësia e videos dhe jo fakti që dhuna ndaj djalit nuk duhet të ketë asnjë lidhje me nënën “pistolere”. Sepse (kjo nënkuptohet) nëse videoja do të ishte nga jeta reale dhe nëna e djalit mund të ishte kriminale, atëherë po, mundej që videoja të tregohej. Gjithë vërejtja e Carlo-s ishte kjo pakujdesi e drejtorit. Për më tej, gazetari shprehej i mahnitur për gjestin “e përulësisë dhe të kërkuarit falje” , një gjest (Carlo e quan gjest) i paprecedent në Shqipëri. Me kaq duhej mbyllur rasti sipas Carlo-s.

Po sikur mamaja e tij të ishte një vrasëse vërtetë dhe Drejtori i Policisë të kishte videon e vrasjeve të saj, a duhej t’a bënte publike me qëllim diskretitimin familjar të 15 vjeçarit? Si mendon Carlo? Çfarë faji ka një 15 vjeçar për skedën kriminale (supozuese) të së ëmës/atit dhe çfarë lidhje ka publikimi i videove të prindërve në justifikimin e dhunës ndaj bijve të tyre? Jetojmë në shtetin e luftës së klasave të Enver Hoxhës apo në demokracinë e vlerave të lirive dhe të drejtave të njeriut? Si mundet një gazetar të përligjë një  gjest racist, klasor, publik të një Drejtori Policie deri në atë masë sa ta gjykojë “mjaftueshëm” një falje publike (që në fakt nuk ishte as falje publike por justifikim publik)?

Këto gjëra në fakt pak i interesojnë Carlos, ai mezi pret të mbarojë paragrafin “e sikletshëm” ku duhet të thotë ndonjë fjalë të keqe për pushtetin e të vërsulet pastaj Partisë Demokratike duke filluar me lidhëzën: “Por”…

Amerikanët thonë: “Anything said before the word “but” dosent count”. Pra asnjë fjalë e thënë përpara fjalës “Por” nuk merret në konsideratë. Dhe kanë të drejtë.

Gjithë qëllimi ishte të dilte këtu.

Shkulmi i Carlo-s ndaj Partisë Demokratike është absolutisht i njëjtë me videon e publikuar nga Ardi Veliu. Sipas Carlos, një Parti që ka pasë Drejtor Policie Agim Shehun (24 vite më parë), Drejtor SHIK-u Bashkim Gazidede-n dhe funksionarë si Arben Sefgjini nuk duhet të flasë. Logjika është njësoj: Ardi thoshte “ E shihni nënën se si i përdor armët ashtu do jetë edhe i biri”. “PD-ja e sotme e ka pasë “nënën” të dhunshme, pistolere prandaj bija e saj nuk duhet të flasë” – thotë Carlo. E njëjta logjikë si Veliu.

Kur do të vijë një ditë që Carlo të shkruajë një kritikë ndaj Qeverisë pa paragrafin që fillon me “Por”? Edhe sa kohë do i duhet Partisë Demokratike që të mos japë llogari për veprimet e para 24 viteve?

Po një shkrim për përgjegjësinë e policisë në rastin e përdhunimit të 15 vjeçares do e bëjë Carlo? Dy vjet e paska ditur një lagje e tërë ndodhinë e policia nuk paska ditur gjë? Po për “vrasjet mafioze në zona të quajtura jashtë kontrollit të policisë” kur do të shkruajë? Apo edhe për këto e ka fajin PD-ja?

Etiketa: Ardi VeliuCarlo BollinodhunaErmal MulosmaniKryeministriPolicia e Shtetitpushteti

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Historia dhe karriera e arritur e shqiptarit pas një emigracioni të vështirë (film)

Historia dhe karriera e arritur e shqiptarit pas një emigracioni të vështirë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com