Lëtyra Kaç’ Islami – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëtyra Kaç’ Islami

15:55 | 26/09/2016
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Është megjithë mend i çuditshëm reagimi i Kastriot Islamit ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, i cili shkoi ndesh deklaratës së ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani. Kjo e fundit pretendon se çështja e kufirit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë është zgjidhur me marrëveshjen e 2009 dhe se Çështja Çame zgjidhet vetëm në gjykatat e Greqisë. Të vjen ndot nga reagimi i padëgjuar i deputetit që ulet në çdo prehër, vetëm për të ruajtur mandodatin e ligjvënësit. Kaç’ Islami foli me një fjalor prej rrugaçi duke fyer rëndë përfaqësuesin e qeverisë shqiptare për politikën e jashtme, duke mbrojtur me fanatizëm deklaratën e diplomates greke Sourani.

Por, përse reagoi me ofendime dhe arrogancë kundër Ditmir Bushatit Kaçi, deputeti i Lulit?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kastriot Isalmi është shembulli më i keq i deputetit dhe ministrit të jashtëm shqiptar që kemi njohur këto 25 vitet e fundit. Kaçi nga ekstremist socialistë u shndërruar në ekstremist demokrat për interesat e tij ekonomike. Kjo tregon se çfarë soj karakteri, dinjiteti ka ky njeri mashtrues, gënjeshtar, i pafytyrë. Kastriot Islami i thotë vetes profesor, por çfarë profesori mund të jetë ai, çfarë mund t’u mësojë studentëve? Asgjë! Ai është një tartabiqe, një parazit i politikës së tranzicionit shumë vjeçar politik. Kastriot Islami njihet nëpër qarqet e gazetarëve dhe politikanëve si njeri që i çon informacione ambasadës greke prej vitesh, njihet si antishqiptar dhe pro serb. Këto veprime të tij duke mbajtur korrespondencë me ambasadën greke dhe serbe janë ndoshta çelësi përse ju rezervua një vend i lirë për t’u zgjedhur deputet në listën e PD-së.

Gjatë kohës që Kastriot Islami ishte ministër i jashtëm i Shqipërisë 2002-2004, me ngjyrat e PS, pati rrjedhje informacioni nga MPJ të Shqipërisë në drejtim të Serbisë dhe Greqisë. Kaç’ Islami nënshkroi një dokument bashkëpunimi me Serbinë, ku deklaronte zyrtarisht se Shqipëria nuk e njihte Republikën e Kosovës.

Atë periudhë për këtë skandal të tij diplomatik u fol gjatë sa u akuzuar për tradhti kombëtare ndaj Çështjes së Kosovës..

E çfarë të tjera duhet t’i themi opinionit për paçavuret pa doganë që nxjerr nga goja Kastriot Islami.

A është vërtetë ky njeri me ideologji socialiste apo demokrate?

Sjellja, gjestet, veprimet e tij prej një politikani të rëndomtë që lëviz sa majtas e djathtas, duke i shërbyer shpesh herë Serbisë dhe Greqisë në dëm të politikave kombëtare, janë anë të brendshme të tij. Ato i kanë rrënjët në vetëdijen prej një njeriu të dobët në karakter. Ky karakter i politikanit të pështirë i Kastriot Islamit vjen si pasojë i dëshirave të tij të parealizueshme që burojnë nga thellësia historike njerëzore, e dështuar për të dalë në sipërfaqe, në shenjë mosmirëkuptimi me shoqërinë dhe natyrën që e rrethojnë atë.

Në reagimin e tij njeriu që mban titullin “profesor”, Kaç’ Islami nuk solli ndonjë argument kundër ministrit Ditmir Bushati, por ngiti vetëm akuza politike partiake. Kjo është një metodë klasike për t’ju kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Kastriot Islami u bë jo vetëm zëdhënës i ambasadës greke, por edhe i organizatave ekstremiste greke që propagandojnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë, duke përdorur një fjalor prej arroganti, me fjalë fyese që nuk i shkojnë për shtat një politikani të vjetër, një deputeti dhe i një ish-ministri të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: arben llallaÇeshtja çameDitmir BushatiEleni Souranigënjeshtari pafytyrëKastriot Islamilëtyramashtrues

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Albumi i ri i Rita Orës. Ja lista e këngëve

Albumi i ri i Rita Orës. Ja lista e këngëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com