Kosova dhe Shqipëria, kaosin e kanë prej babëzisë së elitave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe Shqipëria, kaosin e kanë prej babëzisë së elitave

12:15 | 25/03/2016
në Opinion, Uncategorized
0

Nga Ben Andoni

Nuk ka ditë që në Kosovë të mos dëgjosh për një djegie, kërcënim dhe shumë mohime. Nëse do të merreshin të vërteta këto që thonë një sërë kinse luftëtarësh, atëherë Kosova i bie të mos ketë luftuar as edhe një grimë dhe pavarësia t’i jetë dhuruar. Mbase në një realitet disi tjetër, por njësoj një tufë kinsesh, që përbëjnë sot në masë elitën politike të Tiranës, vetëm anatemojnë. Së pari njëri-tjetrin, pastaj gjithkënd që s’është i vathës së tyre. Dhe, ndodh, që ndërsa në Kosovë populli pret të përfaqësohet, opozita ka braktisur Kuvendin, duke ia bërë krejt të qetë pozitës të miratojë lehtësisht çdo gjë, që hedh në shqyrtim. Kështu, s’u pyet askush për Demarkacionin edhe Assosacionin qoftë edhe kur s’respektohej Kushtetuta. Njësoj në Shqipëri, ku Parlamenti shqiptar nga dita në ditë po bjerret prej retorikës boshe për reformat dhe akuzave të paskrupullta e gati mizore, që për fat të keq, nuk kanë përcjellë askënd pas hekurave.

Në Shqipëri jemi dëshmitarë të shtyrjes në kalenda të dy prej çështjeve kryesore që kanë përbërë direkt krim. “21 Janari” me katër demonstrues të vrarë dhe “Gërdeci” me 26 të vdekur, por përgjegjësit realë të tyre, jo vetëm s’u ka hyrë gjëmbi në këmbë, por përbëjnë sot e mot një pjesë të elitës politike shqiptare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Njësoj në Kosovë, ku vetë kryeministri Isa Mustafa, është i akuzuar me përvetësimin e fondeve të  Luftës dhe duke vazhduar me Presidentin Thaçi, emri i të cilit lakohet shpesh, por ende pamundur të provohet për tregti armësh dhe një sërë akuzash të tjera etj., babëzia për pushtet nuk njeh kufi.

Cilido e kupton se faji qëndron në atë grup që një popull përcjell dhe i delegon përmes zgjedhjeve drejtimin e punëve të shtetit të të gjithëve, por që në teorinë sociologjike dhe politike është në fakt një grup i vogël, që arrin të kalcifikohet në pushtet dhe kontrollon dhe zotëron me rrotacion brenda llojit sasinë më të madhe të pasurisë kombëtare dhe kuptohet të tërë fuqinë politike të vendit. Ajo që rrjedh nga përpjestimi i zhdrejtë i pakicës që ka fuqinë e madhe politike dhe pasurinë e vendit me pjesën tjetër që drejtohet, rezulton të përbëjë të gjitha burimin e konflikteve sociale. E ndërsa në botën e qytetëruar shpërndarja e të mirave materiale ka filluar ta zbusë disi hendekun, në vendet ish-komuniste elita militante që u bë e pasur nga konjuktura e momentit, nuk njeh asnjë lloj rregulli. Dhe kjo bën që Thaçi e Mustafa sot në Kosovë; Berisha dje dhe Rama sot në Shqipëri, të mos ndalen para asgjëje, thjesht për të përjetësuar pushtetin e tyre, qoftë edhe me flirtet nga më të turpshmet dhe babëzi të pamasë, ku qeveria e Mustafës nuk e ka për gjë të mos respektojë Kushtetutën e vendit, kurse Rama të bëjë një ritiradë të turpshme, thjesht të mbajë mandatin.

Për fat të keq, rasti i Kosovës dhe i Shqipërisë po e tregon faktikisht tani që edhe pse jemi shtete të pavarura dhe nuk na diktojnë më komunistët, elita jonë është shumë më regresive, pasi e kthen në përfitim të vetin dhe të vathës së vet çdo gjë që prek. Shpesh, edhe me të padrejtë.

/javanews.al/

Etiketa: AssosacioniBen AndoniDemarkacioniHashim ThaciIsa MustafaKryeministriKushtetutaPresidenti

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Para

Tirana… në drejtim të paditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com