Dy vjet pasi nuk u përfshi në listat e Partisë Demokratike si deputete, Jozefina Topalli ka marrë një detyrë të re. Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është emëruar si eksperte e misionit të OSBE-së në Malin e Zi.
Lajmi bëhet me dije nga Parlamenti malazez, teksa thuhet se Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviç dhe anëtaren Jovanka Laliçiç.
Në takim dy palët folën për bashkëpunimin e suksesshëm mes Parlamentit të Malit të Zi dhe Misionit të OSBE-së në Malin e Zi, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të Parlamentit përmes mbështetjes për disa organe punuese.
Nuk u përfshi në listat e PD, Jozefina Topalli merr detyrë të re