Bashkim Fino, “pajtimtari i Kombit” që u bë ushtar i Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkim Fino, “pajtimtari i Kombit” që u bë ushtar i Ramës

17:59 | 07/03/2016
në Shqiperi
0

Në mars të vitit 1997 shqiptarët do të mësonin për herë të parë për Bashkim Finon, kryeministrin e Pajtimit Kombëtar. Burri shtatshkurtër deri në atë moment ishte një zyrtar lokal, kryetar i Bashkisë Gjirokastër, por do të ishte i duhuri në momentin e duhur për të nisur një karrierë politike direkt e nga Vila 30, ku iu desh të banonte për muajt e ardhshëm. U vendos në shtëpinë ku kishte banuar kohë më herët kryeministri famëkeq i kohës së komunizimit, Mehmet Shehu.

fino 1997“Nëna  më vuri një boçe me rroba me vete dhe u nisa direkt për në Tiranë me helikopter”, kujtonte me vonë Fino, ditën kur i dhanë lajmin se do të ishte kryeministri i ri i Shqipërisë. Ishte koha kur vendi ishte përfshirë nga kaosi për shkak të trazirave që shkaktoi humbja e parave të qytetarëve në firmat piramidale. Bashkim kryeministër  në qeverinë e stabilitetit erdhi si një zgjidhje afatshkurtër për të nxjerrë vendin nga kriza.
Kishte qënë një rastësi apo një simpati që ish-presidenti Sali Berisha kishte krijuar për kryebashkiakun socialist, i cili e kishte mirëpritur gjatë një vizite në Gjirokastër, që do të ndikonte në këtë trampolim të karrierës së tij.

Pavarësisht karrierës së mëvonshme në PS, emri i tij do të lidhej përherë me këtë moment, pra do të shihej si njeriu i “pajtimit”.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Këtë aureolë e zbehën, por nuk e fshinë krejt as betejat e fushatës katarsiste të Fatos Nanos në vitin 2001, ku Fino akuzohej për korrupsion (në atë kohë ishte ministër i qeverisë Meta) dhe për lidhje me botën e krimit (“Të kam thënë të largohesh nga Miri i Xhikes”, i thoshte Nano në atë kohë).

fino nanoPor sot gati 20 vite pas momentin kur Fino zbriti në Tiranë  nuk ka më asnjë grimë nga “aureola e pajtimtarit”. Tani është kthyer në një ushtar të bindur të kryeministrit Rama, i gatshëm të flasë sa herë i thotë eprori.

Kështu ndodhi pak ditë më parë kur Finos iu desh të hidhej në sulm ndaj ish-kolegut të tij të hershëm të partisë, mikut të tij të ngushtë, Ben Blushi. Fino e akuzoi Blushin se po përdorte statutin e partisë si një “Kal Troje”, për të gotitur partinë dhe qeverinë.

Rama e përdori Finon si goditje të fortë kundër Blushit, goditje me dorën e mikut! Dhe Edi Ramës, i cili e ka sot rival Ben Blushin, i shkon fort për shtat që ta luftojë atë me gojën e Finos apo të ndonjë tjetri nga bazamenti i vjetër i PS-së, me ata  që kanë mbetur akoma aty.

Kritikat e  Finos ndaj Blushit, të cilin e ai quan mik, marrin forcë të dyfishtë pasi ai, Fino, në këtë rast shihet si përfaqësues i Senatorëve të PS-së, si përfaqësues i gjeneratës së vjetër të kësaj partie, e cila i ka shënuar 10 vite nën drejtimin e ri të Ramës.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, deputetet, Gramoz Ruci, Spartak Braho, Bashkim Fino dhe zv/kryeministri Niko Peleshi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku jane diskutuar dy projektligjet ne fushen e shendetesise, “Per Urdherin e Stomatologut” dhe “Per Urdhrin e Farmacisteve”./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, lawmakers Gramoz Ruci, Spartak Braho, Bashkim Fino and Niko Peleshi, during a parliamentary session.

Bashkim Fino, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Arta Dade, Ben Blushi e të tjerë, janë grupi i të vjetërve që Rama vazhdon t’i mbajë akoma në strukturat drejtuese të PS-së. Ndaj dhe qëndrimi i Finos duket si një një goditje nën brez ndaj Blushit. Kjo goditje është një përpjekje e Ramës për ta nxjerrë NUL lëvizjen e Blushit, ose në rastin më të keq ta shfaqë vetëm si sulm për arsye personale. Këtë përfundim ka edhe deklarata e Bashkim Finos në podiumin socialistëve të Pogradecit pak ditë më parë.

Ja çfarë i thotë Fino –Blushit;

“Dua të pyes me shumë sinqeritet mikun tim Blushi që e kam vërtet mik dhe e çmoj jashtëzakonisht dhe ka që herë pas herë më pyeste mua për statutin si ka qenë kjo gërm, apo si është ky nen. Pse nuk janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në tërësi të partisë, por qënkan të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS?

Deputetet e PS, Ben Blushi dhe Bashkim Fino, gjate Asamblese se Kombetare te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar rreth punes se qeverisjes se majte ne keto dy vite./r/n/r/nLawmakers Ben Blushi and Bashkim Fino, during the National Assembly of the Socialist Party.

Duhet të jesh njëherë i shqetësuar për organizatën socialiste, sepse ajo është forca kryesore që të shpie në fitore qoftë në ato locale, qoftë në ato të përgjithshme dhe nuk është një kryetar partie kushdo qoftë ai. Mos vallë këta kanë qëllime personale, dhe normale është mund të kesh edhe qëllim personale. Në politikë futesh edhe për qëllime personale, por ne na duhet familja jonë e madhe e PS. Nuk mund te besh lufte politike të vësh si kal të Trojes statutin dhe të godasesh qeverine per reformat”.

Natyrshëm ngrihet pyetja; a po bën Fino vetëm një shërbim pa shpërblim për kryetarin Rama apo po përpiqet të mbajë atë statuskuonë që ka sot në PS. Pra të garantojë kandidimin në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme.  Synime për më lart nuk duket të ketë sepse për mënyrën se si është sjellë Rama me Finon dhe senatorët e tjerë nuk duket se ata do të kenë më një “Rilindje” brenda PS-së. Asnjë prej tyre nuk u bë ministër pas ardhjes në pushtet të PS-së pas 8 viteve opozitë.

Deputeti i PS, Bashkim Fino, duke hyre gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes", ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/nLawmaker Bashkim Fino, during the annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.

Larg imazhit “të pajtimtarit kombëtar” me të cilin erdhi me bujë në skenën politike në mars të 1997, Bashkim Finon e gjeti marsi i 2016-ës si ushtar të kryetarit të radhës në partinë e tij. Ndoshta do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, por mundet edhe jo sepse Rama nuk ka të vetmin ushtar Finon, janë thuajse gjithë senatorët që i bëjnë fresk, ndërsa hapësira e tyre në PS sa vjen e ngushtohet.

 

Etiketa: Arta DadeBashkim FinoBen Blushiedi ramaFatos NanoGramoz RuciPandeli MajkoQeveria e pajtimit kombetarushtar i rames

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Mogherini: Shqipëria në BE, varet nga aftësia për reforma

Mogherini: Shqipëria në BE, varet nga aftësia për reforma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com