Mini-Shengeni ballkanik, Thaçi refuzon ftesën e Ramës: Pengesa kryesore Serbia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mini-Shengeni ballkanik, Thaçi refuzon ftesën e Ramës: Pengesa kryesore Serbia

15:05 | 18/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos –

Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës –

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e tretë rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Përmes një statusi në Facebook, ai e ka falenderuar Ramën, por pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila sipas Thaçit minon përpjekjet.

Statusi i plotë:

Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH

Etiketa: “Maqedonia e Veriutballkani perendimorBosnje- HercegovinaHashim ThaciKosovamini-Shengeni ballkanikpresidenti i KosovesSerbiatakimi i tretë

Të Lidhura

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –

nga 27
19:50 | 17/05/2026
0

Autoritetet kanë vendosur një rregullore të re që ndalon lëvizjen në rrugë, sheshe, shëtitore dhe parqe me rroba banje ose...

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos –

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos –

nga 27
19:04 | 17/05/2026
0

Një mbrëmje emocionesh, festimesh dhe lamtumirash në “San Siro” për Interin. Pas javëve të jashtëzakonshme dhe triumfit në Coppa Italia,...

Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës –

Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës –

nga 27
18:46 | 17/05/2026
0

Në orën 19.00, Elbasani do masë forcat me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për Final Four. Ashtu siç kanë bërë...

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

nga 27
16:56 | 17/05/2026
0

Manchester United e mbylli sezonin në “Old Trafford” me fitore 3-2 ndaj Nottingham Forest, duke siguruar vendin e tretë në...

Para
“Kanë rënë në kontradiktë”, Salianji për sulmin kibernetik: As policia nuk ka të dhëna

Salianji kërkon pafajësinë për dosjen "Babale": Rishikoni provat që keni shmangur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –

19:50 | 17/05/2026
Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos –

Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos –

19:04 | 17/05/2026
Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës –

Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës –

18:46 | 17/05/2026
Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –

16:56 | 17/05/2026
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –

16:30 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –
  • Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos –
  • Entuziazëm i jashtëzakonshëm, tifozët e Elbasanit nisen masivisht drejt Tiranës –
  • Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit –
  • Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO) –
  • Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –
  • Barazim në fushë, spektakël në tribuna, festa vazhdoi në fushë dhe në rrugët e Milanos –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com