Për VIP-at prej vërteti dhe të pacipët e portaleve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për VIP-at prej vërteti dhe të pacipët e portaleve

18:40 | 17/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Iva Tiço

Diku në vitin e dytë ose të tretë të punës sime si gazetare, bashkëpunoja me revistën “Spektër”, ku kishim çelur një rubrikë, në të cilën njerëz të njohur rrëfenin historinë e tyre të dashurisë, propozimin për martesë, dasmën dhe ndonjë detaj të lidhjes së tyre në çift. Ishte viti 2000 ose 2001, koha kur të tilla rubrika me rrëme intime nuk ishin kaq popullore sa sot dhe të tilla shkrime nuk bëheshin me foto interneti dhe thashetheme të mbledhura lart e poshtë, por me takime të lëna pas telefonatës në numrin e shtëpisë dhe bisedës disaorëshe në kafene, shoqëruar me fotogra të vjetra e të reja nga albumi i familjes. Ashtu si dhe VIP-at, që nuk ishin si këta të sotshmit. Nuk e matnin suksesin me pëlqime dhe fansa në rrjetet sociale, por me respektin e njerëzve që i takonin në rrugë apo edhe me kërkesat dhe lutjet e gazetarëve për të marrë një rrëfim të tillë.

Qëlloi ato kohë, që bashkë me kolegen time, që do bënte intervistën, të takoheshim me një çift: ai i njohur dhe i adhuruar për shkak të profesionit të vet, ajo e njohur jo në ekran, por në një rreth të gjerë njerëzish, për shkak se kishte qenë një nga vajzat e bukura të Tiranës së viteve ’80 (nuk kishte mijëra ndjekës në Instagram asokohe, por shumë kthime kokash në bulevard). I gjeta diku nga fundit i bisedës dhe pasi u pashë në sy me kolegen, zbulova se nuk po pranonin (pra, ne e kishim punën pisk. Duhet të gjenim një tjetër çift, një tjetër rrëfim, sa më shpejt) dhe pas dy minutash bisedë zbulova se burri “i famshëm” ia kishte lënë në dorë gruas: “Nëse do ajo, dakord”. Nisa dhe unë të isja e të tentoja, t’u mbushja mendjen se sa bukur ishte të dilje në revistë, derisa gruaja ma preu: “Dëgjo, se ti je e vogël dhe nuk e di. Të gjithë që më njohin, e dinë sa xheloze jam, si ia nxij jetën këtij me sherre çdo ditë, ndaj nuk kam dëshirë që për këto gjëra intime të as në intervistë”. Atëherë unë zura të molloisja se këtë pjesë nuk do ta preknim fare në shkrim. Ajo le të tregonte momentet e bukura, ditët rozë, le ta zbukuronim disi atë histori, se në fund të fundit ata njerëzit që e dinin të vërtetën ishin shumë pak në krahasim me atë mijëra të tjerë, që do lexonin revistën dhe do frymëzoheshin nga ajo histori dashurie… “Po ç‘më duhet për ata mijëra që nuk njoh, kur kam aq cipë sa të mos gënjej ata qindra që më njohin?!”, më ndërpreu zonja në fjalë, duke më hequr shpresen se duke dërdëllitur budallalliqe mund t’ia mbushja mendjen dhe duke më dhënë një ndër leksionet më të çmuara të këtij profesioni: mos ki asnjë lloj respekti për ata “VIP”-a  që nuk kanë cipë të trillojnë e zbukurojnë, vetëm e vetëm që të dalin bukur në media, sepse ata nuk kanë asnjë lloj respekti për ata që i njohin mirë, as por veten e tyre.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

E, për fat të keq, këta syresh janë bërë krejt të dukshëm së fundmi. Jo vetëm për shkak të numrit të madh të mediave, sidomos portaleve elektronikë, që kanë nevojë të kenë me dhjetëra lajme në ditë, por edhe për shkak se është vetë lexuesi, që tashmë ka mundësinë që në emër të lirisë së fjalës të shkruajë, të komentojë, të analizojë e të hedhë baltë mbi çdo gjë të shkruar. Imagjinoj, për shembull, nëse zonja në fjalë në ditët e sotme do të rrëfehej e do ishte e sinqertë, sepse si me cipë që është, ajo nuk bën dot ndryshe: një furi mallkimesh e përgojimesh do binte mbi të, duke iu futur në shtrat e në shtëpi, duke mos i lënë kusur. Pse u çmend ajo ta bëjë?! Ja e bëri Ornela Vorpsi pak ditë të shkuara. Me të dëgjuar e kam, që në fund të tetëdhjetës dhe në fillim të nëntëdhjetës ka qenë ndër të paktat antirrymë, për të cilat thuhej se “nuk e vriste fare”… Duket që kësaj radhe e vrau disi. Nuk e kaloi me një “varja”. Ndoshta e kuptoi se Shqipëria e sotme është më paragjykuese dhe më e prapambetur se ajo që ka lënë pas rreth tridhjetë vjet të shkuara. Ose, në mos më e prapambetur, është Shqipëria ku të sinqertët, ata me cipë, ata që kanë respekt për të shkuarën dhe botën e tyre të brendshme, janë strukur për të lënë në dritat e skenës të pacipët, ata që bëjnë jetën false dhe luksin fals në rrjetet sociale.

Pse nuk i ka mendtë në vend zonja e nderuar të rrëfejë martesën e saj me ulje-ngritje, kur rrjeti është plot me rrëfime grash-rezervë, që tregojnë për familjet e lumtura dhe bashkëshortët e përkushtuar, me rrëme vajzash-mantenuta, që tregojnë arritjet në karrierën që nuk ekziston dhe mundimet si vajzë e pavarur, plot me rrëfime burrash që tregojnë sa familjarë të mirë janë, ndërkohë që janë aq të pacipë sa regjistrohen me emrin dhe foton e tyre në rrjete për njohje të reja, plot me rrëfime djemsh gay, që tregojnë se sa zemra vajzash kanë thyer, ndërsa të gjithë në ambientin e tyre i njohin, qeshin, i përqeshin?

Në fund të fundit, këto janë zgjedhje individuale dhe kështu ka qenë gjithmonë, edhe para se të ekzistonin portalet. Ka njerëz që nuk iu interesojnë ata të njohurit që mund ta vënë buzën në gaz e të tallen me rrëmet e pasinqerta. Siç ka dhe disa të rrallë, që kanë cipë dhe respekt për veten e që në mos zgjedhin të jenë të sinqertë, zgjedhin të struken e të ruajnë privatësinë. Dhe nuk humbasin asgjë. E pse të ndash me një botë që nuk të meriton e të paragjykon, gjërat e shpirtit tënd?!

Ky shkrim nuk ka asnjë lidhje me ndonjë gay, që ka dhënë intervista prej Don Zhuani së fundmi!

http://www.tiranapost.al/per-vip-prej-verteti-dhe-te-pacipet-e-portaleve/

Etiketa: cipedon zhuangayintervistëiva ticomartesëPortaleVIP

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tiranë, vajza e re i jep fund jetës duke pirë fostoksinë

Tiranë, vajza e re i jep fund jetës duke pirë fostoksinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com