Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për grabitjen në aeroportin e Rinasit.
Përmes një statusi në facebook, Berisha thotë se sipas Lleshajt, paratë janë djegur.
Paratë e grabitjes së shekullit u gjetën! Pranohet vjedhje shtetërore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni!
Miq, mbrëmë nëpërmjet Vasal Kimikut, Edvini bëri deklaratën që nuk ja rrokte kujt mendja njeriu në botë. Ai tha se paratë janë djegur, me fjalë të tjetra:
– i grabitëm për t’u ngrohur dhe,
– nuk i morëm për të blerë vota..! sb