Nën gaz Tirana e pagaz – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nën gaz Tirana e pagaz

08:32 | 13/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Flutura Açka

Ti shkel mbi ta me thundër,

me sarkazmë,
me hekurbeton,
me oxazepine i verbon,
me taftatë e grave të mira të vendit tim,
që të dinë të mirë,
e t’duartrokasin me pahir,
përgatit qefinë.

Me helm ua ngjyen natën,
në shijen e darkës ua tret t’idhtën nikotinë,
me të fundmet grahma të durimit,
thur haluçinimet e tua në cyber space,
me tënden rutinë.
Me rruazat e syve të fëmijëve,
që diell ëndërrojnë,
thur zinxhirë të rinj errësire,
një të re plojë.

Read more

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

Është një shenjë shprese –

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

T’mbyllta duken dritaret,
ajri i natës vika era përzhimë,
a i ndien,
apo s’ta ndjen?

Me marka kollaresh të shndritshme,
var shpresën e tyre çdo ditë,
nuk harron t’u veshësh,
xhaketa dalëboje batutash,
trupin ua e kafshon çdo mbrëmje,
me fjalor ngjyrëeurope,
me zhargon rrugërie qesëndis,
me huqin e kumarit me djajtë,
n’short ua e hedh përditë atdhedashurinë.

Ti llapaqeni shik i pleqënisë,
që kohët moderne parlament i thanë,
ashtu, me ëndrrën perverse të përjetësisë divine,
si faraonët mbi Nil, masturbon mbi Lanë.

Ti tani je qenie pa liri,
cub, që nga fermenti i luksit qelbesh bërsi.
Me farë djalli, ti farë djali,
gjithë ditën e lume loz me tënden rraketake,
dhe ngjyen me britma makinën e memories së Atdheut,
të lodhur nga plagët n’fytyrë e n’shpinë.

Në gjah ke dalë,
mes parkut fantazmë të kullave të tua,
me pemë betoni të zëna në kurthin e dhunës,
aty, zagarët e tu nën orgazma kimike,
t’i lëpijnë të lumtur lustrinat e luksit,
pushtetin tënd prej rëre,
dehjen diabolike.

Me ç’materie të prishur,
mbushur silikoni i kafkës tënde,
ku sheh ëndrra sulltanësh në fronë,
që veç thyejnë e shqyejnë,
tymosin e zhbëjnë,
thërrmojnë e ngjyejnë,
helmojnë e fyejnë,
shpëlajnë e lyejnë,
durimin tonë.

Trembur, zhveshur kujtese qyteti,
mbulohet me petka të hidhura ëndrrash,
por ti s’e sheh,
shpejt nata në ufëm do pëlcasë:
Zot, Ajme!
Ku je?

Motive të rimarra, 21 Mars 2016-11 Maj 2019

Etiketa: arrestimeFlutura AçkagazlotsjellësKryeministriaNën gaz Tirana e pagazprotesta e opozitesqytetarettensione me policineTirana

Të Lidhura

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

nga 27
12:48 | 08/04/2026
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të turneut “AF Triumph Cup Events”, një...

12:40 | 08/04/2026
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të turneut “AF Triumph Cup Events”, një...

Është një shenjë shprese –

Është një shenjë shprese –

nga 27
12:24 | 08/04/2026
0

Papa Leone XIV ka mirëpritur dakordësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të arritur një armëpushim dy javor. “E...

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

nga 27
12:07 | 08/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar një rast të ndodhur sipas tij në Lezhë ditën e djeshme. Në...

Para
Rama e përgojoi si kandidat i PS-së, por ai proteston kundër qeverisë

Rama e përgojoi si kandidat i PS-së, por ai proteston kundër qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

12:48 | 08/04/2026
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

12:40 | 08/04/2026
Është një shenjë shprese –

Është një shenjë shprese –

12:24 | 08/04/2026
Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –

12:07 | 08/04/2026
Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –

11:57 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –
  • Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –
  • Është një shenjë shprese –
  • Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës! –
  • Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari –
  • Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –
  • Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com