Gafa e një britaniku pa humor si Gove – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gafa e një britaniku pa humor si Gove

23:30 | 24/04/2016
në Opinion
0

Nga Ilva Tare

Michael Gove është ministri aktual i Drejtësisë në Britaninë e Madhe. Ai njihet si një ndër ideologët e konservatorëve të David Cameroon dhe një ndër zërat e zjarrtë në favor të shkëputjes nga Bashkimi Europian. Argumentat e Gove për ndërprerjen e marrëdhenies me Brukselin janë kryesisht ekonomike dhe arsyetojnë buxhetin prej afro 19 miliardë stërlinash që jepet çdo vit nga Britania e Madhe për BE-në. Këto fonde sipas tij mund të perdoreshin per të përmirësuar shërbimin publik shtetëror, arsimin e të tjerë.

Kritikët e opsionit të largimit të Britanisë nga BE, megjithëse nuk e morën seriozisht propozimin e ministrit të Drejtësisë, shfaqen të befasuar dhe e konsiderojnë një gafë të çuditshme sugjerimin e shfrytëzimit të zonës së tregtisë së lire, prej së cilës përfitojnë Bosnja, Shqipëria dhe Ukraina, siç u shpreh Gove.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Së pari, Shqipëria dhe Bosnja prej vitesh po përpiqen të plotësojnë kushtet për t’u pranuar në Bashkimin Europian, të cilin e shohin si model suksesi për demokracitë e tyre problematike. Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë nënvizonte domosdoshmërinë për dialog ndërpartiak dhe kulturën e munguar të dialogut politik si pengesën krysore për reformat e pashmangshme që duhet të miratojë Kuvendi. Ndërsa Ukraina është ende larg formalizimit të kërkesës për t’u pranuar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, pavarësisht marrëveshjes së asocimit që kanë nënshkruar tashmë.

Së dyti, numri i shqiptarëve që kanë emigruar për një jetë më të mirë që nga vitet ’90 e deri më 2016-ën, e kalon një milionëshin nga afro tri milionë që kanë mbetur brenda kufijëve dhe gjasat janë që britanikët nuk do të ndjeheshin mirë nëse trajtohen në të njëjtën mënyrë si shqiptarët kur paraqesin pasaportën e tyre, sa herë u duhet të kalojnë kontrollet policore, apo të aplikojnë për një vend pune në vendet e Bashkimit Europian.

Së treti, kundërshtarët e Brexit pohojnë se shifra prej 19 miliardë stërlinash në vit është e vërtetë dhe rëndon në xhepat e taksapaguesve anglezë, por duhen përmendur edhe 9 miliardë stërlinat që kthehen mbrapsht përmes programeve mbështetëse dhe investimeve që përfiton Britania e Madhe nga BE.

Pavarësisht se në vendin e tij po vihet në lojë, Michael Gove duhet falenderuar që përmendi Shqipërinë në një debat të madh dhe delikat siç është referendumi i 23 qershorit për Brexit. Ky është ndër të paktat raste që Shqipëria përmendet si një model, edhe pse në këtë rast është një model dështimi i apiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, përpjekje që i ka fundosur prej 1996 në sirtarët e Brukselit, duke mos patur sukses të përmbushë detyrat për reforma dhe zbatim të tyre.

Autobuzët nëpër rrugët e Londrës të fushatës së Brexit ku sugjerohet Shqipëria si model janë pa dyshim një humor më i pranueshëm sesa reklama negative e filmit Taken apo Ëar Dogs. Ministri i Drejtësisë ndoshta duhet të ishte informuar më shumë mbi Shqipërinë përpara se t’ua ofronte britanikëve si model. Historitë e shqiptarëve nëpër burgjet e Britanisë së Madhe apo të shqiptarëve që i kanë shpëtuar drejtësisë në vendin e tyre, për shkak të sistemit të korruptuar të drejtësisë janë të denja për rrëfime novelash dhe skenare filmash, që do t’i kishte zili një ish gazetar me imagjinatë dhe stil të shkruari si Michael Gove.

/javanews.al/

Etiketa: Bashkimi EuropianBosnjaBrexitBritania e MadheIlva TareMichael GoveShqiperiaUkraina

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dokrra hini!

Dokrra hini!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com