Mogherini, thirrje për unitet në zbatimin e reformës në drejtësi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mogherini, thirrje për unitet në zbatimin e reformës në drejtësi

16:00 | 11/02/2017
në Bota
0
Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference te perbashket shtypi me Perfaqesuese e Larte per Politiken e Jashtme dhe Sigurise te BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a press conference with Federica Mogherini, High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, tha në Uashington se shpreson që politikanët në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi. Federica Mogherini, vizitoi kryeqytetin amerikan, për “të matur pulsin” e administratës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare, për të cilat bashkëpunojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Ajo tha në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës se Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet që kishte ngritur në bisedat me zyrtarët amerikanë.

Zonja Mogherini tha që e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”. Por, ajo tha se tani fokusi duhet të jetë tek zbatimi i saj.

“Natyrisht ajo që është e rëndësishme për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucione që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa e rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha zonja Mogherini, në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës në aktivitetin në Këshillin e Atlantikut.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Zonja Mogherini tha se rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur, nëse reforma zbatohet. Zonja Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhënieve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar.

“E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshmëri.”

Zonja Mogherini tha që Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore, ku ajo ka përcjellë mesazhin se për Bashkimin Europian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore.

“Për ne në Bashkimin Europian është thelbësor bashkëpunimi rajonal dhe nevoja që secili nga vendet e rajonit të ecë përpara në rrugën e reformës dhe përfundimisht të integrohet në BE”, tha zonja Mogherini.

Ajo shtoi se që kjo të realizohet, duhet një angazhim të vazhdueshëm në rajon dhe një vëmendje të vazhdueshme nga Bashkimi Europian.

“Mund të keni besim tek angazhimi im personal dhe i udhëheqjes së BE-së për vazhdimësinë e kësaj vëmendjeje dhe për përcjelljen e një vizioni të qartë në Uashington që të vazhdojë të jetë i përqendruar tek Ballkani Perëndimor në një mënyrë konstruktive. Shpresoj që mesazhi im të jetë dëgjuar.”

Zonja Mogherini u takua gjatë qëndrimit në Uashington me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpunimi.

Synimi i zonjës Mogherini për takimin, ishte “matja e pulsit”, për të peshuar marrëdhënien europiane me administratën e re të Presidentit Trump, duke filluar me Sekretarin e Shtetit, Tillerson.

Shefja e Bashkimit Europian tha që takimi ishte i frutshëm dhe tha se BE e SHBA, kanë shumë çështje, për të cilat do të donin të bashkëpunonin ngushtë.

Por, në Këshillin e Atlantikut ajo e pranoi që në disa drejtime të rëndësishme si rrugët për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, këndvështrimet për multilateralizmin, tregtinë dhe të drejtat e njeriut, krizën e emigracionit dhe refugjatëve, pikëpamjet mes BE-së dhe administratës së re janë të ndryshme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë tashmë të qarta disa prej qëndrimeve të tij, të cilat nuk janë një linjë me vendet e Bashkimit Europian, sikurse largimi i Britanisë nga Unioni apo qëndrimi i zbutur ndaj Moskës zyrtare dhe Presidentit Putin.

/zeriamerikes.com/

Etiketa: Bashkimi EvropianBEDonald TrumpFederica Mogherinireforma ne drejtesiSHBAShqiperia

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
18 Shkurti/ Basha: Kur ngrihet rinia nuk ka qeveri që ta ndalojë, provën e keni, Rumaninë

Durrës/ Basha: Zgjidhje konkrete me të marrë pushtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –

18:48 | 26/12/2025
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 | 26/12/2025
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –

18:16 | 26/12/2025
Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra –

Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra –

18:00 | 26/12/2025
Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –

Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –

17:46 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –
  • “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
  • Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit –
  • Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra –
  • Shqiptari i dënuar për kultivim kanabisi shpëtohet nga e dashura, ja si e bindi gjykatën –
  • Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri –
  • “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com