Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Letra publike ndaj Bashës për dialog, Salianji: Jo me Ramën kryeministër!

Nga Klodiana 0

Lidhur me letrën publike të Kryeministrit Rama ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha për t’u ulur në dialog, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ku thot se qëndrimi i PD-së është i qartë, s’mund të ketë dialog me Ramën kryeministër.

Salianji shtoi  se data 30 qershor është e ezauruar për zhvillimin e zgjedhjeve dhe se këtë e dinë edhe socialistët.

“Nuk ka diskutim që ne kemi një qëndrim të qartë politik që nuk mund të kemi dialog me Ramën kryeministër. Data 30 qershor sot është e ezauruar. Këtë edhe socialistët e dinë. Tërheqja mbrohet në kontekstin se cilat janë zgjidhjet për qytetarin shqiptar. Nuk mund të negociosh zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Opozita i ka bërë tërheqjen e saj me kohë. Opozita i ka ezauruar të gjitha opsionet. Pa diskutim nuk do të ketë një zgjidhje me Ramën kryeministër”, u shpreh Salianji.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej