Balliu: Rama fytyra e krimit në qeveri, mbron Agim Kajmakun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balliu: Rama fytyra e krimit në qeveri, mbron Agim Kajmakun

12:04 | 03/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se Jorgo Toto alias Agim Kajmaku mbrohet nga Edi Rama, pasi ai është simboli i modelit kriminal me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.

Në një prononcim për mediat, Balliu tha se Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.

Deklarata e Klevis Balliut

Organizata kriminale e Rilindjes po zbaton kodin mafioz të heshtjes, Omerta, për të mbrojtur të arratisurin nga drejtësia greke, Jorgo Toto, të cilin të konvertuar në Agim Kajmaku, shefi i organizatës Edi Rama ia ka servirur Vorës për kryetar bashkie.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Kryeministri i të inkriminuarve nuk guxon të thotë asnjë fjalë!

Provat e publikuara nga Partia Demokratike nuk mundet ti kundërshtojë dhe as ti mohojë dot.
Edi Rama flet për gjithçka, por nuk guxon të thotë asnjë fjalë për Jorgo Kajmakun.
Kyç gojën sepse ai e di se “Gimi është njësoj si ai”.

Shefi i bandës së Rilindjes hesht sepse Agim Kajmaku është fytyra e tij.
Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë, se nga shporta e tij kriminale u sërvir shqiptarëve vetëm Elvisë, Vangjushë, Saimirë, Arbenë, Damianë, Valdrinë dhe Kajmakë.

Jorgo Toto mbrohet nga kryeministri i ardhur në pushtet me krimin, sepse ai është simboli i modelit me të cilin qeveris Shqipërinë prej 6 vitesh.

Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun, sepse një organizatë mafioze kodin e heshtjes e ka themelin e funksionimit të saj.
Rama e mbron kriminelin e radhës, sepse pas çdo të inkriminuari që ai u sërvir shqiptarëve qëndron vetë me modelin e qeverisjes me krimin dhe për krimin.

Agim Kajmaku është vetë Edi Rama.

Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg.
Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori , që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me “heshtjen” e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi.
Megjithëse provat tashmë i ka në dritë të diellit, Arta Marku e përfshirë nga ethet e konfirmimit, kërkon nga PD të dhënat që i ka në sistem.

Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg.
Përveç kësaj ai ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, veprim ky që përbën vepër penale dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë procedim penal ndaj të zgjedhurit të Ramës në Vorë.
Por megjithë këto fakte, i gjithë sistemi kriminal i ngritur nga Edi Rama hesht dhe mbron modelin kriminal në këtë rast nën emrin e Jorgo Kajmakut.

Ky model, tashmë i kthyer në sistem të qeverisjes duhet të marrë fund. Edi Rama si kryetar i bandës kriminale që qeveris sot vendin duhet larguar një orë e më parë.
Krimi nuk e ka vendin në qeveri, por në burg.

Shqiptarët meritojnë një pushtet që buron prej tyre dhe jo prej kriminelëve me të cilën Edi Rama e ka mbushur plot buqeten e Rilindjes.

Etiketa: Agim Kajmakuagron xhafajArben NdokaArmando Prengaedi ramaElvis RroshiIsh-deputeti i PDJorgo Totoklevis balliuPartia DemokratikeSaimir TahiriValdrin PjetriVangjush Dako

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Vasili-Ramës: Vendi “digjet”, shkollëpakti s’del dot përtej përrallës

Deklaratat e Ballës për zgjedhjet në Shkodër/ Reagon ashpër Vasili: Lidheni këtë të marrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com