Le Figaro (1914)/ Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para se të largohej nga porti i Durrësit

Duhet të lëçisni

Arrestohen 2 persona për kultivim kanabisi, procedohet kryetari i fshatit Çorrotat në Berat

Dy persona kanë rënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues...

Gjendet trupi i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna

Prej katër ditësh në kërkim është gjendur trupi i 13-vjeçares që humbi jetën në lumin Buna. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë...

Thyen orën policore dhe lejuan muzikën, gjobiten 3 biznesmenë në Durrës

Policia vijon monitorimin e lokaleve që organizojnë aktivitete me muzikë jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje në kundërshtim me masat anti-Covid. Uniformat blu bëjnë me dije se...

Pas trafikut të rënduar, 5 makina përfshihen në aksident në Lezhë

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Pesë makina janë përplasur njëra pas tjetrës, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Kujtojmë se ditën...

Nga Aurenc Bebja 

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëri

Lamtumira e princ Vidit

Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në Ankona dhe u nis për në Vjenë.

Ja teksti që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi :

Shqiptarë !

Kur delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes kombëtare.

Unë kam ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve  të mia për riorganizuar vendin, i etur për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.

Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i jepnin besim një qeverie të sapolindur.

Përveç kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time, do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe kalorësiak shqiptar.

Gjatë mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR1S7n0O371MgjHoVeTnuHsulYNKyBc56hNzOV367nE_xfsWuSpRie24yVo

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Arrestohen 2 persona për kultivim kanabisi, procedohet kryetari i fshatit Çorrotat në Berat

Dy persona kanë rënë në pranga për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues...

Gjendet trupi i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna

Prej katër ditësh në kërkim është gjendur trupi i 13-vjeçares që humbi jetën në lumin Buna. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë...

Thyen orën policore dhe lejuan muzikën, gjobiten 3 biznesmenë në Durrës

Policia vijon monitorimin e lokaleve që organizojnë aktivitete me muzikë jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje në kundërshtim me masat anti-Covid. Uniformat blu bëjnë me dije se...

Pas trafikut të rënduar, 5 makina përfshihen në aksident në Lezhë

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Pesë makina janë përplasur njëra pas tjetrës, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar. Kujtojmë se ditën...

2 shtete futen në listën e zezë të Zvicrës, zbuloni nëse bën pjesë Shqipëria dhe Kosova

Qeveria federale ka publikuar sot një listë të re e cila tregon se cilat shtete konsiderohen vende me rrezik për Zvicrën. Me këtë rast...