Grushti i Blushit që i nxiu syrin Metës dhe një dashuri e re mes tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grushti i Blushit që i nxiu syrin Metës dhe një dashuri e re mes tyre

11:20 | 18/01/2017
në Uncategorized
0

Nga sherri në adoleshencë, tek përplasjet brenda PS, betejat si kundërshtarë dhe deri tek paqja e dyshimtë mes tyre. Historia (ar)miqësore Meta-Blushi.

Duket e pazakontë që deputetët e Lëvizjes Socialiste për Intergrim ta mbrojnë Ben Blushin. Në marrëdhëniet mes Blushit dhe Metës ka pasur gjithmonë probleme. Ata kurrë nuk kanë qënë miq apo bashkëpunëtorë, as kur ishin bashkë në PS e as kur ishin në koalicion PS-LSI. Madje, as kur kanë qenë të rinj, adoleshentë. Babai i Ilir Metës e dëshmon këtë në një rrëfim për të birin disa vite më parë. Ai thotë se Iliri nuk ishte shumë problematik, por kishte pasur një rast kur ishte zënë me një shok dhe ai ishte Ben Blushi. Ishin gjimnazistë dhe në zënkë e sipër Ben Blushi e kishte goditur me grusht Ilirin duke i nxirë syrin.

Disa vite më pas, Meta dhe Blushi do të shiheshin në arenën politike shqiptare. Ilir Meta si politikan, ndër të rinjtë e suksesshëm të FRESSH dhe PS-së, ndërsa Ben Blushi si gazetar deri në vitin 1999 e më pas politikan. Ben Blushi ishte shef kabineti i Kryeministrisë, kur qeveria drejtohej nga Fatos Nano dhe në atë kohë zhvillohej beteja e fortë midis grupit të Ilir Metës dhe atij të Fatos Nanos. Padyshim që Ben Blushi ishte në krahun e Fatos Nanos, deri në momentin kur Ilir Meta u largua nga Partia Socialiste.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Largimi i Ilir Metës nga Partia Socialiste në vitin 2004, do të pasohej me humbjen e kësaj partie në zgjedhjet e një viti më vonë. Ben Blushi do të rreshtohej me nxitim në grupin e atyre që bënin fajtorë Ilir Metën për humbjen e këtyre zgjedhjeve.

Edhe pas katër vitesh, historia e zhvillimeve politike brenda së majtës vazhdonte të kishte padyshim si protagonist Ilir Metën. Ky i fundit  pati ndikim të fortë në zhvillimet brenda PS-së, kur bëri aleancë me Berishën pas zgjedhjeve të vitit 2009.  Marrëveshja e shpëtoi të djathtën nga vështirësia  që vinte nga një rezultat fitues, por i pamjaftueshëm për të qeverisur. Kalimi i Metës në aleancë me Berishën, shkaktoi tërmet brenda PS-së. Natyrisht, Ben Blushi nuk do ta përfillte më faktorin Ilir Meta si përcaktuesi për humbjen e PS-së. Ishte koha, kur po tentonte të largonte Edi Ramën dhe Ilir Meta nuk i duhej as si i sulmuar. Edi Rama nuk e la drejtimin e PS-së, ndërsa Blushi u kthye në krah të tij me një marrëveshje që ende nuk e dimë, por shpesh është thënë se është fjala për pazare. Blushi u kthye tek Edi Rama, duke lënë pas katër deputetët të PS-së të cilët e kishin mbështetur në qëndrimet e tij kundër Ramës, në Lëvizjen Për Mendimin Ndryshe në PS (LMN). Arben Malaj, Andis Harsani, Kastriot Islami, Marko Bello nuk patën më të ardhme në PS sepse Rama i ndëshkoi.  Ata u bënë “viktimat” e para politike të Ben Blushit.

Pati momente, kur flitej për bashkim të së majtës, por Ben Blushi ishte gjithmonë kundër aleancës PS-LSI. Papritur, në maj të vitit 2012, Ben Blushi deklaroi se ishte shumë dakord me idenë e bashkimit me LSI-në për të përmbysur Berishën nga pushteti. Kishte kaluar vetëm një vit e gjysëm nga ngjarja e 21 janarit, ku u vranë katër protestues socialistë që ishin në sheshin para kryemninistrisë për të protestuar kundër korrupsionit të Ilir Metës, i shfaqur, siç thoshte Rama: “Me zë e figurë, faqe gjithë shqiptarëve“.  Megjithatë Ben Blushi e kapërceu këtë moment dhe deklaroi nevojën për bashkim.

“Sigurisht që e mbështes një koalicion me LSI-në. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, eventualisht ne mund të kemi një koalcion me LSI-në”, tha asokohe Blushi.

Një vit më vonë ndodhi që të arrihej marrëveshja mes PS-së dhe LSI-së dhe natyrisht i pari që ishte kundër ishte Ben Blushi. Në prill të vitit 2013, kur Rama vendosi të bashkëpunojë me Ilir Metën, Blushi u kujtua se ndërmjet PS-së dhe LSI-së ishte 21 janari një ngjarje që nuk mund të kapërcehej. Në një mbledhje kryesie të atyre ditëve, Ben Blushi i mbështetur edhe nga Pandeli Majko, e kundërshtuan ashpër marrëveshjen e Ramës me Ilir Metën duke risjellë në vëmendje viktimat e 21 janarit.  Mungesa e theksuar e koherencës në qëndrimet e tij, dëshmon për pazaret, për të cilat ai është gjithmonë i gatshëm të bëjë në dobi të karrierës së tij, edhe nëse i duhet të lërë pas “viktima”, siç ishin deputetët e LMN-së.

Ndërsa në gushtin që sapo lamë pas, skema e Ilir Metës për të përmbysur qeverinë dështoi, sepse Ben Blushi e gjeti fjalën me “armikun” Rama, duke u joshur pikërish nga posti që mbante Ilir Meta në krye të Kuvendit, kurse Mimoza Hafizi do të merrte portofol ministri. Kjo e detyroi Metën të tërhiqej nga aksioni i tij konspirativ, duke e lënë Blushin thatë dhe sërish në kënetën e tij të mërisë.

Ky është Ben Blushi që po i duket LSI-së si njeriu i fortë, me të cilin paskëshin fituar zgjedhjet në vitin 2013. Në Elbasan, Ben Blushi ishte në krye të listës së PS-së në zgjedhjet e vitit 2013.  Në krahasim me qarqet e tjera, Elbasani nuk është rezultati, me të cilin mund të krenohet PS, pasi në këtë qark, PDIU-ja arriti t’i marrë PS-së së Blushit dhe LSI-së së Ilir Metës, hiç më pak se 12.110 ose 6,98% të votave. Kështu që ministrat e LSI-së që kanë marrë përsipër të mbrojnë “nderin” e Blushit, duhet të lexojnë historinë e qëndrimeve të tij dhe rezultatet që ka lënë ai pas. Është  kjo “dashuria” e momentit mes tyre, në mos qoftë një tjetër, marrëveshje mes tij dhe Metës, siç po thonë, e sponsorizuar nga qarqe të dyshimta.

Etiketa: armiqesia Meta BlushiBen Blushiedi ramaIlir MetaLSIngjarja e 21 janaritPDIUPS

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Frikë për trazira, trupat ndërkombëtare “zbarkojnë” në veri të Kosovës

Serbia gati për luftë me Kosovën, fton qytetarët për mobilizim ushtarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com