Paligjshmëria e ligjeve, për emra të veçantë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paligjshmëria e ligjeve, për emra të veçantë

13:08 | 25/02/2016
në Opinion, Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nga Mero Baze

Sot ka pasur dy ngjarje që dëshmojnë se shoqëria jonë, në vend të prodhojë ligje që të japin drejtësi për të gjithë, është e prirur të prodhojë ligje për persona të veçantë, duke deformuar në thelb gjithë sistemin.

Janë dy raste konkrete. I pari është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Koço Kokëdhimën, dhe i dyti ka të bëjë me kërkesën e PD për të rindryshuar ligjin e dekriminalizimit, që të përfshijë dhe statusin e ri juridik të deputetit Prenga, meqë ata duan një sebep të bojkotojnë parlamentin.

Të fillojmë me rastin Kokëdhima. Gazeta TemA është denoncuesja e paligjshmërisë që prek deputetin Kokëdhima me biznesin e tij, i cili kishte kontrata shtetërore dhe merrte të ardhura prej tyre, ndërkohë që ishte deputet. Personalisht mendoj se ai ligj është i ashpër, por Kokëdhima e ka shkelur dhe duhet t’i hiqet mandati.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e sotëm, në fakt ka shkuar përtej të drejtës së saj për mandatin e deputetit. Ajo arsyeton drejtë, kur detyron Kuvendin të marrë një vendim për rastin Kokëdhima, pra godet faktin që Kuvendi nuk ka lejuar vetveten të marrë një vendim për mandatin e tij. Por më tej, ajo nuk ka të drejtë të lërë të kuptohet, siç lihet në vendim, se pasi të marrë vendim Kuvendi, ajo do ta shyrtojë cilësinë e vendimit.

Për mua, Kuvendi i Shqipërisë duhet të marrë vendim t’i heqë mandatin Koço Kokëdhimës, bazuar në faktet e publikuara dhe precedentët e mëparshëm, siç është rasti Beqja. Partia Socialiste duhet ta bëjë vet këtë “katarsis”, meqë ka shumicën, dhe këtu kjo histori duhet të mbyllet, si një çështje e vullnetit politik pozitiv të Kuvendit.

Por, nëse Kuvendi nuk ja heq mandatin Kokëdhimës, dhe që do të bëjë gabim nëse vepron kështu, Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i marrë kompetencat Kuvendit dhe të gjykojë ajo përsëri, nëse i duhet hequr apo jo.

Këtu pastaj kemi një rishkruajtje të re të Kushtetutës vetëm për Koço Kokëdhimën, dhe është precedent i rëndë për historinë e kushtetutshmërisë në vend, pasi i bie të ribëjmë një nen kushtetute, për një njeri që e duam, ose e kemi inat.

Rasti i dytë është depozitimi nga Partia Demokratike i kërkesës për të ndryshuar atë që ka propozuar vetë një muaj më parë, ligjin e dekriminalizimit. Ky është një ligj që prek Kushtetutën, dhe PD me PS, një muaj më parë ranë dakord për çdo pikë të propozuar nga PD dhe ndryshuan Kushtetutën, edhe pse ndryshimet lënë për të dëshiruar nga aspekti ligjor dhe i të drejtave të njeriut.

Pra, e bën atë në parim, natyrisht duke shpëtuar të gjithë shokët e tyre në Kuvend. Kërkesa e re për ndryshim të ligjit nga ana e PD, nuk është se zgjeron gamën e personave që kap ligji i dekriminalizimit, por është një kauzë e ngritur përkohësisht dhe që ka lidhje me një gjykim ende të papërfunduar të deputetit të pavarur Armando Prenga.

Në statusin e Prengës si një politikan që është nën gjykim, Partia Demokratike ka Xhelal Mziun, biles prej dje, ka dhe nënkryetarin e Bashkisë së Kamzës, Arjan Pjetërnika, i cili ka 24 orë që është në kërkim, pasi policia nuk e ka gjetur për ta arrestuar.

Nëse PD kërkon të japë kontribut për këtë kategori, pra për kategorinë e zyrtarëve që janë në proces gjykimi apo në kërkim, ajo le të detyrojë Mziun të japë dorëheqje dhe të dorëzojë në polici nënkryetarin e tij , i cili akuzohet për 80 leje të paligjshme. Kështu, ata, njësoj siç duhet të bëjë PS për rastin Kokëdhima, duhet të shprehin vullnetin e tyre politik për parimet e dekriminalizimit, por nuk mund të ndryshojmë Kushtetutën çdo javë për hallin real që ka Berisha, i cili thjesht do një sebep mos ta gjejë mesi i marsit në Kuvend, kur duhet të votojë reformën në drejtësi.

Por, pikërisht për këtë nevojë të Berishës dhe për këtë alibi të Bashës, Kuvendi vihet para detyrimit të ndryshojë sërish Kushtetutën për një njeri, meqë këtë javë PD nuk e do atë. Kjo është një histori e frikshme e padrejtësisë shqiptare, ku në emër të drejtësisë, bëhen ligje për të ndëshkuar, ose shpëtuar persona të veçantë. Dhe kjo është paligjshmëria më e madhe që mund të prodhojë një parlament, i cili pretendon se do t’i hapë rrugë të drejtës në Shqipëri.

/gazetatema.net/

Etiketa: Armando PrengaGazeta TemAGjykata KushtetuesekatarsisKoco KokedhimaKuvendi i ShqipërisëMero BazeValentina LeskajXhelal Mziu

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Para
Kuvend, Berisha lë të hapur mundësinë për dorëzimin e mandatit

Kuvend, Berisha lë të hapur mundësinë për dorëzimin e mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com