Pakti i gënjeshtërt, bilanci i marrëveshjes së 1 Prillit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pakti i gënjeshtërt, bilanci i marrëveshjes së 1 Prillit

21:08 | 31/03/2017
në Uncategorized
0

Dështimi i 15 pikave të “Kartës së parimeve të Aleancës për Shqipërinë Europiane”, e cila u nënshkruan katër vjet më parë, midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

1 Prilli i vitit 2013, ishte dita kur krerët e PS-së dhe LSI-së, vendosen të bashkohen në koalicion kundër Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Pikërisht atë ditë, Ilir Meta deklaroi divorcin me Sali Berishën duke i lënë atij të gjitha kostot e qeverisjes. Meta u largua si pa të keq, megjithëse LSI kishte kontribuar fort në degradimin e qeverisë Berisha, e cila në fund të mandatit të dytë, kishte një imazh të dërrmuar prej korrupsionit. Ilir Meta iu bashkua Edi Ramës që nuk kishte rreshtur së akuzuari atë, për katër vite duke nisur prej “bllokut me gishtat obez”… tek 21 Janari e të tjera ngjarje që tronditën shumicën Berisha-Meta. Ato akuza që u faktuan me dokumente e pamje filmike, u harruan shpejt nga Rama, i cili e priti me shumë “dashuri” Ilir Metën për të nënshkruar me të “Kartën e parimeve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, PS-LSI”. Qysh në nisje u duk se kjo marrëveshje nuk do të kishte asnjë lidhje me parimet.

Kanë kaluar katër vjet dhe në fakt ka një bilanc të dhimbshëm të kësaj marrëveshje. Realiteti në Shqipëri është shumë larg premtimeve që dy liderët nënshkruan në marrëveshjen e tyre të parimeve.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shqipëria është sot një ndër vendet më të korruptuara në botë dhe shumë herë më e korruptuar se në prill të vitit 2013, kur Rama e Meta nënshkruan marrëveshjen e tyre e u përbetuan se do të bënin një luftë të pashembullt kundër korrupsionit. Por, e kundërta ndodhi, sepse korrupsioni vetëm u shtua. Është fakt se niveli i lartë i korrupsionit është rritur në këto vite. Këtë e vërtetojnë të gjitha raportet ndërkombëtare që hulumtojnë nivelin e korrupsionit nëpër botë.

Ajo marrëveshje prodhoi Kuvendin më të inkriminuar në historinë e Shqipërisë, i paparë e dëgjuar më parë në historinë e vendeve demokratike. Është tashmë fakt që janë disa deputetë të larguar nga parlamenti për shkak të së shkuarës së tyre kriminale, ndërkohë që disa të tjerë janë nën hetim pikërisht prej kësaj të shkuare.

Është fakt se sot Shqipëria është vendi, ku lulëzon hashashi dhe për këtë ka raporte të institucioneve ndërkombëtare e të policive të vendeve fqinje, të cilat kanë kapur me qindra tonelata drogë që iu mbërrinte në vendin e tyre nga Shqipëria. Ka akuza ndërmjet ministrave e krerëve të dy partive lidhur me kanabizimin e Shqipërisë.

Është fakt se Shqipëria është vendi që po braktiset nga shtetasit e saj e veçanërisht nga rinia. Ka shifra të frikshme të azilkërkuesve shqiptarë që i kalojnë ato të vendeve ku ka luftë. Rinia shqiptare po ikën nga kjo Shqipëri e parimeve të Ilir Metës e Edi Ramës. Janë mbi 70 mijë shqiptarë që kanë tentuar të largohen nga Shqipëria vetëm dy vitet e fundit. Shumica e tyre kërkuan azil në Gjermani e vende të tjera të BE-së, ndërkohë që llotaria amerikane shënoi rekord vitin që shkoi, pasi u bënë pjesë e saj rreth 200 mijë shqiptarë. Pra, është fakt se 200 mijë shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria dhe shumica e tyre janë të rinj. Ikin, sepse Shqipëria pas katër vitesh qeverisje nga Rama-Meta, është edhe më e varfër se sa ajo që la Berisha në 2013-n.

Sot, Shqipëria është vendi, të cilin e ka përfshirë kriza politike,  megjithëse Rama e Meta e patën nënshkruar në pikën dy të parimeve të marrëveshjes së prillit, “garantimin e lirive e të drejtave të opozitës dhe krijimin e konsensusit sa më të gjërë…”

Më poshtë shfaqet fotografia e 15 pikave, parime të marrëveshjes Rama-Meta, e cila e ka origjinën në një ditë të shënuar, më 1 Prill, “ditën e  rrenave”.

Etiketa: Aleanca për Shqipërinë Europianedita e rrenaveedi ramaIlir MetaLSIMarrëveshja e 1 prillitPSRama - Meta .

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Gjeniu 5 vjeçar shqiptar (film)

Gjeniu 5 vjeçar shqiptar (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com