Patriotizmi steril i Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Patriotizmi steril i Edi Ramës

12:41 | 30/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Xhildinho Ozuni

Kjo javë nisi me një mbledhje të përbashkët të dy qeverive shqiptare, e cila u mbajt në qytetin e Pejës. Shqipëria dhe Kosova firmosën 9 marrëveshje dhe protokolle të përbashkëta, ku më të rëndësishmet janë ato për veprime të përbashkëta të kontrollit doganor, heqjen e tarifave “roaming” si dhe njohjen reciproke të patentave. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë, ishte e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.
Edhe pse disa marrëveshje kategorizohen si, më të rëndësishmet, ato nuk e kalojnë cakun të realizohen.

E tillë është çështja e heqjes së barrikadave doganore, e cila disa herë është bërë pjesë e axhendës së mbledhjeve të dy qeverive, por fatkeqësisht ajo ka mbetur formalisht vetëm në letër. Më pas janë ato deklaratat e njëjta për bashkim, që shërbejnë thjeshtë dhe vetëm për të rritur audiencën e faqeve dhe like-ve në Facebook. Personazhi kryesor në gjithë këtë teatër të patriotizmit virtual është ai që na u shfaq si patriot i flaktë në mandatin e parë qeverisës.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Edi Rama është politikani që u fry dhe fryu për nja dy vjet nacionalizmin mediatik të shqiptarëve. U vetëpërkëdhel kur serbët e akuzonin se qëndronte pas dronit në Beograd, madje u kënaq edhe më shumë kur pamja e banderolës së dronit – Autochthonous – u shfaq në murin e kryeministrisë. Sulmet e Beogradit ndaj tij apo edhe të Greqisë vetëm sa shërbyen në këtë drejtim.

Edi Rama i ‘mëshoi fort’ çështjes Çame sapo mori pushtetin në 2013; të gjithë një mendje a thua se ky do ta bënte të mundur zgjidhjen e çështjes Çame nën diktatin shovinist grek?!
Jo, ishte thjesht një mirazh, një mirazh që Rama e përdori për t’u treguar grekëve, që ‘ju nuk më keni blerë akoma mua’ . Deklaratat për çështjen Çame sa vinin e zbeheshin derisa Edi Rama nuk e diskutoi më dhe u duk sikur i ‘vrau për herë të dytë’ çamët.
Rama ndryshoi krejt qëndrim për grekët në mandatin e dytë. Ai ishte i gatshëm të normalizonte marrëdhëniet mes palëve, kështu i plotësoi çdo kusht, që Greqia i vuri në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.
Rama përdori një politikë të ngjashme si paraardhësi i tij. Ditën shiste patriotizëm, kurse natën bënte tregti dhe kontrabandë me grekët e serbët, në dëm të interesit kombëtar. Në vazhdën e ngjarjeve më me bujë të këtij viti, i cilësuar si viti i Skënderbeut, u arrit të injorohej dhe përçudnohej edhe vetë Heroi Kombëtar.

Retorikat folklorike nuk shërbejnë Edi Rama;
▪️kur ti bie në ujdi me Greqinë, për të shitur detin shqiptar.
▪️kur ti je dakordësuar me grekët për gjetjen, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve pushtues grekë në tokën shqiptare.
▪️kur ti bie dakord me Hashim Thaçin, për të shkëmbyer territoret shqiptare me Serbinë.
▪️kur ti nuk e shtron kurrë në tryezën e bisedimeve me Greqinë, Çështje Çame.
▪️kur ti nuk mbron sovranitetin e shtetit shqiptar dhe lejon irredentizmin grek të përdhosë territorin shqiptar.
▪️kur ti nuk lobon të integrosh shqiptarët e Iliridës si një popull shtetformues por i detyron të deklarohen bullgarë e turq.
▪️kur ti harron shqiptarët e Malit të Zi dhe i lë në mëshirë të fatit, deri në asimilim politik.
▪️kur ti dhe ministri yt importojnë miellin serb për kafshët, që konsumojnë shqiptarët.
Edi Rama, të jesh patriot do të thotë të duash vendin tënd, të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të ofrosh një të ardhme për brezat e rinj. Për fat të keq shumica e të rinjve në Shqipëri por edhe në Kosovë po përpiqen të arratisen.

Etiketa: Cameriaedi ramaGreqiaKosovapatriotizemShqiperiasterilXhildinho Ozuni

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shqiptari truprojë i Kryeministrit Tsipras? Zbulohet e vërteta e 28-vjeçarit në Greqi

Shqiptari truprojë i Kryeministrit Tsipras? Zbulohet e vërteta e 28-vjeçarit në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com