Në botë, për mos hapjen e negociatave, bëhen edhe filma – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në botë, për mos hapjen e negociatave, bëhen edhe filma

15:00 | 03/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

Samiti i Berlinit ishte shumë më shumë sesa një takim ndërkombëtar për të ardhmen e Ballkanit. Sigurisht tregoi se dy fuqi botërore, që BE-në e kanë themeluar me “qymyr dhe çelik”, jo vetëm do të mbushin vakumin e lënë përkohësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kanë edhe një vizion të përbashkët për rajonin. Veçse Samiti ishte edhe tribuna publike në të cilën u vu në skenë një leksion i vjetër i politikës: Ndëshkimi.

Merkel dhe Macron, përballë “lodrave” të aksit Rama – Vuçiç –Thaçi, nuk kishin zgjidhje tjetër. Duhet të ndëshkonin ata që po përpiqeshin të hapnin, edhe kundër sinjaleve që vinin nga fronti perëndimor, “Kutinë e Pandorës”, sikurse janë konsideruar ndryshimet e kufijve në Ballkan.

Read more

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Në këto raste, dënimi duhet të jetë gjithmonë në përpjesëtim me fajin. Proporcional dhe i dukshëm. Sigurisht ndëshkimi është edhe një sinjal për të gjithë ata që mund të kenë fantazuar me idenë e kryerjes së një shkeljeje. Një mesazh që do të thotë se askush nuk është i përjashtuar nga pasojat e “tradhtisë”.

Për këtë arsye, përtej dokrrave të këtushme, nga shqiptarët u thirrën ata që kishin flirtuar me idenë e ndryshimit të kufijve. Për të njëjtën arsye, i vetmi shqiptar që qëndroi stoik në lojën e kufijve, Haradinaj, u “përkëdhel” publikisht nga të zotët e shtëpisë. Në rrethin e të ndëshkuarve, hyri edhe Federica Mogherini,  kryenegociatorja se BE-së. Të gjithë bashkë, ata që treguan oreks të madh por dhëmbë të dobët, morën një shuplakë të fortë përballë opinionit publik ndërkombëtar për tentativën dyvjeçare të shkëmbimit të territoreve.

“Kaputt” dhe të gjithë në shtëpi.

Sigurisht një kthim jo i lehtë për të ndëshkuarit. Mogherini mbyll pa asnjë lavdi mandatin e saj; Thaçi nis një lojë të dëshpëruar për të përfshirë “Xhaxhi Sam” në gërnjën e tij me Merkel dhe Macron; Vuçiç duhet të bëj hesapet me nacionalistët, ndërsa Rama, mbeti pa “dafinat” ndërkombëtare, dhe në kthim duhet të përballet me një realitet aspak të qetë.

Jo vetëm i kthehet një vendi që nuk po qeveris dot prej dy vitesh, në krizë të thellë politike dhe institucionale, por edhe me ankthin e Jo-së për çeljen e negociatave. Vendimi që pritet të merret në shtator, paçka hedh poshtë narrativën e rremë të “dallgëve” të kaluara me sukses një vit më parë, shton pikëpyetjet për verdiktin e shumëpritur.

Nëse Europa e re që do të lindë, si pasojë e zgjedhjeve të tanishme, do të gjendet përballë Shqipërisë së vjetër të krimit, korrupsionit dhe të konfliktualitetit politik, përgjigja negative do të jetë e sigurt.

Përballë kësaj situate, kryeministri nuk mund të fshihet pas ndjeshmërive të shteteve anëtare të BE-së. Sepse ka dështuar në mënyrë të përsëritur në rrugën e negociatave për shkak të krimit, kanabizimit të vendit, azilkërkuesve që lanë Shqipërinë për pasojë të keqqeverisjes dhe korrupsionit që lulëzoi gjatë viteve të tij si kryeministër.

Shtegu i vetëm që i ka mbetur, për t’i lejuar Shqipërisë ecjen përpara, është bërja e disa hapave mbrapa. Kjo do të thotë sakrifikim i pushtetit të tij, për hatër të një vend që vetë ka sjellë në këtë pikë. Do të thotë lëshimi kundrejt kërkesave për një qeveri Tranzitore, që do t’i lejojë Shqipërisë kryerjen e detyrave të shtëpisë. Përfundimin e reformave të rëndësishme, nga ajo në drejtësi te reforma zgjedhore, si dhe zhvillimi i një palë zgjedhjesh përnjëmend, dhe më në fund, demokratike. Duke krijuar kësodore një klimë politike të paqtë, që sigurisht do të përshëndetej nga vendet europaine që në vjeshtë do të shpallin vendimin e tyre.

Çdo zgjidhje tjetër do të na çojë drejt dështimit, të brendshëm dhe të jashtëm. Një çmenduri politike që çon në përsëritjen e të njëjtave gabime të së shkuarës që, brenda përkufizimit të Einsteinit për marrëzinë, do të përktheje me frazën: “Të bësh të njëjtin gabim pa pushim dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

Për të mirën e vendit, mazhoranca ka ende kohë për t’i thënë mjaft çmendurisë. Për ndryshe, nëse asnjë gjë nuk ndryshon, do të gjendemi përballë justifikimit të zakontë me të cilin tashmë na kanë mësuar: Në botë, për mos hapjen e negociatave, bëhen edhe filma.

Por këto janë filma nga të cilët shqiptarët janë lodhur.

Etiketa: Aleksandër VuçiçBEedi ramaFederica MogheriniGentian GabaHashim Thacikryenegociatorja se BE-sëmacronMerkelsamiti i Berlinit

Të Lidhura

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

nga 27
09:29 | 03/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Para
Historiani Llalla zbulon planin e Ramës për Jugun e vendit: Ka bërë marrëveshje të fshehta me Greqinë

Historiani Llalla zbulon planin e Ramës për Jugun e vendit: Ka bërë marrëveshje të fshehta me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

09:29 | 03/04/2026
Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com