E Djathta nuk mund të jetë anestezi për të Majtën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Djathta nuk mund të jetë anestezi për të Majtën!

14:00 | 01/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Elona Caslli

Në qëndrimet e ndryshme mbi ngjarje të mbrapshta nën firmën e Rilindjes, përballesh shpesh me qëndrime të llojit; Edhe në kohën e Berishës, janë bërë këto.

Duket se ky qëndrim është një lloj anestezie, e cila e vë në gjumë ngjarjen dhe revoltën që mund të ngjallë kjo e fundit.

Read more

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri –

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën –

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë –

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

Duket si pjesa e një teatri absurd, ku përligjet paradoksalisht fakti, që meqenëse ngjarje të mbrapshta kanë ndodhur në të shkuarën, ato nuk duhet të na revoltojnë në të tashmen.

Nuk është aspak synimi im të bëj avokatinë e të djathës.
Faturat për veprimin apo mosveprimin e saj, i paguan vetë çdo forcë politike.

Ajo çka është shqetësuese në këtë mes, është se çështja në fjalë trajtohet si ndeshje futbolli.
Dhe ndeshja del gjithmonë barazim.

Janë bërë faje në të shkuarën dhe nuk kemi pse të çuditemi në të tashmen.
Madje, do ish mirë as mos të reagonim hiç.

Ky mentalitet përmban frikshëm dy kategori njerëzish:

1. Partiakët. Ata që të vërtetën e shohin, veçse me sytë e partisë.
2. Të njehsuarit me të mbrapshtën. Ata që janë mësuar me të keqen dhe nuk u bën më përshtypje.

Të dyja kategoritë si kundërargument përdorin të djathtën.

Do të doja shumë t’i gjeja një rrafsh logjik, ku ta mbështesja këtë mentalitet, por sipas mendimit tim, nuk ekziston një rrafsh i tillë.

Reagimi ndaj një ngjarjeje të mbrapshtë nuk duhet të vijë si thirrje partiake.
Duhet të vijë si thirrje qytetarie.

Nëse si argument kundër përdoret Berisha, atëherë dëshmojmë se kemi mbetur peng i partisë dhe debatojmë vetëm me argumente partiakë.

Papërgjegjshmëria e një kryeministri në të tashmen, nuk duhet përligjur me faktin se kjo e fundit ka ndodhur në të shkuarën.

Me këtë ritëm, në një ardhje hipotetike të Bashës në pushtet, rezulton se nuk duhet të revoltohemi kurrë.
Sipas kësaj logjike, Basha duhet të bëjë fillimisht skandalet e Ramës dhe pastaj ne mund të revoltohemi.
Pa arritur barazimin, nuk ka revoltë.

Nëse do të përdorim argumentet partiakë në diskutime, do të lëmë jetën peng brenda tyre.

Nëse 30 vite postdiktaturë, nuk na kanë mësuar dallimin mes një qëndrimi qytetar dhe qëndrimi partiak, atëherë do ta kemi të vështirë të mbajmë një qëndrim të pavarur gjithmonë e më shumë.

E shkuara e së Djathës nuk mund të shërbejë si anestezi për të tashmen e së Majtës.

Post Scriptum: Revolta qytetare është thelbi i lirisë.

Etiketa: anestezie djathtaE Djathta nuk mund të jetë anestezi për të Majtën!e majtaelona casllimbrapshtipostdiktaturëRilindja

Të Lidhura

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri –

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:22 | 27/04/2026
0

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën –

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën –

nga 27
23:02 | 27/04/2026
0

Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet për drejtimin e një rrjeti...

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë –

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë –

nga 27
22:44 | 27/04/2026
0

Elbasani ia doli që të fitojë 3-1 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Ky sukses bën që...

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

nga 27
22:24 | 27/04/2026
0

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës kanë votuar me 63 vota një nga kandidaturat e propozuara për Presidentin nga...

Para
Shkon në 9 numri i të infektuarve në Korçë, tre prej tyre dyshohet të jenë infektuar nga dy të moshuarit

Rritet numri i të infektuarve në Korçë, konfirmohet pozitiv me COVID-19 një 70 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri –

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri –

23:22 | 27/04/2026
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën –

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën –

23:02 | 27/04/2026
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë –

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë –

22:44 | 27/04/2026
Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

22:24 | 27/04/2026
Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –

22:22 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri –
  • Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën –
  • Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë –
  • Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –
  • Mbyllet raundi i parë në Kuvendi i Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota –
  • Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri –
  • Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com