Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Idrizi: Shtete të huaja kanë ndërhyrë për të ndryshuar historinë

Nga Media 0

Promovim i 19 librave të autorit Ibrahim Hoxha, si një kontribut për çështjen çame

Janë  19 vepra për çështjen shqiptare dhe për çështjen came, të botuara nga autori i njohur Ibrahim Hoxha. Shoqata patriotike “Çamëria” organizoi sot aktivitetin për publikimin e këtyre librave, të cilat janë botime të karakterit si historik edhe enciklopedik.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z.Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU-së e falenderoi autorin Ibrahim Hoxha për kontributin që ka dhënë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ai tha se çështja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë çështje e të gjithë shqiptarëve.

pdiu “Falë kontributit të shoqatës “Çamëria”, unë po ju them që ju jemi shumë mirënjohës, sepse ju keni arritur ta çoni para çështjen e shqiptarëv të Çamërisë. Tashmë çështja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë një çështje e të gjithë shqiptarëve. Ibrahim Hoxha, unë të garantoj që vepra jote do të kulmojë me fitoren e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë. Është një fymëzim i yni, kur shohim burrat të vjetër, të cilët jetojnë për çështjen çame. Dhimbja jonë na kthen kokën pas për të dhënë drejtësi, por si shqiptarë të Çamërisë, koka jonë është lart, me krenarinë e të qënit çam. Unë ju garantoj  që 7 veprat, të cilat i keni ende të pabotuara ne do të bëjmë gjithshka që të botohen së shpejti”, tha z.Idrizi.

Gjithashtu kryetari i PDIU-së tha se shtete të fuqishme kanë ndërhyrë nëpërmjet propagandës, për të ndryshuar historinë e Çamërisë.

“Ne shqiptarët e Çamërisë jemi krenarë me pjesmarrjen tonë në luftën e dytë botërore, me dy batalionet në secilën anë të kufirit dhe me 1000 partizanë. Por persekutimi i shqiptarëve të Çamërisë vijoi edhe në periudhën e regjimit komunist në Shqipëri, pas genocidit që na u bë në vatrat tona. Sepse fatkeqësisht regjimi diktatorial i kohës i vrau, i marxhinalizoi luftëtarët e Çamërisë. Kjo u bë pikërisht për të mos bërë atë që ne bëjmë sot, kërkimin e të drejtave për shqiptarët e Çamërisë. Ne e kuptojmë shumë mirë që shtete të fuqishme kanë arritur të përmbysin të vërteta të mëdha, nëpërmjet propagandës. Jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë që u persekutuan për 70 vjet, por e gjithë kjo propagandë për të ndryshuar historinë, u ndihmua edhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili ishte i padrejtë jo vetëm me shqiptarët e Çamërisë, por me të gjithë shqiptarët”, u shpreh z.Shpëtim Idrizi.

camNdërsa autori, Ibrahim Hoxha u shpreh i emocionuar që veprat e tij tashmë do ti ofrohen publikut. Ai tha se nuk është trembur asnjëherë për të mbrojtur çështjen çame.

“Jam jashtzakonshit i lumtur dhe i kënaqur që çështja çame sot dëgjohet kudo. Kam rrëmbyer pushkën për të mbrojtur shqiptarët e Çamërisë. Nuk i jam trembur kurrë. Nëse trembem se mbrojturi krahinën time, atëherë çfarë burri mund të jem unë. Kam pasur fatin që të bashkëpunoj dhe të bashkëluftoj me burra të shquar çamë, të cilët kanë dhënë shumë për krahinën tonë. Çdo gjë që kam parë vet, ose kam mësuar nga burimet historike unë e kam përshkruar në 19 veprat që kam botuar. Një pjesë e këtyre veprave sot janë kudo për t’u lexuar nga të gjithë shqiptarët, sidomos nga çamët dhe të rinjtë që nuk e njohin shumë mirë historinë”, tha Ibrahim Hxoha.

Nënkryetar i shoqatës “Çamëria”, Artan Sulejmani tha se autori Ibrahim Hoxha për 3 dekada i është kushtuar çështjes çame. “Në rreth 3 dekada, Ibrahim Hoxha i është kushtuar çështjes shqiptare në përgjithësi dhe çështjes çame në veçanti, duke nisur me pjesmarrjen e tij në luftën antifashiste dhe duke vazhduar me punën e jashtëzakonshme për mbledhjen e trashëgimisë kulturore të Çamërisë. Ibrahim Hoxha ka treguar personalitetet e Çamërisë, të cilët kontribuar për historinë kombëtare. Ibrahim Hoxha ka kaluar një jetë mes përpjekjeve dhe vështirësive të pashembullta, të cilat në asnjë rast nuk e ndaluan, përkundrazi bën që të jetë më këmbëngulës në misionin e tij, në dobi të “Çamërisë”, tha Artan Sulejmani.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej