Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Duhet të lëçisni

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...

Kur diktatori zbulonte ndonjë “grup armiqësor”, ekzekutimin e  bënte përmes shfaqjeve diskriminuese në podiumet e ngritura përballë turmave. Në sallat që kutërbonin injorancë dhe urrejtje, ulërimat dhe gjestikulacioni i diktatorit kishin efektin e duhur për të treguar forcën e partisë e “pushtetit popullor” kundër “armikut të klasës”. Një skenë e përsëritur për 45 vite, si ajo kur dikush çohej prej rreshtave të fundit (Nexhmija apo ndonjë tjetër) dhe thërriste po me ulërima “na e marrin të keqen”, e aty për aty diktatorti ia kthente “ashtu të lumtë” dhe salla lëshohej në ekstazë duke përplasur pëllëmbët me sa fuqi kishin.

Kjo skenë u përsërit jo më herët se këtë të premte, në sallën e mbushur nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ku “armiku i klasës” ishte deputeti Ben Blushi. Jemi disa dekada më pas dhe Ben Blushi apo kushdo tjetër, nuk do dënohet me internim, burg, apo ekzekutim nëse del kundër partisë, por në fakt dënohet me ekzekutim politik kushdo që guxon të dalë kundër kryetarit. Për hir të së vërtetës kjo ndodh jo vetëm në PS, por edhe në patitë e tjera, qoftë në salla të mbushura me militantë, qoftë në korridoret e errëta të selive. Kjo është përvoja aspak e re që kemi këto 25 vitet e fundit, që duam t’i quajmë demokraci.

Ben Blushi dëshmoi dje se nuk ka frikë nga Edi Rama. Ndoshta sepse nuk ka çfarë të humbasë. Ai e di mirë se i ka humbur të gjitha mundësitë për të qënë më tej pjesë e PS-së, as që mund ta ëndërrojë një kandidim tjetër për deputet të Kuvendit në rradhët e socialistëve. Në këto kushte, Blushi u mundua të fitonte njëfarë prestigji dje dhe u përball me Ramën dhe turmën e tij të shfrenuar e të dhunshme, që me fërshëllima e kërcënime tentuan ta ndalojnë të jetë prezent në zonën ku u zgjodh deputet në kryes të listës dhe t’i ndalojnë të drejtën e fjalës.

Fuqia e pushtetit bëri të mundur që shfaqja të transmetohej në mediat e kontrolluara vetëm me sekuencat ku tregohej se kishte një mosmarrëveshje që shpesh na shitet si demokraci e brendshme, por për fat të mirë të ekzistencës së teknologjisë në duart e gjithësecilit, këtë shfaqje e panë të gjithë pëmes kamerave amatore që dolën nga ajo sallë. E dhunshme dhe njëkohësisht qesharake, e dirigjuar si e tillë nga vetë kryetari socialist, Edi Rama.

Ben Blushi e mundi dje Edi Ramën jo për shkak se përsëriti disa fjalë që i kemi dëgjuar e lexuar dhjetra herë këto muajt e fundit prej tij, por se nuk pati frikë të përballet me Ramën nga një podium i pushtuar prej militantizmit të prodhuar prej arrogancës së pushtetit. E mundi, sepse Rama foli nëpërmjet turmës me kakofoni të dirigjuar prej tij, ndërsa Blushi doli në podium e tha me gojën e tij se çfarë mendon për vetë kryetarin e PS-së dhe turmën e tij. Ndërsa Rama e kundroi gjithë mllef pak metra poshtë tij i shoqëruar nga Taulant Balla e Qazim Sejdini.

Po të kthehemi pak më tepër se 10 vite pas, Rama pati të njëjtën betejë në PS-në e drejtuar nga Fatos Nano, por nuk guxoi kurrë t’i dalë përballë, e aq më tepër ta sfidonte nga një foltore pak metra më lart. U shfaq përmes mediave të përfolura për afera të dyshimta me Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtonte. Shërbyesit i hynë në punë për një ditë si ato të përballjes me Fatos Nanon në garën për të marrë partinë.  Edi Rama nuk guxoi kurrë të përballej me Fatos Nanon nëpër sallat e atëhershme, kur Nano linçonte kundërshtarët. Në të vërtetë, atë kohë Rama e pati në krah Ben Blushin, pasi ky i fundit doli në media dhe mbështeti platformën e Ramës për një Parti “tjetër” Socialiste. Ishte koha kur Rama nuk lejohej të hynte nëpër sallat e mbushura nga Fatos Nano. Në njëfarë mënyre edhe Ramës i ka ngjarë ajo që i ngjau dje Ben Blushit, por këtij të fundit i duhet të përballet edhe me kërcënimet e familjarëve të njerëzve të Ramës për të mbërritur deri tek podiumi i PS-së.

Ben Blushi e mundi dje Edi Ramën, sepse Rama ka kthyer përmbys premtimin e tij për një Parti Socialiste të Shekullit të ri.

“Platforma ime mund të përmblidhet sot për sot në tri fjalë: Vendosja në themelin e Partisë Socialiste të së drejtës së çdo anëtari të saj për t’u dëgjuar, për të propozuar dhe për të vendosur.

Shikomëni në sy dhe mos iu trembni ndryshimit!

Forca për të ndryshuar dallon burrat nga burracakët, njerëzit e lirë nga shërbëtorët e ndrojtur, qytetarët evropianë të shekullit tonë nga vasalët e perandorive të rrëzuar….! Unë ju premtoj se nuk do të pendoheni kurrë për zgjedhjen tuaj dhe se në rrugën e gjatë të punës, të sakrificave e të suksesit të merituar do të keni prej meje vetëm shembuj të drejtësisë së kësaj zgjedhjeje!”, ishte premtimi solemn i Edi Ramës, pak çaste pasi u zgjodh në krye të PS-së, më 9 tetor 2005.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...

Vrau gruan dhe sajoi grabitjen, psikiatri grek: Kafshë dhe naiv, mendoi se kreu krim të pazbulueshëm

Psikiatri grek Dimitris Souras e ka përshkruar Babis Anagnostopulos, pilotin që i mori jetën bashkëshortes së tij britanike, një antagonist naiv që besoi se...