Mini-Shengeni ballkanik, Thaçi refuzon ftesën e Ramës: Pengesa kryesore Serbia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mini-Shengeni ballkanik, Thaçi refuzon ftesën e Ramës: Pengesa kryesore Serbia

15:05 | 18/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e tretë rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Përmes një statusi në Facebook, ai e ka falenderuar Ramën, por pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila sipas Thaçit minon përpjekjet.

Statusi i plotë:

Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH

Etiketa: “Maqedonia e Veriutballkani perendimorBosnje- HercegovinaHashim ThaciKosovamini-Shengeni ballkanikpresidenti i KosovesSerbiatakimi i tretë

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
“Kanë rënë në kontradiktë”, Salianji për sulmin kibernetik: As policia nuk ka të dhëna

Salianji kërkon pafajësinë për dosjen "Babale": Rishikoni provat që keni shmangur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com