Mbajtja e pushtetit ka errësuar çdo gjykim/ PDIU thirrje kryeministrit Rama për dialog: T’i kthehemi arsyes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbajtja e pushtetit ka errësuar çdo gjykim/ PDIU thirrje kryeministrit Rama për dialog: T’i kthehemi arsyes

19:35 | 19/06/2019
në Kryesore
0

Pas përplasjeve të protestuesve të ditës së sotme dhe policisë pranë disa KZAZ-ve në vend, ka reaguar edhe Partia Intregrim, Drejtësi dhe Unitet.

Në një deklaratë për mediat PDIU shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me situatën politike dhe rritjen e tensioneve dhe konfliktit social në Shqipëri.

“Tentativa për të zhvilluar zgjedhje moniste në Shqipëri, por edhe në mungesë të plotë të një date zgjedhjesh, pas dekretit të Presidentit për abrogimin e datës 30 Qershor dhe hyrjes në fuqi në Fletoren Zyrtare, e bën të detyrueshëm zbatimin e saj dhe çdo tentativë për të instaluar rregjimin autokratik në Shqipëri është tentativë për instalimin e monizmit. Secili individ i përfshirë do të përgjigjet personalisht, penalisht, në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.”- thuhet në deklaratë.

Read more

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, t’i kthehemi arsyes, dialogut dhe gjetjes urgjente të një zgjidhje politike, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i kushteve, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Deklarata e plotë:

PDIU është thellësisht e shqetësuar për situatën politike dhe rritjen e tensioneve dhe konfliktit social në Shqipëri.

Vendi po rrëshqet me shpejtësi në një situatë dramatike për demokracinë. Segmente të tëra shtetërore po vihen përballë bashkive dhe në dhunim të qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin në vend.

Tentativa për të zhvilluar zgjedhje moniste në Shqipëri, por edhe në mungesë të plotë të një date zgjedhjesh, pas dekretit të Presidentit për abrogimin e datës 30 Qershor dhe hyrjes në fuqi në Fletoren Zyrtare, e bën të detyrueshëm zbatimin e saj dhe çdo tentativë për të instaluar rregjimin autokratik në Shqipëri është tentativë për instalimin e monizmit. Secili individ i përfshirë do të përgjigjet personalisht, penalisht, në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Sot jemi në errësirën më të madhe të demokracisë në vend. Refuzimi i statusit të vendit kandidat, fillimi i procesit për heqjen e vizave, asgjesimi i gjykatave, prokurorisë, parlamentit, na kanë kthyer edhe më keq se 30 vite më parë. Deklarata e sotme, se ata që do shpallen armiq nuk do të lëvizin më jashtë vendit, në kundërshtim me nenin 38-të, të Kushtetutës, ku është e garantuar lëvizja e lirë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është shprehje e marrëzisë, ku mbajtja e pushtetit me çdo kusht ka errësuar çdo gjykim apo vlerë demokratike në vend.

Ky hap antikushtetues, i marrë dhe qesharak, ngjason identikisht me atë të standartit dhunues të të drejtave të njeriut të kohës së komunizmit, ku qytetarët ndaloheshin të pajiseshin me pasaporta, për jashtë shtetit.

PDIU i fton të gjithë përkrahësit e saj, të jemi bashkë në anën e drejtë të historisë e në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira.

PDIU i bën thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti, Edi Ramës, t’i kthehemi arsyes, dialogut dhe gjetjes urgjente të një zgjidhje politike, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i kushteve, për zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjithë, ku shqiptarët të zgjedhin si në demokraci, e jo të votojnë si në diktaturë.

Etiketa: deklarateerresireKZAZPartia Intregrim Drejtësi dhe UnitetPDIUpushtetzgjedhje

Të Lidhura

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

nga 27
11:50 | 02/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e...

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

nga 27
11:46 | 02/06/2026
0

Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait...

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

nga 27
11:38 | 02/06/2026
0

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Greqi, duke vënë në alarm autoritetet greke. Mungesa e...

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

nga 27
11:18 | 02/06/2026
0

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

Para
Publikohen pamjet/ Ish-deputetja, Dhurata Çupi shoqërohet nga 2 persona të maskuar (foto)

Publikohen pamjet/ Ish-deputetja, Dhurata Çupi shoqërohet nga 2 persona të maskuar (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

11:50 | 02/06/2026
Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

11:46 | 02/06/2026
I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

11:38 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:18 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:03 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –
  • Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –
  • I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –
  • Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com