Një shtetas shqiptar dhe maroken ka rënë në prangat e policisë italiane në mes të një pylli, pas një ndjekje me helikopter.
Marsel Kerry, 31 vjeç është shqiptari që u arrestua së bashku me mikun e tij maroken Khalid Bouuzaydy, 29 vjeç.
Atyre iu gjetën në posedim 123 gram hashash, 88 gram kokainë, 155 gram heroinë, një pistoletë e kalibrit 6.35, të cilën e kishin vjedhur në një shtëpi në Varese në 2018 dhe 1500 euro, para të cilat yshohet se kishin ardhur nga shitja e drogës.
Të dy ishin në Itali me dokumente të parregullta, ndërsa ishin të akuzuar edhe për vjedhje të tjera.
Dy të arrestuarit u kapën në një zonë të pyllëzuar në Chiari, falë ndihmës së një helikopteri që ndihmoi në identifikimin e ndërtesës ku gjendeshin të kërkuarit.