E Djathta nuk mund të jetë anestezi për të Majtën! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Djathta nuk mund të jetë anestezi për të Majtën!

14:00 | 01/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Elona Caslli

Në qëndrimet e ndryshme mbi ngjarje të mbrapshta nën firmën e Rilindjes, përballesh shpesh me qëndrime të llojit; Edhe në kohën e Berishës, janë bërë këto.

Duket se ky qëndrim është një lloj anestezie, e cila e vë në gjumë ngjarjen dhe revoltën që mund të ngjallë kjo e fundit.

Read more

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –

Duket si pjesa e një teatri absurd, ku përligjet paradoksalisht fakti, që meqenëse ngjarje të mbrapshta kanë ndodhur në të shkuarën, ato nuk duhet të na revoltojnë në të tashmen.

Nuk është aspak synimi im të bëj avokatinë e të djathës.
Faturat për veprimin apo mosveprimin e saj, i paguan vetë çdo forcë politike.

Ajo çka është shqetësuese në këtë mes, është se çështja në fjalë trajtohet si ndeshje futbolli.
Dhe ndeshja del gjithmonë barazim.

Janë bërë faje në të shkuarën dhe nuk kemi pse të çuditemi në të tashmen.
Madje, do ish mirë as mos të reagonim hiç.

Ky mentalitet përmban frikshëm dy kategori njerëzish:

1. Partiakët. Ata që të vërtetën e shohin, veçse me sytë e partisë.
2. Të njehsuarit me të mbrapshtën. Ata që janë mësuar me të keqen dhe nuk u bën më përshtypje.

Të dyja kategoritë si kundërargument përdorin të djathtën.

Do të doja shumë t’i gjeja një rrafsh logjik, ku ta mbështesja këtë mentalitet, por sipas mendimit tim, nuk ekziston një rrafsh i tillë.

Reagimi ndaj një ngjarjeje të mbrapshtë nuk duhet të vijë si thirrje partiake.
Duhet të vijë si thirrje qytetarie.

Nëse si argument kundër përdoret Berisha, atëherë dëshmojmë se kemi mbetur peng i partisë dhe debatojmë vetëm me argumente partiakë.

Papërgjegjshmëria e një kryeministri në të tashmen, nuk duhet përligjur me faktin se kjo e fundit ka ndodhur në të shkuarën.

Me këtë ritëm, në një ardhje hipotetike të Bashës në pushtet, rezulton se nuk duhet të revoltohemi kurrë.
Sipas kësaj logjike, Basha duhet të bëjë fillimisht skandalet e Ramës dhe pastaj ne mund të revoltohemi.
Pa arritur barazimin, nuk ka revoltë.

Nëse do të përdorim argumentet partiakë në diskutime, do të lëmë jetën peng brenda tyre.

Nëse 30 vite postdiktaturë, nuk na kanë mësuar dallimin mes një qëndrimi qytetar dhe qëndrimi partiak, atëherë do ta kemi të vështirë të mbajmë një qëndrim të pavarur gjithmonë e më shumë.

E shkuara e së Djathës nuk mund të shërbejë si anestezi për të tashmen e së Majtës.

Post Scriptum: Revolta qytetare është thelbi i lirisë.

Etiketa: anestezie djathtaE Djathta nuk mund të jetë anestezi për të Majtën!e majtaelona casllimbrapshtipostdiktaturëRilindja

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:11 | 07/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

nga 27
08:09 | 07/04/2026
0

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyrën se si po menaxhohet procesi i integrimit në Bashkimin...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –

nga 27
08:05 | 07/04/2026
0

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –

nga 27
07:43 | 07/04/2026
0

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Para
Shkon në 9 numri i të infektuarve në Korçë, tre prej tyre dyshohet të jenë infektuar nga dy të moshuarit

Rritet numri i të infektuarve në Korçë, konfirmohet pozitiv me COVID-19 një 70 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:11 | 07/04/2026
Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

08:09 | 07/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –

08:05 | 07/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –

07:43 | 07/04/2026
Parashikimi i motit për sot, 9 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026 –

07:39 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026 –
  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com