• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana… në drejtim të paditur

12:16 | 25/03/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Pyetje për 100 pikë: “Sa i duhet Tiranës që të shfigurohet, aq sa të bëhet për të ardhur keq?” Dhe përgjigjia është e gatshme, pasi nuk është hera e parë që ndodh: “Shumë pak.” Por, më e keqja është se nuk nevojitet ndonjë arsye e madhe që pothuajse i gjithë grupi që përbën 24 herë kampionët e vendit të bëhet gazi i botës, sikur papritur të kesh lëvizur gabimisht një buton. Një humbje e pamerituar në Korçë, më pas derbi, si zakonisht në edicionet e fundit dhe më pas ata nuk dinë të fitojnë më, madje rrezikojnë të hedhin në koshin e plehrave të tërë sezonin. Mbi të gjitha kjo është një “déjà vu”, pasi pikërisht i njëjti skenar ndodhi edhe një vit më parë. Të njëjtat humbje të njëpasnjëshme, largimi nga Kupa e Shqipërisë dhe në fund u lutën për këmbët e kuksianëve në finale e këtij kompeticioni, por që verilindorët nuk ua bën dot nderin. Përfundimi… jashtë edhe nga Europa League. Por ndryshe nga atëherë, tani ka një rrethanë lehtësuese, pasi të gjitha prapësitë kanë ndodhur nëntë javë përpara se të përfundojë kampionati. Por gjithsesi, nevojitet një ndryshim në nivelin e fanellës, në të kundërtën nuk do t’u mbetet tjetër, veçse të fitojnë garën me Teutën dhe të vazhdojnë të luten sërish për këmbët e kuksianëve, gjë që është fyerje për këtë “Zonjë” të dikurshme të futbollit shqiptar, e cila në total, në të tre eventet (kampionat, kupë dhe superkupë) ka fituar 49 herë. Por çfarë do të thotë të ndryshosh në këtë situatë që të ngre nervat? Eshtë fare e thjeshtë… do të thotë që të gjithë faktorët të sillen si kampionët e dikurshëm, të cilët kanë veshur kohë pas kohe të njëjtën uniformë. Do të thotë që i ndodhur në këtë udhëkryq, të gjesh inteligjencën dhe vullnetin për të rihyrë në udhën e duhur. Eshtë e qartë, që tashmë në skuadër nuk mund të ndërhyhet më, por ata që drejtojnë e kanë ende mundësinë për ta mbledhur grupin aktual. Futbollistët më në fund duhet të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë mirë, pra t’i japin kuptim rrotullimit të topit, sepse nuk besoj që ndonjë të ketë talent detyrat e matematikës. Dhe në fund të bëjnë një pakt qoftë edhe provizor me tifozët, pasi nëse vazhdon trysnia e tyre nuk kanë asgjë në vijë. Kthesa mund të vijë vetëm nëse e ndjen humbjen si ata që protestojnë jashtë stadiumit dhe nuk e kalojnë pragun, megjithëse u qan zemra, por po fillove ta shpërndash shkakun, duke tentuar të gjesh sabotatorë, nuk ka asnjë gjasë të rifitosh kohën e humbur. Në këto javë ka humbur vetëm Tirana, pra nuk ka ndikuar as Federata dhe ndoshta as gjyqtarët. Nuk është absolutisht faji i Lut’ Nurit, i cili është përgjigjur sa herë që është thirrur për ndihmë, ndërsa tani konsiderohet nën zë si “armik”. Ai burri ka qenë dikur kampion, duke shpenzuar para që sigurisht nuk i kishte të vjedhura dhe mjafton të përmendësh, që vetëm një vit më parë thuhet se ka paguar privatisht futbollistë të rëndësishëm dhe kush e di se sa i ka vajtur fatura e pasionit. Ndërkohë që ka kërkuar si rimbursim vetëm një FALEMINDERIT. Po ku ka më mirë ta kesh sërish bashkëpunëtor, aq më shumë kur flitet për një njeri, që për Tiranën është i gatshëm t’i hedhë paratë si “ahengut” në një dasëm ku shkon për qejf. Pra edhe ai, apo të tjerë që kanë të njëjtin karizëm me të, nevojiten tani më shumë se kurrë. Nëse jo, nuk ndreq asnjë punë as duke i treguar me gisht. “Nëntë javë e gjysëm”, kaq kanë mbetur pak a shumë për një histori të re dashurie, ose dështimi është te porta. Dhe nëse ndodh përsëri… në djall megjithë futbollin tuaj.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Etiketa: FederatafutbollistetgjyqtarëtkampionatKukesikupëLut' Nurisaimir demisuperkupëtifozetTirana

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Kuptimi dhe historia? 15 emra vajzash që i mbijetuan shekujve

Kuptimi dhe historia? 15 emra vajzash që i mbijetuan shekujve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com