Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Majlinda Bregu: I pafalshëm flirtimi i Bashës me LSI

Nga Media 0

“Një parti që ka ikur nga pushteti para tre vitesh do ta ketë të vështirë që të rikuperohet që të kthehet në pushtet”

Deputetja demokrate Majlinda Bregu e përjashton në çdo rast një bashkëpunim të PD-së me LSI-në duke e cilësuar atë si krejt të pamoralshëm. Në një intervistë në Klan Kosova, majlinda Bregu thotë se askush nuk I ka dhënë të drejtën PD-së të bëjë aleancë me LSI-në. “Morali politik është pornografi politike. Do të ishte i pafalshëm flirtimi me LSI, nuk i jep askush të drejtë PD-së për të bërë aleancë më Ilir Metën. Problem i madh për PD dhe politikën shqiptare në përgjithësi është se aty nuk ka moral politik. Unë them se PD dhe të gjithë në jemi vonë për një tezë. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është që të konsolidojmë elektoratin tonë kah qendra e djathtë. PD ka një mision të ngritjes së saj dhe kjo nuk mund të kalojë duke parë Ilir Metën si shpëtimtar”, tha Bregu.

Ajo theksoi gjtihashtu se në Shqipëri ka pak njerëz që kanë ide të qarta politike. Bregu ka theksuar se PD e ka të vështirë të rikuperohet deri në atë masë sat ë kthehet në pushtet në zgjehdjet e ardhëshme.  “Nuk besoj se në mes të çështjeve të përditshme dhe realiteti civil nën këtë qeverisje do të ketë përmirësim. Nuk besoj se mund të ketë më keq se kaq. Ka pak njerëz në Shqipëri që kanë ide të qarta politike dhe një mision të qartë. Një parti që ka ikur nga pushteti para tre vitesh do ta ketë të vështirë që të rikuperohet që të kthehet në pushtet”, tha Bregu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej