• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokrra hini!

23:32 | 24/04/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Kur Sali Berisha deklaroi në vitin 2012 se Shqipëria renditej vendi i dytë pas Gjermanisë për rritjen ekonomike, Edi Rama e cilësoi këtë deklaratë si një turp i pamerituar për Shqipërinë. Rama u tall shpesh me deklaratën e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. “Kryeministri vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë fjalimet e tij groteske për ekonominë. Turp i pamerituar për Shqipërinë”, tha Rama në atë kohë lider i opozitës.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Por, sot kryeministër, Edi Rama ka bërë të njëjtin “turp”. Një deklaratë të ngjashme me atë të paraardhësit të tij, duke deklaruar para shqiptarëve se vendi ynë është i dyti në rajon për thithje të investimeve të huaja, madje sipas tij, Maqedonia është shumë pas nesh në këtë drejtim.

Duke folur për arritjet e qeverisë në këto tri vite, Edi Rama tha në mbledhjen e asamblesë së PS-së: “Shqipëria është vendi i dytë për thithjen e investimeve të huaja në rajon. Maqedonia është shumë më pas nesh për volumin e investimeve të huaja”. E kundërta rezulton e vërtetë, nëse i referohemi raporteve të institucioneve financiare brenda dhe jashtë vendit.

Ka dy gabime në këtë deklaratë. Bazuar në të gjitha raportet ndërkombëtare, por edhe të institucioneve shqiptare, Shqipëria është vërtetë e dyta, por nga fundi në rajon dhe se Maqedonia prej kohësh po vlerësohet si një ndër vendet më atraktive për investimet e huaja dhe është e para në rajon.

Në fillim të këtij viti, Ministria e Financave, deklaroi se tatëpjeta e kapitalit të huaj në Shqipëri, nis në vitin 2014 dhe ka vazhduar edhe për 2015 duke u ulur me 100 milionë euro në vit. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, vitin e kaluar investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind. Po ashtu 2015, ishte viti i dytë me radhë që fluksi i investimeve të huaja ishtë në rënie. Ky konstatim është bërë nga Ministria e Financave, kur ky institucion drejtohej nga Shkëlqim Cani.

Pak ditë më parë Banka e Shqipërisë publikoi raportin për investimet e huaja. Në këtë raport BSH konstaton rënie me rreth 10% të fluksit të investimeve të huaja në vendin tonë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi pak javë më parë se Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të investimeve të huaja për frymë në rajon.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se investimet e huaja direkte në Shqipëri, vitin e kaluar kanë qenë më të ulëtat, që nga viti 2013.

FMN, në bazë të dhënave që disponon nga institucionet financiare në Shqipëri, konfirmoi se investimet e huaja direkte në vendin tonë vitin që kaloi ishin afro 720 mln euro, pra 92 mln euro më pak se viti 2014 dhe afro 200 mln lekë më pak se në viti 2013.

Sa për Maqedoninë, për të cilën kryeministri tha se është shumë pas nesh në nivelin e thithjes së investimeve, raportet ndërkombëtare flasin për një situatë krejt të kundërt.

Në renditjen e fundit të Financial Times për investimet e huaja, listohen kryeqytete dhe qytete të vendeve të rajonit, ku Shqipëria mungon. Për të dytin vend radhazi, Shkupi është renditur i pari në listën e 10 qyteteve të vogla europiane në listën e vendeve më të mira për të investuar, madje këtë vit Maqedonia prezantohet në listë edhe me një qytet të dytë. Në listën e këtyre vendeve mungon Shqipëria.

Një tjetër tregues i fundit  që dëshmon të kundërtën e asaj që tha kryeministri është raporti i Dhomës Gjermane të Tregtisë, e cila vetëm pak ditë më parë deklaroi nivelin e investimeve gjermane në Shqipëri. Bizneset gjermane e shohin Shqipërinë si vendin e fundit ku do investonin përsëri, njëherësh edhe si vendi i parafundit në rajon si destinacion investimesh.
Në një sondazh të zhvilluar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, bizneset e kësaj dhome i kanë cilësuar të përkeqësuar thuajse të gjithë faktorët që e bëjnë një vend tërheqës për bizneset e huaja.
Kompanitë gjermane janë shprehur se pengesë për investimet janë informaliteti dhe korrupsioni, transparenca e tenderëve, siguria ligjore, paparashikueshmëria e politikave ekonomike dhe administrate publike.

Sipas raportit të fundit të “Doing Business 2016”,  Shqipëria, renditet e fundit në rajon. Shqipëria ka zbritur 35 vende në raportin e “Doing Business 2016”, të publikuar nga Banka Botërore, duke shënuar rezultatin më negativ të viteve të fundit. Sipas këtij raporti Maqedonia ka arritur një rezultat spektakolar duke u renditur i pari në rajon, por edhe shumë konkurues në edhe me vende të BE-së. Sipas raportit ky vend ka rezultat të shkëlqyer në disa fusha të lehtësisë së të bërit biznes, si edhe ka ndërmarrë reforma në vitin e fundit.

Të gjtiha këto të dhëna që vijnë nga raporte institucionesh financiare prestigjioze, e rrëzojnë pamëdyshje deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se niveli i  investimeve të huaja në Shqipëri, është shumë më i lartë se sa ai i Maqedonisë.

Në se këtë deklaratë do ta bënte Berisha në të njëjtat kushte, Rama do thoshte: “Dokrra hini”.

Etiketa: Banka BoteroreDokrra hiniedi ramaFMNInvestimet e huaja ne ShqiperiLuljeta ProgniSali BerishaShoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
“Dibrani” De Biazi ndjek një ndeshje të Korabit

“Dibrani” De Biazi ndjek një ndeshje të Korabit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com