A jam unë e lumtur sa në fotografitë e Instagramit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A jam unë e lumtur sa në fotografitë e Instagramit?

21:15 | 05/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

E dielë. Mbylla sytë dhe fillova të ëndërroj për të dielën. Paksa e çuditshme. Është si të thuash isha në Egjipt, përballë piramidave dhe fillova të ëndërroj për to. Do duhet të ketë dy arsye nëse ndodh kjo, ose nuk janë siç i imagjinoje dhe duhet t’i plotësosh me mendime, ose janë shumë më të bukura se aq dhe ti po prapë fillon të ëndërrosh.

Po mendoja për të dielën ideale, ndërsa në rrjete sociale isha përballur me postime të shumta të miqve të mi. Të dielën postimet nisin herët. Thuajse që në 6 të mëngjesit dhe nuk pushojnë gjithë ditën. Këta punëtorët e shtetit kanë edhe të shtunën, por janë më pak në numër dhe më përtacë, përderisa punojnë në shtet (paragjykim).

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

E diela në Facebook e Instagram është paradë dhe garë vendesh të bukura, pjatash të shijshme në dukje dhe verërash adoleshente a të plakura. S’po bëj moral, qenie virtuale jam edhe unë herë pas herë, ndër të tjera. Më qëlloi kjo e dielë kryesisht shtëpiake dhe fillova të mendoj, imagjinoj e shkruaj.

Ka ardhur një kohë që e kemi të vështirë të jemi nëse nuk dukemi. Përmes fotografisë, në jo pak raste modifikojmë dhe perfeksionojmë realitetin. Nëse gjendemi pranë një fushe plot me luledielli që në skaj ka një grumbull mbeturinash, ne edit-ojmë. Mbeturinat i presim ndërsa luleve u japim një efekt më shkëlqyes, e kombinojmë me buzëqeshjen tonë të rastit.

Nëse postojmë një fotografi të fëmijërisë, ku vetëm për të realizuar disa shkrepje të numëruara kishim veshur një fustan të bukur, ndërsa rastësisht kishim jo sandale por disa këpucë me lidhëse, thujase po aq të grisura sa të “Lulit të vocër” të Migjenit, ne presim këmbët. Me fustan të bukur, pa këpucë dhe me këmbë të prera, fotografia në Instagram të jep idenë e perfeksionit. Dhe miqtë do thonë “Ua, po ti moj qenke një modele e lindur. Aparati të dashuroka.”

Kështu krijojmë imazhet e gabuara që më pas duhet t’i ruajmë. Njerëzit shohin miq virtualë që ushqehen vetëm në restorante. “Friends” që udhëtojnë vetëm në makina personale, avionë e jahte. Të njohur e të panjohur që blejnë vetëm në qendra tregtare e veshin rroba markash.

Unë për vete di të gatuaj 4, 5 pjata, por në shumë raste marr dy feta bukë, brenda tyre gri një gjysmë domate i hedh pak kripë, copëza djathi dhe ha, pa shtruar mbulesë të hekurosur në tavolinë. Madje ka raste që dal në ballkon dhe ushqehem bashkë me zogjtë që kënaqen me pak thërmija buke. Një realitet që e pasqyroj edhe në Instagram, megjithatë preferoj që aty më me qejf të postoj një fotografi teksa drekoj në Dajt.

Kur isha pak më e vogël se kaq, netëve të dimrit doja shumë të fikeshin dritat që babi të na tregonte histori. Nga ato të frikshmet me orë malesh e hije të gjallësh që shfaqeshin pak orë para vdekjes apo nga ato të komunizmit. Nëse dritat nuk do fikeshin, me shumë gjasa që vemendjen familjare do na e merrte televizori.

Tani që nuk fiken më dritat, tentoj që herë pas herë të rrimë larg celularëve dhe televizorit që të kemi këto momente. Unë as gjyshe dhe gjyshër nuk kam më, ndaj ku ta gjej që mbi prehërin e hallave, me celularin larg nesh të dëgjoj histori që me kalimin e viteve nuk do mund t’i dëgjoj më.

A jemi ata që dukemi? Pyetjen e kam për mua dhe për ju.

Etiketa: Alma NikolliFacebookInstagram

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Flamurtari, Idrizi: Stadiumi pa tifozë, si funerali i Dukës

Flamurtari, Idrizi: Stadiumi pa tifozë, si funerali i Dukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –

22:48 | 10/01/2026

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

22:38 | 10/01/2026

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

22:32 | 10/01/2026
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:02 | 10/01/2026
SHBA është e gatshme të ndihmojë –

SHBA është e gatshme të ndihmojë –

21:32 | 10/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –
  • Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –
  • Kupa e Kombeve të Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –
  • Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?
  • SHBA është e gatshme të ndihmojë –
  • Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare –
  • Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’ –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com